Lajmet

​Protestojnë punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, kërkojnë rikthimin në punë

Selime Bytyqi, punëtore e kësaj kompanie tha se kërkojnë një përgjigje nga institucionet.

Published

on

Punëtorët e “Kosova Thëngjillit” kanë protestuar të mërkurën para Qeverisë së Kosovës me kërkesë rikthimin në punë.

Kryetari i aksionareve i kompanisë “Kosova Thëngjilli”, Imer Restelica tha se vazhdimisht kanë pasur probleme me KEK-un, pasi siç tha ai, i ka lënë pa punë mbi 160 punëtorë dhe familje.

Ai tha se kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që punëtorët ta vazhdojnë punën.

Kompania e KEK-ut ka shpallur një padrejtësi ndaj neve, ne jem mbi 160 punëtorë dhe familje, prej viti 2003 jemi duke u larguar prej KEK-ut. Qëllimi i kësaj proteste është që të zgjidhet problemi. Pika e parë ka qenë kthimi në KEK dhe e dyta është vazhdimi i punës për punëtorët e “Kosova Thëngjillit”, të cilët padrejtësisht janë larguar prej KEK-ut… Ne kemi pasur vështirësi edhe me herët me këto kontrata, mirëpo vazhdimisht neve na shpallet kjo padrejtësi dhe jemi të dënuar në këtë aspekt, prandaj kemi ardhur për ta zgjedhur këtë problem”, tha ai.

Selime Bytyqi, punëtore e kësaj kompanie tha se kërkojnë një përgjigje nga institucionet.

Para një muaji kemi ardhur këtu dhe kemi protestu, kemi hyrë brenda katër veta dhe na kanë premtuar një përgjigje, mirëpo nuk ka përgjigje fare. Kemi ardh prapë me protestu sot, mirëpo po thonë që nuk është askush brenda. Kështu kemi mbet pa punë, na kanë ndërprerë thëngjillin, punëtorët kemi mbet rrugëve”, tha ajo.

Punëtori tjetër i “Kosova Thëngjillit”, Enver Sadiku, tha se nga pa punësimi janë të gatshëm ta dëmtojnë edhe vetën.

Jam ardh aty ku është vendi, këta duhet mu marr me mu, unë prej këtu s’kam ku me shku ma… Mos na detyroni na me shku në objektet tona dhe me marr mjete për me dëmtu vetveten, jemi në gjendje me dëmtu edhe vetveten për shkak të familjes”, tha ai.

Ndërsa drejtori i “Kosova Thëngjillit”, Sylejman Hajdini tha se Qeveria nuk ka asnjë arsye për t’i lënë pa punë këta punëtorë.

20% të rrogës ju kam jep punëtorëve vetëm me ja kryer obligimet KEK-ut… Pikë arsye nuk ka me na lenë kështu rrugëve, pse kemi harxhuar sasinë. E kemi harxhuar sasinë e thëngjillit dhe tash po na ndal. Kur e kam nënshkruar kontratën kom pas borxh dhe i kam treguar drejtorit të KEK-ut kur e kam nënshkruar kontratën që s’kam mundësi t’i paguajë dhe më ka thënë ‘nënshkruaje për hir të punëtorëve’”, tha ai.

Lajmet

Përplasje në KPK, raporton Blerim Isufaj

Published

on

By

Raportimi i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, para Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për punën e vitit 2025, është shoqëruar me tensione e debate me kryesuesin e këtij institucioni, Arian Gashi.

Përplasja nisi gjatë kohës kur anëtarët e Këshillit po i parashtronin pyetje Isufajt. Kryesuesi Arian Gashi ndërhyri duke i kërkuar kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale që vetëm t’u përgjigjet pyetjeve dhe të mos tentojë t’u bëjë pyetje apo të kërkojë llogari nga anëtarët e KPK-së.

Nga ana e tij, Isufaj — i cili ka mbajtur më parë postin e kryesuesit të KPK-së — u shpreh se po jepte argumentet e tij dhe se nuk po i bënte pyetje askujt. Megjithatë, Gashi u tregua i prerë duke deklaruar se rolet tashmë kanë ndryshuar dhe se është kryeprokurori ai që duhet të raportojë e të dëgjojë para Këshillit, e jo e kundërta. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadores së re zvicerane në Kosovë

Published

on

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin.

Haxhiu i ka uruar ambasadores mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj do të forcohen më tej marrëdhëniet mes Kosovës dhe Zvicrës.

Ajo ka theksuar se Kosova e vlerëson miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës, veçanërisht gjatë periudhave më të vështira, si dhe bashkëpunimin në fushat politike, ekonomike, zhvillimore dhe të sigurisë.

Haxhiu ka veçuar edhe rolin e mërgatës së Kosovës në Zvicër, duke thënë se ajo ka dhënë kontribut të rëndësishëm në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të të dyja vendeve.

U.D. Presidentja e ka siguruar ambasadoren Cattin Hennin për bashkëpunimin e plotë të institucioneve të Kosovës në avancimin e mëtejshëm të partneritetit mes dy shteteve./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Asociacioni i Komunave kritikon Ministrinë e Arsimit: Viti shkollor nisi, ju ende jo

Published

on

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësim për problemet me të cilat, sipas tij, ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka thënë se bazuar në informatat e pranuara nga drejtorët komunalë të arsimit, një numër i madh i nxënësve e kanë nisur mësimin pa tekstet shkollore, ndërsa shkollave u mungon edhe dokumentacioni i nevojshëm shkollor dhe kurrikular.

Sipas Asociacionit, shqetësuese janë edhe raportimet e prindërve se në disa raste mjetet financiare për blerjen e teksteve shkollore ende nuk janë transferuar.

AKK-ja ka kritikuar Ministrinë e Arsimit, duke vlerësuar se këto çështje është dashur të përfundohen para fillimit të vitit shkollor dhe jo pasi mësimi ka nisur.

“Mësimi ka filluar, Ministria ende jo!”, thuhet në reagimin e Asociacionit.

AKK-ja i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit që urgjentisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe të mos ua bartë komunave, shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve pasojat e vonesave në nivelin qendror.
“Nxënësit duhet t’i kenë librat dhe shkollat dokumentacionin që në ditën e parë. Arsimi nuk improvizohet!”, ka thënë ai./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti paralajmëron takime të reja me LDK-në

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar takime të reja me Lidhjen Demokratike të Kosovës sa i përket çështjes së presidentit. Ka deklaruar se përkundër kundërshtive brenda LDK-së, marrëveshja për emrin e Bekim Sejdiut për president, është ende valide.

Ai tha se takimet e reja me LDK-në do të zhvillohen për t’u gjetur zgjidhje.

“Flasim në Prishtinë për këto çështjet tjera. Këtu jemi për eficiencë të energjisë. Por, natyrisht, siç kam thënë mbrëmë, do të zhvillojmë edhe takime dhe mbledhje. Për neve marrëveshja politike është valide”, tha Kurti.

Ai nuk përjashtoi që një takim i tij me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të mbahet dikur më vonë, por konfirmoi se diçka e tillë nuk ndodhi në mëngjes.

“Jo se në mëngjes u nisa për Viti”, tha ai.

Kurti i bëri këto deklarata pas ceremonisë së përurimit të implementimit të masave të efiçiencës së energjisë në shkollën “28 Nëntori” në Viti.

Një ditë më parë, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Janina Ymeri, Armend Zemaj e Kujtim Shala dolën kundër marrëveshjes që kryetari i këtij subjekti e arriti me Vetëvendosjen për të propozuar Bekim Sejdiun për president. Madje marrëveshja u mbështet edhe nga Kryesia e partisë. Pa këto vota, votimi i Sejdiut duket i paarritshëm nëse nuk përfshihen parti të tjera shqiptare./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara