Kuriozitete

​Profesori që ruhet në gjendje të ngrirë

Bedford, ishte profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, dhe autor i disa librave në fushën e tij.

Published

on

Doktor James Bedford më 12 janar të vitit 1967, bëhet personi i parë që ruhet kryonikalisht ose në gjendje të ngrirë, me qëllim të ringjalljes në të ardhmen.

Bedford, ishte profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, dhe autor i disa librave në fushën e tij. Pak orë pas vdekjes nga kanceri, trupi i Bedfordit u vendos në temperaturë të caktuar nën-zero gradë celsius.

Me testament, 73-vjeçari kishte lënë edhe 100 mijë dollarë që të përdoreshin për mirëmbajtjen e trupit në gjendje të ngrirë.

Që nga ajo kohë, 12 janari festohet si Dita e Bedfordit nga ata që besojnë në këtë mënyrë ruajtje për t’u kthyer në jetë kur mjekësia të jetë në gjendje të shërojë çdo sëmundje.

Kuriozitete

Tsutomu Yamaguchi – i mbijetuar dy herë nga bombat atomike

Published

on

Tsutomu Yamaguchi, i lindur më 16 mars 1916 në Nagasaki, mban titullin unik si personi i vetëm që është njohur zyrtarisht nga qeveria japoneze si i mbijetuar nga të dy bombardimet atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.

Më 6 gusht 1945, Yamaguchi ndodhej në Hiroshima për një udhëtim pune për kompaninë Mitsubishi Heavy Industries.

Rreth 3 km larg qendrës së shpërthimit, ai u godit nga valët tronditëse, humbi dëgjimin në njërin vesh, u verbua përkohësisht dhe u dogj rëndë në anën e majtë të trupit. Pavarësisht plagëve, gjeti strehim gjatë natës dhe u kthye në Nagasaki ditën tjetër.

Më 9 gusht, pasi u paraqit në punë, ku rrëfeu përvojën në Hiroshima, përjetoi edhe bombardimin e dytë. Edhe këtë herë ndodhej rreth 3 km larg nga qendra e shpërthimit dhe mbijetoi me më pak lëndime fizike, por pati ethe dhe të vjella nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

Në vitin 1957, Yamaguchi u njoh zyrtarisht si ‘hibakusha’ (i mbijetuar) nga bombardimi në Nagasaki. Vetëm në mars të vitit 2009 qeveria japoneze pranoi zyrtarisht që ai kishte mbijetuar nga të dyja bombardimet, status që u konfirmua më 24 mars 2009.

Yamaguchi e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij duke avokuar për çarmatimin bërthamor, duke shkruar kujtime dhe poezi, si dhe duke marrë pjesë në një dokumentar të shfaqur në OKB më 2006 që përfshinte 165 të mbijetuar të dyfishtë (‘nijū hibakusha’).

Ai ndërroi jetë më 4 janar 2010 në Nagasaki, në moshën 93-vjeçare, nga kanceri në stomak. Historia e tij, nga mbijetesa e dy bombardimeve atomike të ndara, deri te angazhimi ndërkombëtar kundër armëve bërthamore, është dëshmi e forcës njerëzore e kujtesë e dhimbshme e tmerrit që sjell lufta bërthamore.

Continue Reading

Kuriozitete

Ia ndaloi rregullatori i reklamave, Zara largon imazhet e modeleve “shumë të dobëta”

Published

on

Rregullatori i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar, Autoriteti i Standardeve të Reklamimit (ASA), ka ndaluar dy reklama të Zara-s, pasi sipas tyre përshkruajnë modele të konsideruara “jashtëzakonisht të dobëta”.

Reklamat e Zara-s të publikuara në maj, paraqisnin një modele të veshur me një këmishë të bardhë të madhe me “klavikulën e saj të spikatur” të theksuar nga dizajni i këmishës dhe një modele tjetër me një fustan të shkurtër të bardhë, pamja “e dobët” e të cilit theksohej nga dizajni.

ASA vendosi që këto imazhe janë të papërshtatshme dhe urdhëroi Zara-n të mos i përdorte më ato.

Sipas mbikëqyrësit, një efekt hijeje u përdor për ta bërë njërën nga këmbët e modeles të dukej “dukshëm e hollë”.

Ata shtuan se pozicioni i krahëve të sipërm dhe i nyjeve të bërrylave të modeles e bënte trupin e saj të dukej “jashtë proporcionit”.

Zara konfirmoi se kishte ndryshuar listat e produkteve pas marrjes së ankesës dhe kishte hequr imazhet.

 

Continue Reading

Kuriozitete

Nga strategjia te kreativiteti – përfitimet surprizuese të shahut në jetën tuaj

Published

on

Shahu nuk është vetëm një garë mendore mes dy lojtarësh, por ushtrim i thellë intelektual që ndihmon në formësimin e trurit dhe karakterit. Kjo lojë ka kaluar kohën e kufijtë gjeografikë, duke u bërë pjesë e përditshme e jetës në dhoma pritjeje, biblioteka publike, shkolla e sheshe në të gjithë botën.

Shahu është më shumë se sport intelektual, është mënyrë për të ndërtuar mendje të mprehtë, të qëndrueshme e më të aftë për të përballuar sfidat e jetës.

Pavarësisht moshës apo përvojës, një tabelë shahu është gjithmonë një ftesë për të ushtruar trurin.

Por përse shahu konsiderohet kaq i dobishëm për zhvillimin e trurit?

1. Zhvillon aftësinë për të menduar me empati

Për të qenë një lojtar i suksesshëm, nuk mjafton të mendosh vetëm për lëvizjen tënde – duhet të hysh në mendjen e kundërshtarit. Kjo aftësi për të kuptuar mendimet dhe qëllimet lidhet ngushtë me konceptin psikologjik të “teorisë së mendjes”, që është thelbësor për marrëdhënie sociale të suksesshme.

2. Forcon kujtesën afatshkurtër dhe atë vizuale

Lojtarët e shahut janë të ekspozuar ndaj kombinimeve të mundshme gjatë lojes, i detyron të mbajnë mend pozicione, skema, strategji, sfidë që stërvit kujtesën vizuale dhe atë logjike në të njëjtën kohë. Ata që luajnë hah kanë performancë më të mirë në teste që kërkojnë rikujtim e njohje të shpejtë të modeleve.

3. Nxit mendimin strategjik dhe planifikimin në afatgjatë

Çdo lëvizje në shah është një hap drejt një qëllimi të madh. Loja nxit lojtarin të planifikojë disa hapa para, duke marrë parasysh të gjitha mundësitë dhe kundërveprimet. Kjo formë mendimi është e dobishme jo vetëm në lojë, por edhe në jetë, nga menaxhimi i kohës deri tek marrja e vendimeve të rëndësishme.

4. Rrit fleksibilitetin mendor dhe zgjidhjen e problemeve të reja

Lojtarët përballen me situata të reja që kërkojnë zgjidhje. Kjo përfshin zhvillimin e asaj që quhet inteligjencë fluide, aftësia për të analizuar probleme të panjohura dhe reaguar në mënyrë efikase. Loja përmirëson shpejtësinë e përpunimit të informacionit, duke i bërë lojtarët më të shpejtë në vendimmarrje.

5. Zhvillon kreativitetin dhe mendimin divergent

Në kontrast me idenë se shahu është ogjikë e ftohtë, loja kërkon mendim krijues. Kur situatat në lojë nuk janë të zakonshme, lojtarët gjejnë zgjidhje kreative e dalin jashtë rregullave standarde. Një eksperiment në Indi tregoi se fëmijët që luanin shah kishin rezultate më të mira në teste të kreativitetit krahasuar me ata që nuk luanin.

6. Përmirëson përqendrimin dhe vetëkontrollin

Një ndeshje shahu mund të zgjasë orë të tëra, çdo gabim kushton humbjen e lojës. Kjo kërkon nivel të lartë përqendrimi dhe vetëdisiplinimi. Aftësia për të qëndruar i fokusuar për një kohë të gjatë është e rëndësishme jo vetëm në shah, por edhe në arsim, punë dhe situata të jetës së përditshme.

7. Ndihmon në rregullimin e emocioneve dhe menaxhimin e stresit

Shahu i mëson lojtarët të menaxhojnë presionin emocional e të përballen me humbjen në mënyrë konstruktive. Përmes lojës, individi mëson të ruajë qetësinë, të mendojë para se të veprojë dhe të mësojë nga gabimet pa u zhgënjyer. Këto aftësi janë të rëndësishme për mirëqenien psikologjike.

8. Mbron trurin nga plakja e hershme

Ka shumë dëshmi se aktivitetet mendore komplekse, si shahu, ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve njohëse te të moshuarit. Studime kanë sugjeruar se njerëzit që merren rregullisht me lojëra si shahu, kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.

Continue Reading

Kuriozitete

Regjistrohet rrufeja 829 kilometra e gjatë

Published

on

Organizata Botërore Meteorologjike ka vendosur rekord të ri botëror për rrufenë më të gjatë një rrufe e jashtëzakonshme prej 829 kilometrash në një zonë të njohur për stuhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komiteti i WMO për Ekstremet e Motit njofton se rrufeja më e gjatë në botë ndodhi në tetor 2017 gjatë një stuhie të madhe në SHBA, duke përshkuar 829 km nga lindja e Teksasit deri afër Kansas City. Do të duheshin rreth 8-9 orë me veturë ose të paktën 90 minuta me avion për ta përshkuar.

“Vetëtimat janë të mrekullueshme, por dhe të rrezikshme, duke marrë shumë jetë çdo vit. Kjo ngjarje tregon sa larg mund të përhapen rrufetë, duke rrezikuar aviacionin dhe shkaktuar zjarre”, tha Celeste Saulo, sekretare e përgjithshme e WMO.

Komiteti i WMO për Ekstremet e Motit e konfirmoi rekordin me ndihmën e teknologjive të reja satelitore. Ky rekord është 61 kilometra më i gjatë se ai i mëparshmi në SHBA më 29 prill 2020 (768 km). Gabimi i matjes është ±8 km.

Rrufja ndodhi në Rrafshinat e Mëdha të Amerikës së Veriut, një zonë e njohur për stuhitë Mesoskalare Konvektive që mundësojnë “mega-rrufe”.

Ajo u zbulua përmes analizës së përsëritur me ndihmën e satelitit GOES-16.

“Ky rekord tregon fuqinë e natyrës e përparimin shkencor në dokumentimin e ekstremeve. Ka të ngjarë që në të ardhmen të zbulohen më të mëdha”, tha Randall Cerveny nga WMO. Arkivi i WMO ruan të dhënat për ekstreme, përfshirë temperaturat, erën, reshjet, breshrin, rrufetë, tornado e ciklonet tropikale.

Continue Reading

Të kërkuara