Sport

​PSG dhe City në pritje të Lionel Messit

Published

on

Manchester City dhe Paris Saint-Germain po vazhdojnë të monitorojnë situatën e kontratës së Lionel Messi në Barcelonë, raporton “Mundo Deportivo”.

Argjentinasi, i cili është zyrtarisht një lojtar i lirë, ka rënë dakord mbi kushtet për një marrëveshje të re dy-vjeçare me Barçën, por klubi duhet të ulë në mënyrë drastike faturën e pagës para se ai të nënshkruajë në mënyrë që të pajtohet me rregulloret financiare të La Ligas.

Nëse marrëveshja dështon, PSG është gati ta tundojë Messin për të shkuar në Paris duke i ofruar atij mundësinë për të luajtur së bashku me mikun e tij të mirë Neymarin, ndërsa City do t’i ofrojë atij një marrëveshje që përfshin mundësinë për të luajtur për klubin motër Neë York City FC në të ardhmen.

Lajmet

​Yamal përjashtohet nga kombëtarja spanjolle për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë

Published

on

By

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka njoftuar sot se Lamine Yamal nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, pas një ndërhyrjeje mjekësore të kryer pa njoftimin paraprak të stafit mjekësor të kombëtares.

Sipas njoftimit zyrtar të RFEF-së, Shërbimet Mjekësore të federatës janë shprehur të habitura dhe të shqetësuara pasi më 10 nëntor, në ditën e fillimit të grumbullimit, kanë mësuar se lojtari i Barcelonës i ishte nënshtruar një procedure invazive me radiofrekuencë për trajtimin e një shqetësimi pubik.

Federata thekson se procedura është kryer në mëngjesin e së hënës, ndërsa stafi mjekësor i kombëtares është informuar vetëm në orën 22:40, përmes një raporti që rekomandonte pushim për 7 deri në 10 ditë.

Duke pasur parasysh këtë situatë, dhe duke i dhënë përparësi shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së lojtarit, Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit ka vendosur ta lirojë Yamal nga grumbullimi aktual,” thuhet në deklaratën zyrtare.

RFEF i ka uruar 17-vjeçarit shërim të shpejtë dhe të plotë, ndërsa për momentin nuk është bërë e ditur nëse do të thirret një zëvendësues në vend të tij për ndeshjet e nëntorit./KP

Continue Reading

Lajmet

​Ndryshime te Anglia para ndeshjes me Shqipërinë

Published

on

By

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka ftuar mbrojtësin e Chelseat, Trevoh Chalobah, dhe portierin e Manchester Cityt, James Trafford, në skuadrën kombëtare për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Këto thirrje erdhën pas tërheqjes së Anthony Gordon (Newcastle) për shkak dëmtimi dhe Nick Pope për shkak të tronditjes në kokë.

Chalobah, që debutoi me kombëtaren në qershor, mund të ketë një mundësi të re për të luajtur, ndërsa mbrojtësi Marc Guehi mbetet në dyshim për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Anglia tashmë e ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026 si fituese e grupit, ndërsa sfida ndaj Shqipërisë, që do të luhet të dielën në Tiranë, pritet të ketë peshë të madhe për vendin e dytë, ku garojnë Serbia dhe Shqipëria./KP

Continue Reading

Lajmet

​Zidane paralajmëron rikthimin e tij

Published

on

Pas gati katër vitesh larg stolit, ish-trajneri Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në futboll është afër.

Ish-trajneri i Real Madridit, në një deklaratë të shkurtër të raportuar nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, tha:

“Do të ndodhë së shpejti. Shumë shpejt.”, tha Zidane.

Edhe pse nuk dha detaje të tjera, kjo fjali e shkurtër ka mjaftuar për të ndezur emocionet e tifozëve, sidomos atyre të Real Madridit, që ëndërrojnë rikthimin e tij në “Santiago Bernabeu”.

Zidane është pa klub që nga viti 2021 dhe është përfolur për disa destinacione të mëdha, përfshirë kombëtaren e Francës, Manchester United dhe PSG-në./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rooney: Xhaka është transferimi i sezonit në Angli

Published

on

Wayne Rooney ka vlerësuar Granit Xhakën si nënshkrimin e sezonit pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Sunderlandin në Premier League.

33-vjeçari u rikthye në Angli pas dy sezonesh të suksesshme te Bayer Leverkusen, ku ndihmoi klubin gjerman të fitonte titullin e parë në Bundesligë. Që nga ardhja e tij, Xhaka është bërë një nga lojtarët kryesorë të Sunderlandit, që aktualisht renditet në vendin e katërt në kampionat.

“Kur kthehet në Premier League, pyet veten nëse mund ta bëjë përsëri. Por ai ndoshta ka qenë transferimi i sezonit. Ka qenë i shkëlqyer.”, tha Rooney.

Ish-ylli i Manchester United shtoi se përvoja e Xhakës po ndihmon shumë edhe jashtë fushës.

“Sunderland ka një skuadër të re, dhe Xhaka është si një figurë atërore. Ai ndihmon trajnerin dhe lojtarët e rinj me përvojën e tij.”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara