Shëndet
Problemet në vjeshtë, simptomat dhe kurat
Këto simptoma cilësohen ndryshe edhe simptomat e “depresionit të vjeshtës”.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiNëse do të flisnim për disa probleme të përbashkëta që na shqetësojnë në këtë stinë, padyshim që do të ishin: zymtësia, melankolia, dhimbja e kokës, etj. Këto simptoma cilësohen ndryshe edhe simptomat e “depresionit të vjeshtës”.
Ndryshimi i stinës
Tani ditët sa vijnë dhe po bëhen më të shkurtra, shiu u kthye përsëri… Pas diellit dhe të nxehtit të verës erdhi edhe vjeshta, e cila pothuajse të gjithëve u merr humorin e mirë dhe i bën të zymtë. Ekspozimi më i paktë në diell në fakt influencon negativisht në humorin tonë. Është llogaritur se rreth 15% e popullsisë vuan nga ndryshimi i sezonit, duke përjetuar një rritje të humorit të keq, dhimbje koke, nervozizëm… pra një “depresion vjeshte”. Nuk është thjesht një supozim në realitet, sepse zvogëlimi i intensitetit të dritës së diellit ul nivelet e serotoninës në organizëm dhe ju bën më të lodhur, të humbur, madje dhe depresivë.
Simptomat
Depresioni i vjeshtës manifestohet me hipersoninë (gjumë i tepruar që vazhdon për të paktën një muaj), uljen e humorit, me rritjen e oreksit, që për pasojë çon në shtim në peshë, humbjen e kënaqësisë, frenim psikomotor, përqendrim të dobët, ndjenjë faji, madje edhe me mendime për vdekjen.
Por si mund të luftohet ky depresion?
Shumë seks
Duhet të bëni një jetë seksuale mjaft aktive, ashtu si në verë. Seksi zhvillon endorfinën, e cila përfaqëson antidepresantin tonë natyror!
Ushqim i shëndetshëm
Gjatë kësaj periudhe duhet mbajtur një regjim i shëndetshëm ushqimor, pa i “besuar” duhanit, kafeinës dhe pijeve alkoolike për t?ju mbajtur në formë apo në humor të mirë. Preferoni ushqime energjike dhe të gjalla. Shijoni produktet e stinës. Kjo jo vetëm ju ndihmon të qëndroni në formë, por edhe ju “integron” me periudhën që po jetojmë. Pra, rrushi, dardha, hurmat e agrumet janë ilaçi më i mirë. Por edhe perimet mund të dhurojnë humorin e mirë, falë përmbajtjes së hekurit, beta-karotenit, luteinës dhe mos harroni bishtajoret, që kthehen në qendër të vëmendjes e ju shoqërojnë me furnizimin me vitamina për të gjithë dimrin. Një supë e mirë me bishtajore dhe perime jo vetëm furnizon organizmin, por me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, ju përmirëson ndjesitë e jashtme dhe largon mendimet e trishtuara.
Qëndroni ulur sa më pak të mundeni
Duhet të mos qëndroni ulur shumë në kolltuk, sepse do të dekurajoheni nga koha e keqe. Edhe pse koha është e keqe, ju gjithsesi duhet të dilni, apo të merreni me diçka, ndërsa qëndroni në shtëpi. Lëvizni gjithmonë.
Jetojeni fundjavën
E shtuna dhe e diela duhet të jetohet sa më shumë. Kështu që përpiquni të organizoni fundjavat jashtë, me miqtë ose edhe vetëm, duke vizituar qytete artesh, vende interesante etj. Por një mënyrë shumë e mirë për fundjavat tuaja janë edhe qendrat e mirëqenies, të estetikës etj. Pra fjala më me vend është që të qëndroni aktiv.
Bëni fitnes
Aktiviteti fizik i vazhdueshëm është një nga metodat natyrale më efikase për të luftuar atë që anglezët e quajnë “gjendje e dëshpëruar”. Shumë simulant është ambienti i palestrës, i pëlqyeshëm, i frekuentuar nga shumë persona, me të cilët mund të shkëmbehet ndonjë fjalë, ndërsa koha kalon shumë shpejt. Kështu që lëvizja është një antidot i fuqishëm.
Qeshni
Qeshni edhe kur nuk ju qeshet. Kujtoni situata qesharake, momente të bukura kur ishit të lumtur. Po kështu ju mund të lexoni revista apo katalogë për të vendosur se ku do të shkoni me pushime verën e ardhshme. Ndizni qirinj, pini një gotë verë, lexoni një libër, apo shihni një film teksa qëndroni të mbuluar me një batanije të ngrohtë.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
2 weeks agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Ngjarjet e rëndësishme të vitit 2025
Kur u vendos 1 janari, cilat data festoheshin më herët si ditë e Vitit të Ri
REL: Ku na la viti 2025, sipas statistikave?
UBT në vitin 2025: Arritjet, sfidat dhe perspektivat për të ardhmen
“Bllokadat janë inekzistente”, Kurti thotë se shumë shpejt do ta takojë presidenten Osmani
Afër 70% të votave të numëruara, pesë kandidatët më të votuar te partitë më të mëdha
Viti 2025: Mbi 26 mijë raste penale, 18 vrasje dhe konfiskime mbi 112 milionë euro në Kosovë
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
UBT në vitin 2025: Arritjet, sfidat dhe perspektivat për të ardhmen
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
-
Rajoni1 month agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
