Lajmet

​PSD vendos kafazë në oborrin e Qeverisë

Pllashniku nga PSD akuzoi Qeverinë e Kosovës si autoritative që po dëshiron mbylljen e mediave.

Published

on

Partia Socialdemokrate ka vendosur pesë kafazë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, sipas tyre për kontrollimin dhe mbylljen e mediave.

Pas një aksioni simbolik, Sonila Pllashniku nga PSD akuzoi Qeverinë e Kosovës si autoritative që po dëshiron mbylljen e mediave, sipas saj, siç ishte rasti me Klan Kosovën.

Vendi

Dyshohet se helmoi klientët, intervistohet pronari në Han të Elezit

Published

on

By

Një pronar lokali është intervistuar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit, nën dyshimin për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 korrik, ndërsa intervistimi i të dyshuarit është bërë dje.

Dyshimet e para raportojnë se disa persona janë helmuar pasi kanë konsumuar ushqim në lokalin e të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e lëndës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij helmimi.

Ndërkohë, për këtë situatë Klinika Infektive bëri të ditur se po trajton një fluks pacientësh të helmuar nga ushqimi, ku mes 31 të hospitalizuarve janë edhe pesë persona nga komuna e Hanit të Elezit.

Këta të fundit kanë deklaruar se kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion, gjë që lidhet drejtpërdrejt me rastin që po hetohet nga policia. Sipas klinikës, pas analizave të hollësishme laboratorike, 11 raste të këtij fluksi tashmë kanë rezultuar pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis./E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një i dyshuar në Prishitnë për posedim te narkotikëve

Published

on

By

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, nën dyshimin për kanosje dhe posedim të substancave narkotike.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali si dhe një sasi e vogël e lëndës narkotike të llojit kokainë.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari ka deklaruar para hetuesve se kishte dalë nga shtëpia me qëllim për ta sulmuar dhe rrahur viktimën. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë pistolete. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ndërsa i dyshuari ndodhet ende në arrati. Policia po vazhdon hetimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Më pak anije qarkullojnë nëpër Hormuz, ndërsa SHBA dhe Irani vazhdojnë sulmet

Published

on

By

Më pak anije kanë udhëtuar të mërkurën përmes Ngushticës së Hormuzit, në ditën e parë pasi SHBA-ja riktheu bllokadën e saj detare ndaj porteve iraniane, teksa të dyja vendet përshkallëzuan sulmet në të gjithë Gjirin, treguan të dhënat e transportit detar.

Sipas të dhënave të kompanisë Kpler, shtatë anije e kaluan ngushticën të mërkurën, kryesisht në itinerarin iranian, duke shënuar rënie nga 13 që ishin një ditë më parë.

Armiqësitë janë intensifikuar që kur Irani deklaroi të shtunën vonë se kishte mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Operacionet ushtarake po i pengojnë anijet të lundrojnë përmes kësaj rruge ujore, e cila përpara luftës mbante rreth një të pestën e dërgesave globale të naftës dhe gazit.

Të mërkurën, katër anije të zbrazëta hyrën në Gji, duke përfshirë tre tankerë të vegjël nafte dhe një anije të ngarkesave të thata për drithëra, treguan të dhënat. Tre anijet që dolën nga ngushtica të mërkurën transportonin gaz të lëngshëm të naftës (LPG), qymyr dhe karburant nafte .

Të martën, një tanker i tipit Suezmax që transportonte 1 milion fuçi naftë bruto saudite doli nga ngushtica me transponderin e fikur, treguan të dhënat e Kpler.

Të mërkurën nuk pati asnjë tanker të përmasave jashtëzakonisht të mëdha (VLCC) apo tanker të gazit natyror të lëngshëm (LNG) që të kalonte përmes ngushticës. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara