Lajmet

​Punonjësit e policisë protestojnë në vendet e tyre të punës për paga

Protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.

Publikuar

Flota Operative dhe punëtorët e Departamentit Mbështetës Operativ në Policinë e Kosovës po protestojnë sot (e martë) në vendet e tyre të punës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për pagat, përkatësisht për mosrregullimin e vlerës së koeficienteve të pozitave të punës.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka thënë se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.

“Punëtorët e këtyre dy grupeve janë në protestë po rrinë në vendin e tyre të punës, nuk janë në protestë në rrugë me pankarta, por po protestojnë në vendin e punës. Kërkesa e tyre e vetme është që të bëhet klasifikimi në koeficient në bazë të profesioneve që i kanë. Kjo është kërkesë dhe premtim që i është dhënë para disa muajve që kjo do të bëhet apo premtim që nga implementimi i Ligjit të pagave deri më tani. Tanimë kanë kaluar 6 muaj e gjysmë dhe nuk është bërë ky përmirësim adekuat apo përmirësim sipas profesioneve që i kanë dhe ata janë në vendin e punë jo në protestë. Janë në pritje se do të reflektojë dikush nga qeveria apo më konkretisht më thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të vijë dikush, por nëse nuk kemi një reflektim nga kjo ministri të gjithë këta punëtore janë të vendosur që të vazhdojnë më proteste deri sa të marrin një përgjigje konkrete”, thekson Zeqiri.

Kreu i kësaj sindikate i ka bërë thirrje institucioneve relevante që të reflektojnë dhe të qetsojnë këtë situatë për normalizimin e punës në polici.

“Zgjidhja e përmbushjeve të kërkesave të tyre, d.m.th. zgjidhja është dikush nga Ministria e Punëve të Brendshme të vijë dhe të tregojë konkretisht se nga cila datë do të bëhet përmirësimi apo vlerësimi në koeficient i të gjithë këtyre profesionistëve të cilët janë në protestë, kjo të ishte zgjidhja më e mirë. I bëjë thirrje që të reflektojnë në këtë drejtim dhe të qetësojnë situatën dhe të funksionojnë normalisht në punën dhe detyrat tona të rregullta, sepse mos funksionimi këtyre dy njësive pengon shumë edhe zhvillimin e apo kryerjen e detyrave të rregullta edhe në pjesën tjetër të policisë së Kosovës. Nëse nuk do të qetësohet situata me këta punonjës, pakënaqësitë do të rriten, do të zgjerohen kemi paralajmërim edhe nga pjesëtarët e tjerë të shërbyesve civil që do t’i bashkëngjiten protestës, edhe ata i kanë të njëjtët protesta dhe të njëjtët halle dhe kjo mundë të na vije deri të një bashkëngjitje e të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, theksoi ai.

Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik 105 euro. Megjithatë ky ligj është në Gjykatën Kushtetuese të cilin më 7 prill të këtij viti Avokati i Popullit e ka dërguar në Kushtetuese.

Lidhur me këtë, Avokati i Popullit ka pranuar ankesa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarë komunal të arsimit, infermierë, mjekë, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione e organizata të tjera.

Lajmet

Funerali i presidentit Raisi do të mbahet të martën

Publikuar

nga

Funerali i presidentit iranian, Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian do të mbahet të martën, raportoi gazeta iraniane Tasnim.

Një zyrtar iranian Hassan Hakikian tha se do të zhvillohet në qytetin e Tabrizit, në Iranin veriperëndimor.

Para se të bëhet varrimi do të bëhet ekspertiza mjekoligjore./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të reshurat e shiut shkaktojnë dëme në Prishtinë, komuna me thirrje për qytetarët

Publikuar

nga

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar dëme materiale në disa zona të kryeqytetit. Ekipet e zjarrfikësve në bashkëpunim me policinë e Kosovës janë duke i sanuar të gjitha dëmet.

Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve që të kenë durim deri në sanimin e të gjitha dëmeve.

“Pas shiut të rrëmbyeshëm të mëngjesit të hershëm, në disa zona të kryeqytetit janë shkaktuar dëme materiale, të cilat ekipet e zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me policinë janë duke i sanuar. Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave. Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Hamasi në solidaritet me Iranin pas vdekjes së presidentit

Publikuar

nga

Hamasi ka shprehur solidaritetin e tij me shtetin e Iranit, pas përplasjes së helikopterit ku mbetën të vdekur presidenti, ministri i Jashtëm dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë. Grupi militant tha se ndan dhimbjen me vëllezërit iranianë.

Grupi tha “se përplasja e helikopterit ka lënë të vdekur disa prej liderëve më të mirë iranianë që kishin një karrierë të shquar në rilindjen e Iranit”.

Grupi militant është në luftë me Izraelin që nga 7 tetori pas sulmit të tij tronditës në Izraelin jugor. Hamasi është një nga grupet e shumta militante të mbështetur dhe financuar nga Teherani, i cili ofron fonde, armë dhe trajnime./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Kurti: 600 mijë euro për Onkologjinë, investim substancial

Publikuar

nga

600 mijë euro është kostoja e renovimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Bashkë me renovimin është shtuar edhe numri i shtretërve.

Në ceremoninë e përurimit të renovimeve të kësaj klinike, i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Kryeministri Kurti, ka thënë se janë bërë renovime substanciale prej rreth 600 mijë eurosh në këtë klinikë dhe se krahas renovimeve, është shtuar edhe buxheti për blerjen e barnave.

“Kemi një investim substancial prej 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës që janë gjithsej 70 por para së gjithash për pacientët. I kanë pasur 45 shterët e tash i kanë 60 shtretër. Dhe së shpejti do të jenë 110. Me aksliratorin e ri të cilin e kemi instaluar lista e pritjes është zero. Ky investim kap shifrën 1 milion e 444 mijë euro. Unë jam i lumtur që mora vesh se procesi i dhënies së vaksinës HPV-së i sëmundjes së kancerit të mitrës është duke shkuar mirë, lista esenciale e barnave është zgjedhuar dhe se buxheti është shtuar. Nga 24 milion euro në 60 milion euro. Në Kosovë qytetarët e Republikës blejnë 120 milion euro barna gjysmën e blejnë ata e gjysmën tjetër paguan shteti. Nga dy rezonanca magnetike vetëm këto tri vite janë edhe tri rezonanca të reja. Terapia tabletare tash ipet edhe në Prizren. Është një ditë e veçantë për pacientët, mjekët e stafin të cilët i falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se është shumë i lumtur pasi që tash pacientët marrin shërbime pa listë të pritjes.

“Shumë i lumtur e i gëzuar që një Klinikë kaq vitale për një grup të pacientëve tash e tutje do të marrin shërbime pa listë të pritjes. Falënderoj stafin e Klinikës së Onkologjisë të cilët kanë ndihmuar të rinovimin rrënjësor. Uroj të ketë më pak sëmundje të tilla. Rrallë kund edhe në rajon i kanë mundësitë të marrin shërbime të tilla modern”, ka thënë Vitia.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara