Lajmet

​Pozita dhe opozita mirëpresin rezolutën e Shqipërisë kundër Martyt, shihet si rrethanë e re

Kuvendi i Shqipërisë me 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratoi atë rezolutë.

Published

on

Pozita dhe opozita në Kuvendin e Kosovës mirëpresin miratimin e rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë kundër raportit të ish senatorit Dick Marty. Megjithatë vlerësojnë se nuk mund të ketë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në punën e Gjykatës Speciale në Hagë.

Rezoluta mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, ku i bëhet thirrje edhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, të bëjë një rishikim të Rezolutës 1782, që shërbeu si pikënisje për ngritjen e Speciales, nga pushteti shihet si rrethanë e re, e cila nuk dihet si mund të finalizohet dhe të gjejë përkrahje në KiE.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thotë për KosovaPress, se e njëjta sikur të miratohej vite më parë, ndoshta do të kishte efekte më të mëdha, pasi sipas saj, në situatën aktuale në Gjykatën Speciale, nuk është prezantuar ndonjë lidhshmëri mes raportit të Dick Martyt dhe aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së.

“Aktualisht nuk është prezantuar në Gjykatën Speciale ndonjë lidhshmëri mes këtij raporti me aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së. Prandaj në situatën aktuale nuk jam e sigurt nëse do të prodhojë ndonjë efekt të drejtpërdrejt në atë se çka është duke trajtuar procesi në Gjykatën Speciale, për faktin se ende nuk janë të kompletuara aktakuzat se me cilat pretendime po mbahen krerët e UÇK-së në Hagë. Përderisa vullneti i Kuvendit të Shqipërisë është prezantuar përmes këtij raporti, ndoshta ka munduar të ketë efekt sikur të ishte bërë më herët”, thotë ajo.

Ajo shtoi se mbetet të shihet si do të shkojë më tej inicimi i Shqipërisë në këtë çështje, mirëpo konsideron se prej momentin kur ka dal raporti i Dick Martyt, Kosova dhe Shqipëria është dashur të kenë vëmendje të natyrës tjetër për të mos lejuar të finalizohet në atë mënyrë.

“Këto janë rrethana të reja të cilat nuk e dimë si mund të finalizohen. Nuk e di sa mundet me pas dhe si e gjenë mbështetjen në Këshill të Evropës. Është kritike për krejt situatën e krijuar që në atë raport shumë kontrovers dhe gjithë pasaktësinë që e ka prezantuar Dick Marty, ka prodhuar një efekt i cili thash po vazhdon me lënë pasojat e veta, edhe pse pa lidhshmërinë faktike. Por situata, apo rrethana, inicimi i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë mbetet të shihet si do të shkojë më tutje. Prej momentin kur ka dal është dashur që Shqipëria dhe Kosova të kenë një vëmendje të natyrës tjetër që mos me lënë mu finalizu siç është finalizuar. Por tashmë gjendemi para faktit të kryer. Kështu që, në këtë situatë nuk mundemi me thënë që ajo çka mundet me prodhu diçka të re në KiE, por ne si komb duhet të bëjmë më të mirën e mundshme që UÇK të ketë statusin që e meriton”, shton ajo.

Nga ana tjetër, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë për KosovaPress, se rezoluta do të ndihmojë në zbardhjen e një të vërtetet që nuk ka pasur trafikim të organeve dhe se ai raport ka qenë i bazuar në të dhënat politike të Serbisë. Ai thotë se miratimi i rezolutës kundër raportit të Martyt dhe zhvillimet në Gjykatën Speciale janë dy zhvillime të ndara.

“Kjo rezolutë e ndihmon zbardhjen e një të vërtete që nuk ka pasur trafikim të organeve dhe se ai raport ka qenë i bazuar në të dhënat politike të Republikës së Serbisë. Nuk e shoh atë debat të ndërlidhur me zhvillimet në Gjykatën Speciale, atje është një proces tjetër, ky ka qenë një proces tjetër…Raporti i Dick Marty ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe Kosovës. Është temë sensizitve që duhet të trajtohet seriozisht dhe të jetë në funksion të zbardhjes së vërtetës. E vërteta është shumë e thjesht, lufta jonë për liri ka qenë luftë e drejtë, e pastër. Të gjitha pretendimet tjera janë pretendime të cilat shteti i Kosovës duhet t’i trajtojë me seriozitet. Jo me një mendim dhe entuziazëm politik, por seriozisht në funksion të mirës së Kosovës dhe së drejtës së vendin tonë”, thekson Tahiri.

Ndërkohë, shefja e deputetëve të mazhorancës nënvizon se shumica aktuale nuk e ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale.

“Shumica aktuale nuk e ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciale, e dina si ka shkuar votimi në vitin 2015, kur është finalizuar në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht, tash nuk është më diskutimi çështja e fateve individuale, është trajtimi komplet i një koncepti për luftën e drejt që është bërë në Kosovë. Por tash jemi në situatën që jemi dhe me pasoja që tashmë duhet shikuar si shtet si mund t’i përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë ajo.

Kuvendi i Shqipërisë me 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratoi rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”.

Mes tjerash, aty vlerësohet se të gjitha pretendimet e ngritura për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte, ndaj dhe duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lajmet

Më 24 dhe 25 tetor mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Mjekësore në UBT

Published

on

By

Parku Inovativ i UBT-së në Lipjan do të jetë mikpritës i Konferencës Ndërkombëtare për Mjekësi, Infermieri dhe Shkenca Teknike Mjekësore, e cila do të zhvillohet më 24 dhe 25 tetor.

Ngjarja është akredituar zyrtarisht si aktivitet i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), duke u ofruar profesionistëve shëndetësorë mundësinë e marrjes së pikëve kredituese.

Aktiviteti u dedikohet infermierëve, biokimistëve, teknikëve të radiologjisë, anesteziologjisë, farmacisë, si dhe profesionistëve të tjerë të fushës. Sipas vendimit të akreditimit, pjesëmarrësit aktivë do të shpërblehen me 20 pikë EVP, ndërsa ata pasivë me 15 pikë.

Kostoja e pjesëmarrjes është 20 euro. Të gjithë të interesuarit duhet të kryejnë pagesën në llogarinë bankare të UBT-së në BPB, ta dërgojnë dëshminë me e-mail në [email protected] dhe ta paraqesin atë fizikisht ditën e ngjarjes për të konfirmuar pjesëmarrjen.

Continue Reading

Lajmet

Protesta vazhdon para Kuvendit, hidhen mjete piroteknike

Published

on

Protesta para Kuvendit të Kosovës po vazhdon edhe pas miratimit në lexim të parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirat përreth Kuvendit, ndërsa gjatë protestës janë hedhur mjete piroteknike në drejtim të objektit. Si pasojë, është thyer edhe një dritare e Kuvendit.

Situata është tensionuar edhe më tej me ardhjen e ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila është pritur me thirrje nga protestuesit, ndërsa gjatë hyrjes së saj në Kuvend janë hedhur mjete piroteknike në drejtim të saj.

Gjatë protestës ka pasur edhe përplasje fizike me antarin e VV Sami Kurteshi. Sipas raportimeve, Kurteshi është përplasur me disa protestues, pas një konflikti në mesin e turmës.

Sulm fizik është raportuar edhe ndaj gazetarit Jeton Sopa, i cili po raportonte nga protesta.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është miratuar në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës.

Megjithatë, miratimi në lexim të parë nuk e përfundon procesin parlamentar. Protestuesit po kërkojnë që ndryshimet ligjore të kalojnë edhe në leximin e dytë, në mënyrë që procedura të përfundojë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

PDK kërkon votimin e dytë për Specialen sot në orën 17:30

Published

on

By

Pasi projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara kaloi në lexim të parë me 91 vota për, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që procedura ligjvënëse të mos vonohet dhe akti normativ të miratohet përfundimisht po gjatë ditës së sotme.

Në emër të grupit parlamentar të PDK-së, deputeti Arian Tahiri ka paraqitur zyrtarisht një mocion përmes të cilit i kërkohet parlamentit që shqyrtimi i dytë dhe votimi final i këtij projektligji të caktohet për në orën 17:30.

Gjatë replikës së tij me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deputeti Tahiri theksoi se situata kërkon përgjegjësi të lartë politike dhe reagim të shpejtë institucional, duke sjellë në vëmendje edhe protestën e veteranëve e qytetarëve që po zhvillohet jashtë ndërtesës së Kuvendit.

“Kuvendi i Kosovës është i rrethuar me qytetarë që kanë ndjeshmëri për këtë temë, andaj nuk duhet të veprojmë sikur nuk po ndodh asgjë. UÇK-ja është mbi secilën parti politike dhe është e të gjithëve. Të gjithë duhet ta mbrojmë dhe të vazhdojmë të jemi krenarë me të”, u shpreh Tahiri në foltoren e Kuvendit.

Nisma e PDK-së për përshpejtimin e procedurave pritet të hidhet në votim nga kryesia e Kuvendit, në kohën kur grupet parlamentare po përpiqen të koordinojnë hapat e mëtejshëm për këtë projektligj. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

BE-ja dhe Gjermania paralajmërojnë për rritje të sulmeve hibride ruse në Evropë

Published

on

By

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se Rusia po rrezikon drejtpërdrejt jetët e qytetarëve në Evropë përmes sulmeve hibride, sabotimeve dhe shkeljes së hapësirave ajrore.

E shoqëruar nga kryeministri moldav Vasile Tofan në Bruksel, Kallas dënoi shkeljen e fundit të hapësirës ajrore të Moldavisë nga raketat dhe dronët rusë gjatë fundjavës, duke e cilësuar atë si plotësisht të papranueshme.

Në të njëjtën linjë, kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi për intensifikim të fushatave hibride ruse, përfshirë sulmet kibernetike dhe fluturimet e paautorizuara të dronëve. Merz rikonfirmoi mbështetjen e Berlinit për Ukrainën përballë goditjeve ndaj infrastrukturës energjetike, ndërsa Moska vazhdon t’i mohojë të gjitha akuzat e Perëndimit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara