Kronikë e zezë

​Policia largon disa pengesa në rrugë në Zubin Potok

Policia e Kosovës është duke kryer hetime lidhur me rastin.

Published

on

Policia e Kosovës ka hasur në disa pengesa me drunj në disa rrugë në Zubin Potok, gjatë patrullimeve dhe hetimeve me qëllim parandalimin e dukurive të kundërligjshme në kufi.

Në një komunikatë për medie bëhet e ditur se të enjten Policia Kufitare ka larguar pengesat për të liruar për qarkullim rrugën dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë në fshatin Bube në komunën e Zubin Potokut.

“Më datën 03.03.2022 në orën 20:15 , në fshatin Bube, komuna e Zubin Potokut, patrulla policore në rrugë ka vërejtur të vendosura disa pengesa me drurë të cilat ishin vendosur në rrugë me qëllim për të penguar qarkullimin e automjeteve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësi të tjera patrulluese kufitare dhe kanë larguar pengesat (drunjtë) për të liruar për qarkullim rrugën dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë në këtë lokacion”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës është duke kryer hetime lidhur me rastin përderisa është e përkushtuar drejt realizimit të objektivave strategjike për të parandaluar aktivitetet kriminale, kontrabandën dhe krimin transkufitar. Të gjitha veprimet policore ndërmerren në bashkërendim me autoritetet kompetente vendore.

Lajmet

Këshilli Prokurorial i Kosovës pezullon nga detyra prokurorin Beqë Shala

Published

on

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK),ka pezulluar nga detyra prokurorin Beqë Shala, i cili u arrestuar dje në Prizren nën dyshimin për ryshfet.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), njofton se, në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore, pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), përmes të cilit është konfirmuar se është iniciuar hetim penal ndaj të pandehurit Beqë Shala, prokuror në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, ka vendosur unanimisht që të pezullojë përkohësisht nga detyra zyrtare prokurorin Beqë Shala, deri në një vendim tjetër të Këshillit, përkatësisht deri në përfundimin e procedurës penale që është në zhvillim e sipër”, thuhet në njoftimin e KPK-së.

Gjithashtu, KPK njofton se ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të paanshmërisë, integritetit dhe efikasitetit të procedurës penale hetimore, si dhe për të garantuar zhvillimin e pandikuar të procedurës si dhe ruajtjen e besimit të publikut në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës./S.K/EO/PK/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet mjeku nga Vushtrria për ryshfet

Published

on

Një mjek është arrestuar sot në Vushtrri, nën dyshimin për marrje të ryshfetit, ku bëhet e ditur se i dyshuari është Avdullah Vojvoda, e që po i njëjti ishte denoncuar vitin e kaluar edhe për sulm seksual ndaj një pacienteje. 

Për këtë kanë njoftuar edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e  Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dhe pas zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka arrestuar një (1) mjek në Vushtrri me iniciale A.V., me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. I njëjti akuzohet se në këmbim të mjeteve monetare ka lëshuar vërtetime të ndryshme mjekësore për qytetarët”, thuhet në njoftim të prokurorisë.

Me vendim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vdes gruaja nga Gjakova pasi ra nga ndërtesa

Published

on

Një grua ka vdekur në Gjakovë pasi e njëjta ka rënë nga lartësia e një ndërtese ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë, si pasojë e lëndimeve trupore ku më pas mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Për rastin, policia tha se kanë nisur hetimet./S.K/PK/

 

Continue Reading

Lajmet

Operacion antidrogë në Berat, arrestohet 27-vjeçari

Published

on

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë dhe kanabis është sekuestruar nga policia e Beratit gjatë operacionit antidrogë të koduar “Alfa”.

Sipas të dhënave paraprake, në pranga është vënë një 27 vjeçar nga Vlora, i cili e kishte ndarë lëndën narkotike në doza, gati për shitje.

Në fund të operacionit u sekuestruan 1 kilogramë e 530 gramë kokainë, 7.5 kilogramë cannabis, peshore elektronike, municion luftarak, elektroshok dhe aparat celular.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, raporton A2CNN./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara