Kronikë e zezë

​Prokuroria në Gjilan: Për vrasjen dhe plagosjen në Viti është arrestuar një person

Published

on

Paraditen e së kësaj të marte në komunën e Vitisë u plagosën tre persona, ku njëri nga ta ndërroi jetë.

Nga Prokuroria Themelore në Gjilan kanë treguar se e gjithë kjo ndodhi rreth orës 11:00, ku pati gjuajtje me armë zjarri.

Tashmë është arrestuar i dyshuari E.R dhe ndaj tij është lëshuar vendim mbi ndalim për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari E.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ’Vrasja e rëndë’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në komunikatën e Prokuror Themelore të Gjilanit. 

Aktualitet

Arrestohet 32-vjeçari në Fushë Kosovë, strehoi të dyshuarin që tentoi ta vras djalin e tij

Published

on

Një 32-vjeçar është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se strehoi të dyshuarin D.B, për plagosjen e djalit të tij në Stanoc të Vushtrrisë.

“I dyshuari, mashkull kosovar 32-vjeçar, është arrestuar  në qytetin e Fushë Kosovës, pasi dyshohet se ka strehuar dhe ndihmuar një person tjetër të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, e cila kishte ndodhur në muajin korrik 2025 në fshatin Stanovcë të Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndryshe, më 28 korrik rreth orës 18:00, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 27-vjeçar kishte mbetur i plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Autoritetet konfirmuan se ai është jashtë rrezikut për jetë dhe në vendin e ngjarjes ishin gjetur katër gëzhoja,/S.K/EO/PK/

Continue Reading

Aktualitet

Lojërat e fatit, arrestohen tre persona në Vushtrri

Published

on

Janë arrestuar tre persona në Vushtrri nën dyshimin se organizuan skema piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Policia ka njoftuar se pati prova se po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

“Në orët e pasdites së datës  24 shtator 2025, policia në Vushtrri, kanë arrestuar tre  persona të dyshuar për veprën penale ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Arrestimi i tre të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se brenda një lokali po zhvillonin  veprimtari te kundërligjshme të lojërave të fatit”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, tre telefona,  një  shumë  e  parave prej 525 euro, tiketa dhe dëshmi tjera relevante.

“Ndërsa pas intervistimit me aktvendimit  të prokurorit të rastit, tre të dyshuarve u  është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, tregon Policia./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Aktualitet

Plagoset një i mitur në Kijevë të Malishevës, arrestohen dy të dyshuar

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kijevë të Malishevës, ku një i mitur është plagosur në fshat me armë zjarri nga një i mitur tjetër dje në orët e pasdites.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes të miturve.

“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë,” thuhet në raport policor.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore/S.K/KP/PK

Continue Reading

Aktualitet

Dy të vdekur në një aksident në Zajm të Klinës

Published

on

Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, konfirmoi Gashi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, ndërsa kanë qenë të përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë./S.K/KP/PK

 

Continue Reading

Të kërkuara