Lajmet

​Prokurori: Faji i vetëm i viktimave të Mustafës ishte se i përkisnin një partie tjetër politike

Published

on

Në seancën e parë gjyqësorë në rastin e Salih Mutafës në Hagë, prokurori Cezary Michalzuk nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka thënë se viktimat e Salih Mustafës nuk përbënin kërcënim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por i përkisnin Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Na hapjen e procesit gjyqësor, Michalzuk ka thënë “viktimat e Salih Mustafës ishin të gjithë shqiptarë të Kosovës”.

“Këto viktima ishin të gjithë vendas, ishin shqiptarë të Kosovës dhe askush prej tyre nuk merrte pjesë në sulmet aktive në kohën kur janë arrestuar, rrahur dhe vrarë. Gjatë marrjes së tyre në pyetje të ndaluarit janë akuzuar se ishin spiunë, kolaboracionistë me serbët ose hajdutë. Realiteti është që në që fakt askush prej këtyre burrave nuk përbënte kërcënim ushtarak për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, disa po përpiqeshin të nxjerrin jetesën duke shitur mallra në tregjet lokale, të tjerë ishin civil, faji i vetëm i të cilëve ishte se i përkisnin një partie tjetër politike, Lidhjes Demokrate të Kosovës, LDK-së, e cila perceptohej në disa anëtarë të UÇK-së si kundërshtare politike”, ka thënë prokurori.

Në deklaratën hyrëse, prokurori ka thënë se Salih Mustafa që nga fillimi deri në përfundimin e konfliktit në Kosovë ishte përgjegjës dhe komandant i njësisë së UCK-së “BIA”.

Sipas prokurorit objekti ku pretendohet të jenë kryer krimet, i quajtur në seancë kompleksi i ndalimit në Zllashë, drejtohej nga anëtarë të UCK-së dhe grupi i udhëhequr nga Salih Mustafa.

“Ish pjesëtarë të brigadës 153 të UCK-së të vendosur në Zllashë do të dëshmojnë se në vitin 1999 ky kompleks ishte ekskluzivisht i përdorur dhe i zënë nga njësia BIA e cila ishte nën komandën e të akuzuarit, vet i akuzuari ka dëshmuar se ai ka qenë shpesh në Zllashë në periudhën e prillit dhe marsit të vitit 1999. ZPS do të parashtrojë prova nga disa dëshmitarë të cilët e vendosin gjithashtu të akuzuarin në kompleksin e ndalimit në Zllashë në kohë të ndryshme kritike për këtë çështje”, ka thënë prokurori.

Kjo është seanca e parë e gjyqit në rastin e Salih Mustafës, i akuzuari i parë i Speciales për krime të pretenduara të luftës.

Në fillim të kësaj seance, Salih Mustafa edhe njëherë është deklaruar u pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Lajmet

PDK vazhdon protestën para Qeverisë dhe i kërkon Deharit thirrjen e seancës konstituive

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të mbështetur edhe nga kolegët e Aleancës, kanë vazhduar sot bllokimin dhe protestën para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë revolte për moskonstituimin e Kuvendit.

Kësaj proteste sot i janë bashkuar edhe asamblistë e aktivistë të PDK-së nga Komuna e Ferizajt dhe Hani i Elezit, duke zgjeruar kështu pjesëmarrjen me struktura nga terreni.

Paralelisht me aksionin para Qeverisë, PDK i ka dërguar kërkesë zyrtare kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Deharit, që të thërrasë sot në orën 11:00 vazhdimin e seancës.

Përmes një shkrese të nënshkruar nga sekretarja e përgjithshme, Vlora Çitaku, i është rikujtuar Deharit se roli i tij është i përcaktuar strictly nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, duke kërkuar që të mos pengohet më tej procesi i konstituimit të institucioneve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Published

on

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, kërkesa është bërë më 28 gusht 2026, në bazë të kompetencave ligjore të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kërkesa vjen pasi Gjykata Themelore në Pejë, më 24 gusht 2026, ka nxjerrë aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast.

Raporti i kërkuar pritet të përfshijë kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë gjatë trajtimit të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 14-vjeçarit në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 23:41, ku ka humbur jetën një 14-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti për të Mitur, njësitet e Policisë, hetuesit, krim-teknika dhe Mjekësia Ligjore kanë dalë menjëherë në vendngjarje për ekzaminime dhe marrjen e provave materiale.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17 vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë”, njofton organit i ndjekjes.

Prokuroria Themelore në Prizren bëri të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hajnat depërtojnë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin dy pushkë gjuetie dhe 82 fishekë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij përmes një dritareje dhe kanë vjedhur armë dhe municion.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Murat Rashica”.

Sipas Policisë, nga shtëpia janë vjedhur dy pushkë gjuetie me leje dhe 82 fishekë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara