Lajmet

PDK-ja me akuza në drejtim të Agim Bahtirit

Published

on

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë, i është kthyer konferencave për shtyp përmes sekretarit të saj, Valon Brahimi, i cili ka akuzuar qeverisjen lokale në këtë komunë të udhëhequr nga VV, për degradim institucional gjatë tetë viteve me radhë.

Sipas tij, mashtrimi qytetar ishte kauza që i parapriu ardhjes së Agim Bahtirit në pushtet dhe u bë parim që e përcjelli përgjatë tërë viteve të keqqeverisjes së tij. Ai theksoi se pushteti aktual i VV-së në krye me Agim Bahtirin, jo vetëm që nuk përmbushi premtimin e madh të hapjes së 15 mijë vendeve të punës dhe nuk e çrrënjosi korrupsionin, por qytetarin e rëndomtë mitrovicas e zhyti më tej në varfëri.

”Po bëhen pothuajse tetë vite që kur mori rrugë degradimi institucional në komunën e Mitrovicës… Mashtrimi qytetar ishte kauza që i parapriu ardhjes së Agim Bahtirit në pushtet dhe u bë parim që e përcjelli përgjatë tërë viteve të keqqeverisjes së tij… Pushteti aktual i VV-së në krye me Agim Bahtirin, jo vetëm që nuk përmbushi premtimin e madh të hapjes së 15 mijë vendeve të punës, por për më tepër qytetarin e rëndomtë mitrovicas e zhyti më tej në varfëri, jo vetëm që nuk e çrrënjosi korrupsionin, por për më tepër të njëjtën e trashi edhe më duke e stërmbushur administratën komunale me familjarë, miq, kushërinj, nipa e dhëndurë”, u shpreh Brahimi.

Brahimi potencoi zhvillimet e fundit në sektorin e arsimit në Mitrovicë, përkatësisht përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, për të cilat tha se u përcollën me tendencën e pushtetit komunal të VV-së, për të vendosur kontroll të plotë mbi institucionet arsimore, përmes instalimit të militantëve të tyre partiak në cilësinë e drejtorëve.

Ai përmendi shkarkimin e drejtorit të deritashëm të Drejtorisë së Arsimit, Ismet Ferizi, vetëm se nuk ka pranuar ndërhyrjen e kryetarit Bahtiri në punën e komisionit profesional të DKA-së. Ndërsa kritikoi edhe involvimin e ministres së arsimit, Arbërie Nagavci në këtë çështje.

“Shqetësues është fakti që në një proces i cili në kushte normale do të duhej të udhëhiqej nën frymën e ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë çështjen e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave, u karakterizua me involvimin direkt jo vetëm të kryetarit Bahtiri, i cili duke përdorur autoritetin e tij nga pozicioni i kryetarit, përmes ushtrimit të ndikimit u mundua të diktojë punën e komisionit profesional të DKA-së në funksion të realizimit të agjendës së tij politike, por për më keq edhe involvimin e ministres së arsimit Nagavci. Këtë e pohoi edhe vet Bahtiri dje kur kumtoi kinse arsyet e shkarkimit të drejtorit të DKA-së Ferizi…. Involvimi i ministres së Arsimit Nagavci në diskutime brenda ambienteve të zyrës së kryetarit Bahtiri se kush duhet të zgjidhet drejtor, me shami apo pa shami, para se komisioni të dërgojë emrat e propozuar të kandidatëve, flet për seriozitetin dhe vendosmërinë e pushtetit komunal të VV-së në ikje, që me çdo kusht dhe mjet për të vendosur kontrollin politik mbi këto institucione përmes politizimit të tyre me militantë partiakë”, ka thënë Brahimi.

Ai shtoi se përtej çdo denoncimi politik, medial dhe qytetar, logjikshëm rrjedh apeli se ky proces duhet të hetohet edhe nga organet kompetente ligj zbatuese në mënyrë që komunës dhe sektorit të arsimit në Mitrovicë t’iI kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur tash e tetë vite.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara