Kronikë e zezë

​Policia: Nuk ka të lënduar nga zjarri në “Viva Fresh” në Ferizaj

Veseli tregoi për se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, ku edhe kanë ndërhyrë policia, zjarrfikësit e ambulancat.

Published

on

Një zjarr ka përfshirë qendrën tregtare “Viva Fresh Store” në Ferizaj. Fatmirësisht nga ky zjarr nuk ka të lënduar konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tregoi për se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, ku edhe kanë ndërhyrë policia, zjarrfikësit e ambulancat.

“Policia ka pranuar informacionin rreth orës 00:11, se qendra tregtare ‘Viva Fresh’ ishte kapluar nga zjarri. Ekipet e Policisë, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vend të ngjarjes. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikës të Ferizajt, Shtimes, Kaçanikut, Lipjanit, Gjilanit, Vitisë, Kamenicës dhe Prishtinës meqenëse zjarri ka qenë i madh”, tha ai për KosovaPress.

Veseli thotë se ende nuk dihen shkaqet që çuan deri te zjarri në këtë qendër.

“Për shkaqet se si ka ardhur deri te zjarri, ekipet e Policisë hetimet lidhur me zjarrin dalin më vonë, dmth është në proces të hetimit. Nuk ka pasur të lënduar dhe as punëtorë brenda pasi që ngjarja ka ndodhur në ora 00:11”, tregoi Veseli. 

Lajmet

Një shtetas i huaj theret me thikë në Gjakovë, dërgohet për mjekim në QKUK

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, pasi dyshohet se ishte therur me thikë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës, teksa viktima dyshohet se ka pasur dy plagë kur ka pranuar trajtim mjekësor.

Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK teksa Policia ka nisur hetimet për rastin./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

68 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se 68 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 27 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se janë shqiptuar 1 mijë e 173 gjoba trafiku.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 17 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Published

on

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u aksidentua më datë 1 nëntor në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të rënda që kishte marrë gjatë aksidentit, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Sipas raportit të Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Plagosje me armë zjarri në Durrës, qëllohet një 33-vjeçar

Published

on

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar dje në lagjen nr. 2 të qytetit të Durrësit, ku sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 33 vjeç është qëlluar në këmbë, në zonën e thembrës, dhe është transportuar me makinë drejt spitalit rajonal. 

Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se i plagosuri nuk ka pranuar të japë deklarime mbi rrethanat e ngjarjes apo identitetin e autorit të mundshëm.

Aktualisht, nuk dihen motivet dhe rrethanat e plota të incidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 03.11.2025, rreth orës 16:20, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi M. D., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është dëmtuar në këmbë (në zonën e thembrës), me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara