Lajmet

​Presidenti gjerman Steinmeier pranon se ka gabime në politikën ndaj Rusisë

Kjo erdhi pas kritikave nga zyrtarë ukrainas dhe polakë për qëndrimin e tij dashamirës dhe të afërt me Rusinë.

Published

on

Pas kritikave nga zyrtarë ukrainas dhe polakë për qëndrimin e tij dashamirës dhe të afërt me Rusinë, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier pranoi se ishte gabuar në vlerësimet e tij.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier pranoi për herë të parë se ka bërë gabime në politikën ndaj Rusisë. Kjo erdhi pas kritikave nga zyrtarë ukrainas dhe polakë për qëndrimin e tij dashamirës dhe të afërt me Rusinë.

“Këmbëngulja ime për Nord Stream 2 ishte një gabim i qartë. Ne u qëndruam besnikë urave, të cilave Rusia nuk u besonte më, gjë për të cilat na kishin paralajmëruar partnerët tanë”, tha Steinmeier gjatë një konference për mediat në Berlin.

E hidhur është gjithashtu se “ne dështuam në krijimin e një shtëpie të përbashkët evropiane, në të cilën përfshihet edhe Rusia. Dështuam me qasjen për të përfshirë Rusinë në një arkitekturë të përbashkët sigurie”, tha presidenti Steinmeier.

Këto deklarata të Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier erdhën pas kritikave që kishin shprehur së fundi në intervista për mediat gjermane ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk dhe zëvendëskryeministri polak Jaroslaë Kaczynski. Ata e kritikuan atë se nuk ka mbajtur qëndrim dhe nuk është shprehur lidhur me gjykimet e tij të gabuara, veçanërisht gjatë kohës që ishte ministër i Jashtëm, shkruan DË.

Kritika nga Ukraina

Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk, ishte shprehur për gazetën “Tagesspiegel” se Steinmeier nuk ka qenë i prerë në qëndrimin e tij për të hequr dorë nga politika ndaj Rusisë. Ai tha se Steinmeieri ndërtoi për dekada një rrjet kontaktesh me Rusinë duke shtuar se “për Steinmeierin, marrëdhënia me Rusinë ishte dhe mbetet diçka themelore – madje e shenjtë.”

Melnyk tha po ashtu se edhe njerëz të lidhur me Steinmeierin si Jens Plötner, këshilltar për politikën e jashtme i kancelarit Olaf Scholz dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Andreas Michaelis, si dhe shumë ambasadorë të rëndësishëm ndjekin gjithashtu qëndrimin e Steinmeierit për afërsi me Rusinë.

Ambasadori i Ukrainës në Berlin refuzoi po ashtu të merrte pjesë në një koncert paqeje me artistë rusë të organizuar në rezidencën presidenciale nga Steinmeier.

Thirrje për shtim të trupave amerikane në Evropë

Edhe zëvendëskryeministri polak Jaroslaë Kaczynski kritikoi në një intervistë me gazetën “Ëelt am Sonntag” politikën e jashtme të Gjermanisë dhe tha se Polonia “nuk është e kënaqur me rolin e Gjermanisë në Evropë”. Në intervistë Kaczynski bëri thirrje po ashtu për një rritje prej 50% të trupave amerikane në Evropë për të luftuar me zjarret e reja të sigurisë në kontinent.

Përgjegjësinë për luftën e mban Putini

Gjatë konferencës për shtyp Presidenti gjerman Frank-Ëalter Steinmeier tha se ai kishte menduar se Putini nuk do të arrinte deri aty sa të pranonte shkatërrimin e plotë ekonomik, politik dhe moral të vendit të tij për çmendurinë e tij perandorake. “Në këtë pikë unë kam gabuar, si të tjerët.” – u shpreh Steinmeier.

Presidenti gjerman tha se përgjegjësinë për luftën e mban shefi i Kremlinit, Vladimir Putin.

“Ne nuk duhet ta marrim këtë përgjegjësi mbi vete. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të rishqyrtojmë disa gjëra ku kemi bërë gabime”, tha Steinmeieri duke shtuar se me një Rusi nën Putinin nuk do të ketë “kthim në status quo-në e para luftës”.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara