Shëndeti

​Pse dhembin nyjat dhe kockat kur bie shi?

Vitet e fundit, disa studime kanë vënë në dukje se faktorët nga mjedisi i jashtëm ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kyçeve.

Published

on

Temperaturat po bien gjithnjë e më shumë dhe kjo do të thotë probleme shëndetësore për disa njerëz. Ndryshimet atmosferike në një pjesë të popullatës, përveçse janë shkas për ftohjet, përkeqësojnë dhimbjet e kyçeve dhe kockave. Mjekët ende nuk janë plotësisht të qartë pse ndodh kjo.

Ekziston mundësia që ndryshimet e temperaturës të lidhura me reshjet të gjenerojnë ndryshime në mbështjellësin e indit lidhës të quajtur shtylla kurrizore.

Sipas këshilltarit mjekësor Lynn Poston, “kur muskujt dhe nyjat ftohen, lëngu rreth kyçeve dhe tendinave trashet, duke na bërë të ndihemi të ngurtësuar”.

Një tjetër teori është se dhimbja është pasojë e rënies së presionit atmosferik që ndodh kur rritet lagështia në ajër.

Vitet e fundit, disa studime kanë vënë në dukje se faktorët nga mjedisi i jashtëm ndikojnë në shfaqjen e dhimbjeve të kyçeve, por studiuesit nga Harvardi e përjashtuan atë lidhje.

Gjithsesi, mbetet një temë që zgjon interesin e shkencëtarëve deri në atë masë sa ekziston një shkencë e veçantë që merret me të, e quajtur biometeorologjia mjekësore.

Shëndeti

Sezoni i kumbullave jeshile, shurupi i rrallë që ju ndihmon për tretjen

Published

on

Kumbullat shahine i kanë bërë shoqëri njerëzimit prej shumë kohësh. Të dhënat shkencore konfirmojnë se këto kumbulla janë përdorur në mjekësinë popullore të qytetërimeve të ndryshme.

Muaji maj është ideal për të shijuar kumbullat shahine në çdo cep të Shqipërisë dhe gjenden me çmime mjaft të lira.

Duke qenë se në këtë periudhë këto kumbulla kanë shkëlqimin e tyre, ja një recetë e rrallë e shurupit të kumbullave.

Përbërësit:

1 kg kumbulla shahine

1 kg sheqer kaf

1 kavanoz qelqi ose një enë të madhe mjaftueshëm sa për të përballuar kumbullat dhe sheqerin

Udhëzimet:

Lani e kulloni kumbullat, nëse doni mund t’i shpërndani në një tepsi e t’i thani natyralisht.

Pastroni kumbullat nga bishtat a gjethet e mbetura, heqja e bishtave nuk është e detyrueshme, por në fund të procesit, lundrojnë në sipërfaqe e do të duhet ta kulloni shurupin për t’i hequr. Bishtat rrisin gjasat e formimit të mykut në shurup.

Hidhni kumbullat e kalbura se do prishin shurupin, sterilizoni kavanozin e qelqit duke e pastruar me ujë të valuar ose alkool. Hidhni sheqerin e kumbullat në shtresa në sasi të barabarta. Sheqeri duhet të hidhet mjaftushëm sa të krijojë shtresë të hollë sipër.

Mbuloni kavanozin me kapak dhe lëreni në një vend të freskët për 90 ditë, gjatë këtyre ditëve, përzini shurupin çdo dy ditë për rreth 7-10 ditë. Në këtë mënyrë, sheqeri do të shkrihet tërësisht në lëngun e kumbullës.

Përzierja duhet të vazhdojë në harkun kohor të 80 ditëve, nëse vini re se kumbullat kanë marrë ngjyrë të ndryshme ose njolla të bardha, përzini shurupin mirë. Sekreti i shurupit të mirë qëndron tek sasia e barabartë e frutave me sheqerin, por në varësi të madhësisë dhe lëngut të kumbullave mund ta ndryshoni recetën në 1 kg kumbulla me 1.5 kg sheqer.

Në vitet e fundit, studimet kanë treguar se :

• Sasia e madhe e acidit citric tek kumbullat e ndihmon organizmin të largojë acidin laktik, të shërohet më shpejt.

• Kumbullat shahine ndihmojnë sekretimin e gjendrave të gojës dhe enzimave të tretjes duke përmirësuar të gjithë procesin në tërësi.

• Shurupi i kumbullës shkatërron bakteret e dëmshme e ndihmon kundër diaresë duke përmirësuar funksionin normal të zorrëve.

Pirja e shurupit të kumbullave me ujin përmirëson ndjeshëm tretjen, sidomos pasi e keni tepruar me të ngrënit, forcon imunitetin dhe jep energji të madhe për organizmin.

Vlerat e kumbullave:

Frutat e kumbullës kanë vlera të larta ushqimore. Ato përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë.

Kumbulla shahine përmban kripëra minerale të kalciumit, kaliumit, magnezit e hekurit, është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D. Kumbulla përmirëson sistemin tretës e forcon trupin të jetë rezistent ndaj sëmundjeve.

Ruan shëndetin e zemrës, parandalon ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

Këto fruta ndihmojnë sistemin tretës, lëvizjen dhe pastrimin natyral të zorrëve. Përmirëson shikimin, ngrënia e tre kokrrave të kumbullës në ditë, zvogëlon rrezikun e degradimit molekular e formimin e perdeve të syrit.

Kumbullat mbrojnë oksidimin e kolesterolit në enët e gjakut dhe aktivizojnë punën e veshkave.

Ato ndihmojnë formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe ndalojnë aneminë. kumbullat Shahine largojnë toksinat nga trupi dhe lodhjen. Ato janë të dobishme për të sëmurët me diabet dhe funksionojnë edhe si parandaluese e tij.

Kumbulla ndihmon për shëndetin dhe formimin e kockave, përmirësojnë densitetin e tyre që shkaktohet nga mosha.

Continue Reading

Shëndeti

Pse ju dalin puçrra pikërisht në ballë dhe si ta ndalni këtë?

Published

on

Puçrrat në ballë  janë të zakonshme e mund të shfaqen për disa arsye të ndryshme, shpesh të lidhura me lëkurën, hormonet, higjienën.

Shumë ekspertë kanë hetuar mbi faktin pse dalin puçrrat në zonën e mjekrës dhe arsyet janë zhgënjyese, motivet pse dalin puçrrat në ballë janë histori tjetër.

Puçrrat e ballit nuk janë vetëm tregues të një stili jetese jo të shëndetshëm, megjithëse edhe kjo luan një rol të rëndësishëm, ato mund të jenë po aq të vështira sa çdo problem tjetër i parandalueshëm i lëkurës, ndaj gjithçka duhet të dini është këtu!

Çfarë i shkakton këto puçrra?

Ekzistojnë aarsye prapa puçrrave të vazhdueshme të ballit, disa prej tyre janë jashtë kontrollit disa brenda nesh.  Aknet e bardha apo pikat e zeza që pllakosin ballin mund të kenë të bëjnë me ciklin tuaj menstrual, si dhe me hormonet, veçanërisht nëse jeni nën 25 vjeç.

Puçrrat në ballë ka të ngjarë të jenë më pak hormonale sesa puçrrat e mjekrës, pasi është sinonim me raste të puçrrave hormonale. Kjo do të thotë se pjesa më e madhe e puçrrave të ballit qëndron në kontrollin tonë, dhe ka gjasa që ju po bëni gjëra të gabuara për të cilat as që jeni në dijeni.

Si mund t’i parandaloni ato?

Për dallim nga puçrrat e mjekrës, ato të ballit zhduken lehtësisht duke bërë ndryshime delikate në stilin e jetës tuaj. Lënia e çdo zgjedhjeje jo të shëndetshme të jetesës do të bëjë padyshim çudira për parandalimin e akneve, duke përfshirë edhe sigurimin e gjumit tetë orë në natë dhe konsumimin e ushqimeve të rënda me zink si peshq dhe arra, si dhe yndyra të shëndetshme.

Nëse keni provuar të gjitha opsionet e nuk keni pasur dobi, Medical News Today thotë se ka mjete tjera që mund t’i keni në shtëpi e mund t’i përdorni për të ndihmuar zhdukjen e puçrrave nga balli si edhe inflamacionet. Peroksidi i benzolit, acidi salicilik dhe retinoli janë disa nga mënyrat më efektive për të shmangur puçrrat e ballit, shumë prej të cilave gjenden në produktet e bukurisë së përditshme.

Ilaçet janë zgjidhje për acarimin e akneve të ballit, sigurohuni të konsultoheni me një profesionist të lëkurës para se të angazhoheni në këtë gjë.

Continue Reading

Shëndeti

A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabet?

Published

on

Personat me diabetë duhet të tregojnë shumë kujdes me ushqimin ashtu si edhe me lëngjet. Ata duhet të heqin dorë nga ëmbëlsirat e përpunuara dhe karbohidratet tjera të rafinuara, që rrisin ndjeshëm nivelet e sheqerit.

Nga ana tjetër ka disa ushqime e pije të përditshme, të cilat është e pamundur t’i shmangesh aq lehtë.

Miliona njerëz në botë tregohen më dorëlëshuar kur vjen puna te pijet me kafeinë, sepse ndryshe nga sheqeri, kafeina supozohet të jetë më pak e dëmshme për personat me diabetë.

A janë të sigurta pijet me kafeinë për personat me diabetë?

Kafeina ul ndjeshmërinë e insulinës dhe rrit nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit e diagnostikuar me diabet të tipit 2, një studim i vitit 2017 shpjegoi se kafeina rrit nivelin e glukozës dhe e mban lart atë për shumë kohë.

Kjo nuk duket diçka e mirë e megjithatë, studimet tjera thonë se disa aspekte të kafeinës janë mirëbërëse për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Nëse nuk vuani nga diabeti, ekspertët thonë se nuk duhet të hiqni dorë nga kafeja.

Pirja e dy filxhanëve në ditë ul rrezikun e diabetit të tipit 2 me 12 përqind, sipas studiuesve si kafeja dhe çaji kanë vlera shtesë për shkak të antioksidantëve të cilat mbrojnë trupin dhe rrisin aftësitë mbrojtëse të sistemit imunitar.

Çaji jeshil mundet të ulë rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit dy, është i pasur me antioksidantë. Ky çaj është shumë i mirë për rënien në peshë sepse mbipesha është problem për diabetikët.

Pijet më të mira dhe më të këqija për personat me diabet:

Pijet e gazuara dhe me kafeinë nuk duhen konsumuara, thonë specialistët.

Këto pije kanë më shumë sheqer se sa kafeinë.

Një pije e gazuar ka 37 gramë sheqer ose 9 lugë çaji sheqer dhe vetëm 33 miligram kafeinë.

Pijet me ëmbëlsues artificialë rrisin rrezikun e sëmundjeve të metabolizmit dhe diabetit të tipit 2.

Pijet energjike apo ato pije që pretendojnë të kenë vitamina janë të tmerrshme. Një kanaçe përmban 27 gramë sheqer dhe 28 gramë karbohidrate, duke u kthyer në tmerr të vërtetë për diabetikët dhe jo vetëm.

Vitaminat dhe mineralet merren më mirë nëpërmjet ushqimit e jo pseudo pijeve të shëndetshme.

Sasia e duhur e kafeinës të prekurit me diabet dhe jo vetëm, kur vjen puna tek sasia, ajo nuk është e njëjtë për çdo njeri.

Niveli i sheqerit në gjak rritet ndryshe nga njëri tek tjetri, ndaj i takon njerëzve të mbajnë nën vëzhgim racionet dhe sasitë e pijeve që konsumojnë dhe pasojat që lënë pas. Pirësit e rregullt të kafesë duhet të mbajnë nën kontroll edhe kolesterolin.

Continue Reading

Shëndeti

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Published

on

Anemia është gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut ose kur ato nuk funksionojnë si duhet.

Kjo nënkupton një mungesë të hemoglobinës, substancës që bart oksigjenin në trup dhe ndihmon në largimin e dioksidit të karbonit.

Nëse këto procese ndërpriten, organizmi mund të rrezikohet nga helmimi me dioksid karboni.

Shkaqet e anemisë janë të shumta dhe shpesh simptoma e saj ngatërrohet me lodhjen e zakonshme.

Megjithatë, nëse vëreni disa nga shenjat e mëposhtme, është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun:

– Zbehje e lëkurës: Një shenjë klasike e anemisë është ndryshimi i ngjyrës së lëkurës. Përveç fytyrës, zbehja vihet re edhe në duar, qepallë dhe gjuhë.

– Rrahje të parregullta: Kur mungon hemoglobina, zemra punon më shumë për të shpërndarë oksigjenin, duke shkaktuar ritëm të parregullt të rrahjeve.

– Lodhje e vazhdueshme: Pa oksigjen të mjaftueshëm, trupi shpenzon më shumë energji për të funksionuar normalisht, gjë që çon në ndjesi të fortë lodhjeje.

– Probleme me përqendrimin: Ashtu si çdo organ tjetër, truri vuan nga mungesa e oksigjenit, duke bërë të vështirësohet përqendrimi dhe mendimi i qartë

– Hollim i thonjve: Thonjtë që dobësohen ose krijojnë formë të lugës mund të jenë një tregues i anemisë.

– Çarje në këndet e buzëve: Ndryshe nga tharja e zakonshme, anemia shkakton çarje të theksuara, veçanërisht në cepat e buzëve.

Nëse keni vërejtur ndonjërën prej këtyre shenjave, është e rëndësishme të kërkoni këshillë mjekësore për të diagnostikuar dhe trajtuar në kohë aneminë.

Continue Reading

Të kërkuara