

Shëndeti
Që nga përsëritja e fjalëve dhe deri te lëvizjet: Disa shenja të rralla të spektrit të autizmit
Autizmi mund të paraqitet në mënyra të ndryshme, por janë disa shenja që ndonjëherë mund të jenë të vështira për t’u identifikuar.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiÇrregullimi i spektrit të autizmit përkon me një paaftësi zhvillimore, të shkaktuar nga ndryshimet në tru dhe është mëse e zakonshme. Autizmi mund të paraqitet në mënyra të ndryshme, por janë disa shenja që ndonjëherë mund të jenë të vështira për t’u identifikuar.
“Simptomat e autizmit nuk janë gjithmonë të dukshme për se shenjat mund të ndryshojnë nga individi në individ”, shprehet Steven Pastyrnak, psikolog dhe pediatër.
Ndërsa Daniel Ganjian, pediatër në qendrën shëndetësore të Saint John në Santa Monica shprehet se: “Autizmi është një spektër, kështu, ka autizëm të butë, të moderuar dhe të rëndë. Kur kemi të bëjmë me një autizëm të rëndë, shenjat janë më të lehta për t’u dalluar, ndërsa rastet e lehta dhe të moderuara, më të vështira”.
Cilat janë disa simptoma të autizmit që shfaqen te bebet dhe fëmijët e vegjël?
Probleme me kontaktin me sy
Mospërgjigjja në emër
Probleme me ndjekjen dhe përqendrim te një objekt
Paaftësi ose mungesë dëshire në përfshirjen në lojëra
Probleme me komunikimin jo verbal
Nuk ka shprehje të mimikës dhe të emocioneve si: lumturi, trishtim, acarim dhe habi, sidomos deri në moshën 9 muajshe
Nuk shprehet përmes gjesteve, të paktën deri në moshën 12 muajshe
Nuk ka interesa të njëjta me bashkëmoshatarës
Nuk e kupton nëse të tjerët janë të mërzitur apo të lënduar
Nuk i vëren fëmijët e tjerë dhe a nuk u bashkohet nëpër lojëra
Nuk ka një model që do të ndjekë, si për shembull: prind, mësues, superhero
Nuk ka dëshirë të këndojë, kërcejë, apo aktrojë
Rreshton sipas dëshirës lodrat e veta dhe acarohet kur rendi ndryshohet
Përsërit herë pas here të njëjtën fjalë ose shprehje
Luan me lodrat në të njëjtën mënyrë, gjithmonë
Përqendrohet në pjesë të vogla të objekteve dhe e harron të gjithë pamjen që sheh përballë
Acarohet me ndryshime të vogla
Nuk ka interesa, por fiksime
Ndjek një rutinë të caktuar, të cilën nuk do ta ndryshojë
Rrotullon duart ose trupin në një formë sferike
Ka reagime të pazakonta kur përballet me një aromë, tingull, shije
Probleme në komunikim
Probleme në nxënie
Probleme në lëvizje
Sjellje hiperaktive
Episode epilepsie
Sjellje të pazakonta të ngrënies dhe gjumit
Ndryshime të pazakonta humori
Stres, ankth dhe shqetësim jashtë normales
Nuk ka ndjesi frike në atë nivel si bashkëmoshatarët
Shëndeti
Anemia, produktet që rrisin përthithjen e hekurit nga trupi
Published
2 hours agoon
August 21, 2025By
UBT News
Ushqimet ndikojnë jo vetëm te hekuri që konsumoni, por edhe te sasia që përthithet nga organizmi. Pasi trupi merr hekur nga ushqimet, minerali përdoret për prodhimin e hemoglobinës. Kjo është proteina që ndihmon oksigjenin të qarkullojë në organizëm.
Sasia e rekomanduar e marrjes së hekurit është 7-18 mg në ditë e deri 27 gram për gratë shtatzëna. Një person që ka mangësi në hekur tregon shenja të ndryshme. Këtu përfshihen lodhja, marramendja, dhimbje koke, ndjeshmëri ndaj të ftohtit dhe mungesë fryme gjatë kryerjes së veprimeve të thjeshta.
Mungesa e hekurit rezulton në një nivel më të ulët vëmendjeje e funksioni mendor.
Ushqimet që ndihmojnë përthithjen maksimale të hekurit
Plot Vitaminë C
Produktet e pasura me Vitaminë C janë të shkëlqyera në përthithjen e hekurit. Këto përfshijnë agrumet, perimet, sallatat dhe barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët, specat, pjeprat dhe luleshtrydhet. Një studim gjerman tregon se marrja e 100 mg vitaminë C me një vakt, rrit thithjen e hekurit me 67%.
Konsumi i lëngut të limonit, ndërsa jeni duke ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit thithjen e mineralit nga organizmi juaj.
Plot Vitaminë A dhe betakaroten
Vitamina A rrit thithjen e hekurit deri 200% për orizin, 80% për grurin, 140% për misrin. Shtimi i beta-karotenit, rrit thithjen më shumë se 300% për orizin dhe 180% për grurin dhe misrin. Burimet e mira të ushqimit me beta-karoten dhe vitaminë A përfshijnë karrota, patate të ëmbla, spinaq, barishtet, kunguj, speca të kuqe, pjepri, kajsi, portokall dhe pjeshkë.
Kombinimet me tipet e mishit
Studime kanë raportuar se shtimi i mishit të kuq, mishit të pulave ose peshkut në ushqim me bazë drithi rezulton në rreth 2-3 herë më shumë përthithje të hekurit. Shtimi i 75 gramë mish në një vakt rrit thithjen e hekurit me rreth 2.5 herë, në krahasim me një vakt pa mish.
Vetëm 1 gram mish i kuq, peshk ose mish pule siguron një efekt rritës të thithjes së hekurit, i ngjashëm me atë të 1 mg të vitaminës C.
Shëndeti
Çka duhet të dini për kokëdhimbjen tek fëmijët?
Published
6 hours agoon
August 21, 2025By
UBT News
Dhimbja e kokës tek fëmijët është një problem i shpeshtë. Shumica prej tyre e përjetojnë gjatë kohës kur janë të sëmurë.
Dy tipet e kokëdhimbjes tek fëmijët janë: migrena dhe kokedhimbjet e shkaktuara nga tensioni i gjakut. Fëmijët e prekur nga migrena, përjetojnë dhimbje në të dy anët e kokës dhe nganjëherë përballen edhe me vjellje e marramendje. Përafërsisht 10% e fëmijëve përballen me këtë problem.
Kokëdhimbjet, që shkaktohen nga tensioni i gjakut manifestohen me dhimbje akute, që për dallim nga migrena nuk përcillen me vjellje a marramendje.
Trajtimi i këtyre problemeve zakonisht bëhet me analgjetikë, siç është ibuprofeni apo acetaminofeni.
Disa nga metodat për të parandaluar këto dhimbje janë:
Gjumi i rregullt.
Aktivitet i bollshëm fizik.
Vakte të rregullta të ngrënies. /UBT News/
Shëndeti
Ushqimet më të mira për rigjenerimin e qelizave
Published
23 hours agoon
August 20, 2025By
UBT News
Trupi i njeriut është në gjendje të rigjenerohet në mënyrë natyrale dhe në intervale të caktuara. Lëkura rigjenerohet në 30 ditë, ndërsa rruazat e kuqe të gjakut në katër muaj.
Trupi shkarkon 50 miliardë qeliza, kjo aftësi rigjeneruese e trupit ka frymëzuar shkencëtarët në gjetjen e kurave për sëmundje të ndryshme dhe lëndime të gjymtyrëve. Superfuqia e organizmit i ka dhënë jetë Mjekësisë Rigjeneruese që synon të luftojë inflamacionin që ndodh në trup duke garantuar shëndetin.
Mjekësia Rigjeneruese bazohet tek një regjim i shëndetshëm ushqimor falë të cilit qelizat rigjenerohen më lehtë dhe inflamacioni zhduket shpejt.
Lidhja mes inflamacionit dhe rigjenerimit të qelizave
Inflamacioni shfaqet kur trupi pëson lëndim të caktuar, ai shkatërron qelizat dhe këto të fundit nuk e përfundojnë procesin e rigjenerimit. Për t’u ardhur në ndihmë qelizave, njeriu duhet të hajë ushqimet e duhura, siç janë frutat dhe perimet.
Njeriu mund ta dallojë lehtë nëse një ushqim lufton inflamacionin bazuar në ngjyrën që ka. Rregulli është që pjata e një vakti duhet të jetë e ylbertë. Ushqimet me ngjyrë portokalli si karrotat, janë të pasura me vitaminë A. Kjo vitaminë i vjen në ndihmë rigjenerimit të mushkërive e lëkurës. Ushqimet e gjelbra nga ana tjetër janë të pasura me kompleksin e vitaminave B, ndërsa ato të kuqet përmbajnë vitaminën C dhe antioksidantë.
Frutat e pyllit
Të pasura me antioksidantë e vitamina që zhdukin inflamacionin, mbështesin procesin e riparimit të qelizave. Ato përmirësojnë funksionin e mëlçisë dhe zbusin dhimbjet e kyçeve.
Produktet e detit
Janë thelbësore për shëndetin se përmbajnë acide yndyrore që luftojnë inflamacionin. Ushqimet që na ofron deti i bëjnë mirë shëndetit të trurit dhe zemrës.
Brokoli
Kjo perime është e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin, mbështesin mëlçinë dhe gjithë procesin rigjenerues të trupit, është një perime e mirë për pastrimin e organizmit nga toksinat.
Xhenxhefili
Ky zhardhok pikant është një mik i mirë për shëndetin. Ai e lufton inflamacionin që në fillim dhe i jep krahë procesit natyral të rigjenerimit.
Arrorët dhe farat
Janë të pasur me acide yndyrore dhe proteina. Përveç mbështetjes për procesin e rigjenerimit të ndihmojnë për humbjen e kileve. Arrat, bajamet, farat e linit janë të shkëlqyera kundër inflamacionit.
Kërpudhat
Substancat e kërpudhave janë të mira për të mbrojtur qelizat e mëlçisë nga inflamacioni e pastruar organizmin në mënyrë natyrale. Kini parasysh që natyra e ka pajisur njeriun me instrumentat e duhur për të luftuar sëmundjet dhe për të jetuar shëndetshëm.
Shëndeti
Studimi: Një stërvitje e vetme mund të ndihmojë trupin të luftojë qelizat kancerogjene
Published
23 hours agoon
August 20, 2025By
UBT News
Një studim i ri nga Edith Cowan University tregon se edhe një seancë stërvitjeje, qoftë me pesha apo HIIT, mund të ndihmojë trupin të mbrohet nga kanceri.
Studiuesit zbuluan se një stërvitje e vetme rriti nivelin e myokine-ve, proteina të lëshuara nga muskujt gjatë ushtrimeve, të cilat mund të frenojnë rritjen e qelizave kancerogjene. Tek të mbijetuarat e kancerit të gjirit, kjo ndikoi në uljen e rritjes së qelizave deri në 30%.
Myokine-t u matën para, menjëherë pas dhe 30 minuta pas stërvitjes, duke treguar rritje të qëndrueshme pavarësisht llojit të ushtrimit. Studiuesit theksuan se aktiviteti fizik mund të veprojë si ilaç, duke përmirësuar jo vetëm kondicionin, por edhe duke ofruar mbrojtje biologjike kundër kancerit.
Ndërtimi i muskujve dhe ulja e yndyrës përmes stërvitjes së vazhdueshme mund të ulë inflamacionin, një faktor kryesor në përparimin dhe rikthimin e kancerit. Ndërsa dieta vetëm nuk prodhon proteina mbrojtëse apo nuk ul shenjat inflamatore, ushtrimi fizik është një pjesë kyçe e kujdesit kundër kancerit.

Aktori Dylan Walsh përfshihet në një aksident me makinë

Murati: Buxheti komunal për 2026 rritje e ndjeshme nga vitet paraprake

Vizita e parë ndërkombëtare e Papës do të jetë në Liban

Vrau viktimën për hakmarrje, caktohet seanca për zyrtarin policor

Mbi 144 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore në e-Kosova

5 të vdekur mes shirave të rrëmbyeshëm në Kinë

Vdes gjyqtari amerikan Frank Caprio

UBT dhe AMIK nisin trajnime falas për fuqizimin e vajzave në ndërmarrësi këtë tetor

Hakerët që zbuluan hakerin e Koresë së Veriut shpjegojnë motivet e tyre
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit