Lajmet
Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” insistojnë për takim me ministren Rizvanolli
Ata dy herë kanë hyrë brenda me ftesë për takim, por në asnjërin rast nuk janë pritur nga Rizvanolli.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPër të pestën herë me radhë po protestojnë punëtorët e kompanisë “Kosova Thëngjilli”. Me dhjetëra punëtorë të kësaj kompanie po qëndrojnë për më shumë se katër orë para objektit të Ministrisë së Ekonomisë. Ata po kërkojnë rikthimin në punë pas ndërprerjes së punës nga Korporata Energjetike të Kosovës. Punëtorët dy herë kanë hyrë brenda me ftesë për takim, por në asnjërin rast nuk janë pritur në takim nga ministrja Artane Rizvanolli.
Kryetari i aksionarëve i kompanisë “Kosova Thëngjilli”, Imri Restelica i cili është pritur në takim nga këshilltari Vullnet Gacaferri, tha se nuk shpresojnë në zgjidhje të problemit të tyre.
“Kërkova për mundësinë e vazhdimit të punës me gjet një mundësi, megjithatë në bazë të bisedimeve, ai do t’ia përcjell ministres të gjitha këto probleme që i kemi ne. Mirëpo, absolut po shihet që ky problem është shumë i madh jo vetëm i ministrisë, por edhe më i madh. Përmes kompanisë të KEK-ut dhe Kosova Thëngjillit, sipas tyre ‘nuk mund të ndërhyjmë shumë, sepse duhet të konsultohemi me zyrën ligjore dhe të bisedojmë për më tutje’”, ka njoftuar ai para protestuesve.
Sipas tij, mbi 160 punëtorë padrejtësisht kanë mbetur pa punë. Megjithatë, Restelica tha se nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete.
“Derisa të kemi një takim tjetër zyrtar nuk mund të them që kemi një pozitivitet dhe fjalë pozitive që mund të kryhet diçka… Nuk kanë dhënë afat dhe kohë të caktuar”, ka shtuar ai.
Protestuesit janë të shprehur të indinjuar me qasjen e zyrtarëve të ministrisë, për çka kanë kërkuar takim me vet ministren Artane Rizvanolli.
“Ne qe sa vite jemi me protesta pa kurrfarë zgjidhje, po të na i bën zgjidhjen e problemit. Ne nuk po kërkojmë as më shumë, e as më pak. Por, po kërkojmë kafshatën e gojës, se si ministri na i kanë ndërprerë. Kush është nga nga KEK-u. Qeveria mund të bëjë zgjidhjen e menjëhershme të 160 punëtorëve. Ne jemi të varur nga kjo ministri, nëse është ministri e shtetit”, ka deklaruar Behxhet Fejza.
Me dhjetëra punëtorë, të cilët që nga mëngjesi kanë qëndruar para objektit të Ministrisë së Ekonomisë, po shprehen të indinjuar. Ata thonë se do të qëndrojnë gjatë tërë ditës në rrugë, derisa të takohen me ministren Rizvanolli.
Dy punëtorë të kompanisë “Kosova Thëngjilli” u ftuan në takim sërish, por nuk u pritën në takim nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Inxhinieri i prodhimit, Petrit Muleta ka bërë thirrje që ministrja t’i pret në takim, në të kundërtën do të hyjnë me dhunë.
“Nuk janë të interesuar të na bëjnë zgjidhje, kështu që ne do të insistojmë sërish. Prej këtu nuk do të largohemi pa dal ministrja. ‘Nuk është kjo kompetencë e ministrisë’, shumë mirë i dimë kompetencat e kësaj ministrie.. Imriu është mirë t’iu përcjell organeve të rendit që ne do të insistojmë me hy brenda direkt te ministrja. Jo, jo do të tentojmë të hyjmë me dhunë brenda”, u shpreh ai.
Pjesëtarë të policisë së Kosovës që nga fillimi i protestës kanë qëndruar para hyrjes së objektit të ministrisë.
Inxhinieri Ramadan Berisha tha se tash e dy muaj janë pa punë dhe se janë në gjendje jo të mirë sociale.
“160 punëtorë në këtë kohë me mbet ma punë, ka 40 vjet që kanë punuar, është njëjtë si me privuar prej jete. Në këtë gjendje ekonomike, gjendja sociale është sikur me privuar nga jeta. Për shembull, ne po bëhemi barrë e shoqërisë, po kalojmë prej një gjendje që kemi mundur të kontribuojmë për shtetin ne po kalojmë në një gjendje sociale që duhet të varemi prej shtetit”, është shprehur ai.
Protesta e punëtorëve të kompanisë “Kosova Thëngjilli” po mbahet për herë të pestë me kërkesën për rikthimin në punë. E njëjta është paraparë të mbahet deri në orën 16:00.
You may like
Lajmet
27 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
Published
5 minutes agoon
December 2, 2025By
UBT News
Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.
Ata u vranë më 2 dhjetor 1998 nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së Studentore në Prishtinë.
Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës.
Hyzri Talla ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Maliqi– gazetar, eseist dhe poet, si dhe Ilir Durmishi ishte ushtar i shquar i UÇK-së./S.K/KP/
Lajmet
Administrata e presidentit Trump apel Izraelit: Mos ndërhyj në Siri
Published
38 minutes agoon
December 2, 2025By
UBT News
Administrata e Presidentit Donald Trump i ka bërë apel Izraelit që të mos ndërhyjë në Siri teksa kjo pritet të jetë një nga temat kryesore gjatë vizitës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, e cila do të mbahet këtë muaj.
Në një postim në rrjetet sociale, Trumpi paralajmëron Izraelin të mos ndërhyjë në Siri dhe ky qëndrim i Trumpit vjen disa ditë pasi trupat izraelite u sulmuan gjatë një operacioni arrestimesh në Siri, duke shkaktuar përleshje në të cilat u vranë 13 persona, sipas raporteve siriane.
Rrjeti “Channel 12” citon një zyrtar amerikan që thotë se Siria nuk dëshiron probleme me Izraelin, dhe se situata nuk është si Liban, por paralajmëron se Netanyahu duhet të ndryshojë kursin përpara se të kthejë regjimin e ri në Siri në një armik të Izraelit.
Zyra e Netanyahut njoftoi vizitën e ardhshme, një ditë pasi ai kërkoi falje në gjyqin e tij për korrupsion nga presidenti Herzog, një lëvizje që Trump e mbështet gjithashtu.
Në fund të këtij viti pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad-it në dhjetor 2024, administrata Trump ka hequr sanksionet ndaj Sirisë dhe po përpiqet të integrojë udhëheqësin e ri, Ahmed al-Sharaa, në një koalicion pro-perëndimor, duke synuar paqe rajonale dhe zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, transmeton RTSH.
Izraeli, nga ana tjetër, ka vazhduar bombardimet dhe operacionet në Siri për të parandaluar kërcënimet, duke shkaktuar frikë se po destabilizon qeverinë e re siriane./S.K/KP/
Lajmet
Dita Botërore kundër Skllavërisë, mbi 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne
Published
42 minutes agoon
December 2, 2025By
UBT News
Sot shënohet Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.
Kjo ditë përkon me datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949).
Fokusi i kësaj dite është mbi zhdukjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, të tilla si trafikimi i personave, shfrytëzimit seksual, format më të këqija të punës së fëmijëve, martesës së detyruar, dhe rekrutimin e detyruar të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) më shumë se 40 milionë njerëz në të gjithë botën janë viktima të skllavërisë moderne.
Edhe pse skllavëria moderne nuk është e përcaktuar në ligj, ajo përdoret si një term ombrellë që mbulon praktika të tilla si puna e detyruar, skllavëria e borxhit, martesa e detyruar dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Në thelb, i referohet situatave të shfrytëzimit që një person nuk mund të refuzojë ose të largohet për shkak të kërcënimeve, dhunës, shtrëngimit, mashtrimit ose abuzimit të pushtetit.
Për më tepër, më shumë se 150 milionë fëmijë i nënshtrohen punës së fëmijëve, duke përbërë pothuajse një në dhjetë fëmijë në të gjithë botën. Rreth 40.3 milionë njerëz janë në skllavëri moderne, përfshirë 24.9 në punë të detyruar dhe 15.4 milionë në martesë të detyruar. Ka 5.4 viktima të skllavërisë moderne për çdo 1.000 njerëz në botë, ndërsa 1 në 4 viktima të skllavërisë moderne janë fëmijë.
Nga 24.9 milionë njerëz që kryejnë punë të detyruar, 16 milionë njerëz janë shfrytëzuar në sektorin privat siç janë puna shtëpiake, ndërtimi ose bujqësia; 4.8 milion njerëz në shfrytëzim seksual të detyruar dhe 4 milionë njerëz në punë të detyruar të imponuar nga autoritetet shtetërore.
Gratë dhe vajzat preken në mënyrë disproporcionale nga puna e detyruar, duke përbërë 99% të viktimave në industrinë e seksit tregtar, dhe 58% në sektorë të tjerë./S.K/KP/
Lajmet
KFOR: Ushtarët po i vazhdojnë patrollimet natë e ditë në veri
Published
45 minutes agoon
December 2, 2025By
UBT News
Ushtarët e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO do të vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta të ditës dhe natës, duke siguruar një prani konstante, të qëndrueshme dhe siguruese si në veri të Kosovës ashtu edhe në gjithë zonën e përgjegjësisë.
Sipas njoftimit, personeli i KFOR-it mbetet vigjilent, duke ruajtur ndërgjegjësimin situativ dhe duke nxitur stabilitetin anembanë rajonit.
“Këto aktivitete të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet nw njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./S.K/KP/
27 vjet nga rënia e dëshmorëve Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi
Gabimet që duhen shmangur kur kujdeseni për lulet në shtëpi
Nvidia investon 2 miliardë te Synopsys
Administrata e presidentit Trump apel Izraelit: Mos ndërhyj në Siri
Dita Botërore kundër Skllavërisë, mbi 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne
KFOR: Ushtarët po i vazhdojnë patrollimet natë e ditë në veri
Vazhdojnë edhe sot protestat e transportit publik në Prishtinë
Përvjetori i lindjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova
12 të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga rrëshqitja e dheut që goditi dy anije në Peru
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Lajmet3 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
-
Rajoni2 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
