Lajmet

​Protestë e zhurma në mes opozitës dhe pozitës në Kuvendi

Nuk munguan as përplasjet e fyerjet.

Published

on

Opozita dhe pozita kanë bërë një protestë kundër njëra-tjetrës sot në Kuvendin e Kosovës, duke krijuar zhurma me goditjen me duar në tavolinat e tyre, por nuk munguan as përplasjet e fyerjet.

Fillimisht kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për raportin e Freedom House, duke theksuar se qeveria nuk ka thënë se po nisin hetimet për raportin në të cilën përmendet Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

Menjëherë ka reaguar kryetari i grupit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili kërkonte fjalën.

Kurse, Glauk Konjufca ia dha fjalën ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Derisa, Tahiri kërkonte fjalën, reagonte ministrja Haxhiu, të cilës Tahiri i tha që ta mbyll gojën, pasi ai po ia kërkonte fjalën kryesuesit të seancës.

“Zoti Tahiri nuk ke nevojë të qetësohesh, ju nuk kemi të drejtë t’i thoni mbylle ministres së Drejtësisë dhe akujt tjetër. Pse po shqetësohet se nuk po të kuptojë sepse ende nuk kemi dëgjuar për ato shurdhueset që i keni blerë”, tha Haxhiu.

Ministrja nisi fjalën por deputetët e PDK-së nisën në shenjë proteste të trokasin.

Derisa protesta e opozitës vazhdonte, kryetari i Kuvendit, Konjufca i kërkojë ministres që t’ia jap fjalën opozitës, por vet ministrja e kundërshtonte.

Kurse në momentin që Konjufca i dha fjalën Abelard Tahirit, deputetët e pozitës nisën protestën duke trokitur me duar.

Seanca vazhdoi me fjalimin e ministres dhe pastaj edhe Tahiri.

Aktualitet

Vdes 23-vjeçari që ra në kontakt me rrymën në Gjilan

Published

on

Ka vdekur një 23-vjeçar i cili ra në kontakt me energjinë elektrike ditën e djeshme në Gjilan.

I riu i cili i përkiste komunitetit serb fillimisht iu nënshtrua një operimi pasi ishte në gjendje shumë të rëndë e që më pas u transferua për kujdes intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK.

Mirëpo përkundër përpjekjeve nga mjekët, i riu vdiq sot në orën 06:45.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar pronari i objektit ku i ndjeri ra në kontakt me rrymën.

Continue Reading

Aktualitet

Avokati i Thaçit: Dëshmitë e Albright, Holbrooke e Dole do të përdoren në mbrojtje

Published

on

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka njoftuar se një numër i deklaratave të dëshmitarëve do të përdoren në procesin e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Prosper tha se bëhet fjalë për figura të njohura ndërkombëtare, si ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, diplomati Richard Holbrooke dhe senatori Bob Dole.

Sipas tij, dëshmitë që do të paraqiten kanë karakter shfajësues dhe janë thelbësore për ta vënë në kontekst aktakuzën e Prokurorisë.

“Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm kanë thënë se po e trajtojnë kërkesën. Janë shumë të informuar, mirë të informuara, sa i takon procesverbaleve, disa sqarime, dhe çështjes së këtyre dëshmitarëve. Pra sikurse mund ta vëreni ne kemi listë të gjërë dëshmitarësh, pra unë nuk mund të them këta emra në publik, megjithatë, bëhet fjalë për persona shumë të njohur, si sekretarja Albright, Richard Hoolbroke, senatori Doll etj. Informacioni që kemi është shfajësues, dhe është shumë e rëndësishme për ta vënë në kontekst, është informacion shfajësues, dhe kemi të bëjmë me informacion drejtpërdrejt me lëndën e Prokurorisë,” tha Prosper.

Sipas tij informacioni shfajësues merr peshë të madhe, po aq sa është gjyqtari që ka detyrën të hetojë lidhur me këtë informacion shfajësues.

“Një letër që e kam marrë nga qeveria e Amerikës: në fund thuhet nuk parashikojmë kohën sa i takon këtyre vendimeve, ne po punojmë me maksimumin e shpejtësisë së mundshme”, shtoi Prosper.

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve në Prizren për korrupsion

Published

on

Një zyrtar i Agjencisë së Pyjeve në Kosovë është arrestuar në Prizren nën dyshime për korrupsion, për arsye që i njëjti në bazë të hetimeve të Prokurorisë thuhet të ketë pranuar para nga qytetar me premtime se do t’u ndërmjetësojë rregullimin e dokumenteve për marrje me qira të pronave të Agjencisë.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prizren, 19 Gusht 2025 – Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) – Njësiti në Prizren, më datë 18.08.2025 ka arrestuar të pandehurin I.O., zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Ky arrestim është rezultat i masave të veçanta hetimore, të cilat Prokuroria Themelore në Prizren i ka aplikuar për një periudhë të caktuar kohore, duke siguruar prova të fuqishme dhe dëshmi të pakontestueshme. Nga hetimet dhe provat e grumbulluara është zbuluar se i dyshuari, duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit personal, duke pranuar para nga qytetarë të ndryshëm dhe duke u premtuar ndërmjetësimin për rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm për marrjen me qira të pronave nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

Aktualisht, i dyshuari ndodhet në ndalim 48 orësh, me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Prizren thekson se ky rast është shembull i qartë i efektivitetit të masave të veçanta hetimore dhe i vendosmërisë sonë në goditjen e korrupsionit.

Prokuroria mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të çdo individi që abuzon me funksionin publik dhe bie ndesh me ligjin.

Continue Reading

Aktualitet

Presidenca kërkon konstituimin e menjëhershëm të institucioneve

Published

on

Presidenca e Kosovës e ka cilësuar si “urgjencë shtetërore” krijimin e institucioneve pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar konstituimin e menjëhershëm të këtyre institucioneve.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”. Zvarritja e deritanishme ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare.”, thuhet nga presidenca.

Gjithashtu u  tha se ky institucion apelon tek të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit, në mënyrë që shteti të ecë përpara i konsoliduar dhe t’i përmbushë me sukses proceset e rëndësishme që e presin Kosovën në forcimin e pozitës së saj si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht.

Kuvendi ka njoftuar se nesër, e mërkurë në ora 11:00, do të vazhdojë seanca konstituive.

Continue Reading

Të kërkuara