Kronika e zezë

​Policia e Kosovës fillon fushatën 16-ditore kundër dhunës në familje

Kjo fushatë do të realizohet përmes shpërndarjes së materialit promovues – fletushkave.

Publikuar

Policia e Kosovës si institucion i ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në kuadër të detyrave dhe autorizimeve që i përkasin, që nga themelimi i saj ka trajtuar me seriozitetin e duhur rastet e dhunës në familje, me ç’rast në vazhdimësi ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese për pasojat e dhunës në familje, duke potencuar se dhuna nuk ndalet pa u raportuar dhe pa u trajtuar nga organet kompetente.

“Duke ditur ndjeshmërinë e tyre edhe qasja e policisë karshi rasteve të dhunës në familje është; parandalimi për dhunën në njërën anë si dhe trajtimi i rasteve më seriozitet, ka bërë që raste e tilla të vijnë duke u raportuar më shpesh, ndër vite”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në vazhdën e realizimit të aktiviteteve, me qëllim parandalimin e rasteve të tilla, me datën 25.11.2022, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me zyrën e UN- Women, ka filluar zbatimin e fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”.

Kjo fushatë do të realizohet përmes shpërndarjes së materialit promovues – fletushkave, të cilat përmbajnë këshilla për ndërmarrjen e masave në parandalimin e dhunës në familje si dhe raportimin e këtyre rasteve në Policinë e Kosovës që bartin mesazhin “Ndal dhunën në familje”, ku të njëjtat do të shpërndahen tek qytetarët e të gjitha qyteteve të Kosovës pavarësisht moshës.

Kjo fushatë sensibilizuese do të vazhdojë deri me datën 10 dhjetor 2022 me aktivitete të ndryshme sensibilizuese, siç janë: takimet njoftuese me qytetarë, ligjërata në institucione shkollore, takime në nivelin e institucioneve shtetërore, duke mos lënë anash edhe segmentin e rëndësishëm dhe kontribuues pra angazhimin e shoqërisë civile. 

Kronika e zezë

Dy të arrestuar në Prizren, dyshohet se katër vjet më parë kanë bërë shpërlarje të parave

Policia njofton se rasti kishte ndodhur më 1 qershor 2019.

Publikuar

nga

Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërlarje të parave”.

Policia njofton se rasti kishte ndodhur më 1 qershor 2019, ndërkaq të dyshuarit një mashkull dhe një femër janë arrestuar ditën e djeshme.

“Më 27.09.2023 janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë, nën dyshimin se vite më parë kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, ka njoftuar policia.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë

Nuk raportohet për të lënduar.

Publikuar

nga

Mëngjesin e sotëm një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën C në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale në Prishtinë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, gjersa vetura është dëmtuar tërësisht.

“Aktualisht policia ka nisur ndërrmarjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë, u kapën me drogë

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Publikuar

nga

Zyrtarët policorë në Gjakovë kanë ndaluar S.K. dhe atij i është gjetur një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jeta marihuanë.

Më pas, Policia e ka kontrolluar banesën e tij, ku jetonte edhe S.L. Aty janë gjetur lëndë narkotike, fara kanabisi, peshore, pesë telefona dhe një thikë.

Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë është 30,88 gr dhe 1.04 gr fara të kanabisit.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Kapet me narkotikë një person në Pallatin e Drejtësisë

Tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Publikuar

nga

Është arrestuar një person në Pallatin e Drejtësisë pasi u kap me drogë.

Tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar.

“Pallati i Drejtësisë, Prishtinë 16.09.202 – 03:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 7 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme 5 gramë. Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara