Lajmet

​PSD nis peticion për faljen e gjobave gjatë pandemisë

Published

on

Partia Socialdemokrate po synon përmes peticionit qytetar, propozim ndryshimin e ligjit për faljen e gjobave të qytetarëve gjatë pandemisë.

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Dren Kukaj para mediave ka thënë se kanë përpiluar një projektligj për faljen e gjobave të pandemisë.

“Periudha kohore prej 15 marsit të vitit të kaluar deri më 15 maj të këtij viti. Synojmë 10 mijë nënshkrime të qytetarëve dhe të vendoset në rend të ditës në Kuvendin e Kosovës”, tha Kukaj.

Përmes peticionit qytetar, “Të falen gjobat e pandemisë”, Kukaj ka kërkuar që të largohen masat ekzistuese, duke shtuar se të njëjtat duhet të zbatohen nga të gjithë.

“Deri tash janë shqiptuar mbi 180 mijë gjoba. I ftojmë qytetarët qe t’i përgjigjen pozitivisht ftesës sonë”, tha Kukaj.

Sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Teutë Rrusta tha se në Kosovë gjatë pandemisë janë theksuar edhe më tej problemet si dhuna e varfëria.

“I kemi partitë politike që nuk kanë qenë fare të përgjegjshme, madje kanë qenë destruktive në raport me shëndetin publik. Nëae masa nuk i prek të gjithë njësoj ajo nuk vendos drejtësia. Kërkesa jonë është për drejtësi. Prej këtij ligji nuk amnistohen partitë politike. Ne ditëve në vijim do të jemi në secilën komunë të Kosovës. Peticioni fillon të enjten deri në mbledhjen e 10 mijë nënshkrimeve”, ka shtuar ajo.

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Aktualitet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Sport

Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Sportit, Bislim Bislimi, ka bërë të ditur se ndërtimi i Stadiumit Nacional të Kosovës është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, me një fond fillestar prej 4 milionë eurosh.

Sipas Bislimit, ky projekt do të vazhdojë edhe në vitet pasuese dhe vlera totale e investimit pritet të tejkalojë 20 milionë euro.

Ai theksoi se ndërtimi i Stadiumit Nacional konsiderohet një domosdoshmëri për zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Megjithatë, ende nuk është përcaktuar lokacioni ku do të ndërtohet stadiumi, ndërsa autoritetet kompetente pritet të dalin me vendim në fazat e ardhshme të projektit.

Continue Reading

Lajmet

​Mblidhet Kryesia e LDK-së

Published

on

By

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur të martën nënkryetarët dhe kryesinë e ngushtë të partisë për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Disa prej nënkryetarëve të cilën hyn në selinë e LDK-së thanë se ky është një takim konsultativ, derisa nuk bën të ditur nëse do të jap dorëheqje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se takimi i sotëm do të jetë vetëm konsultues.

Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.11 për qind të votave, që i sigurojnë 15 ulëse në Kuvend.

Continue Reading

Të kërkuara