Sport

​Pochettino për Messin: Nuk është në formë

Published

on

Mauricio Pochettini është shprehur shumë i lumtur me debutimin e Lionel Messit për skuadrën e tij, por ai ka thënë se argjentinasi është larg formës së tij më të mirë.

Messi debutoi me PSG-në në fitoren ndaj Reims me rezultat 2-0 ku të dy golat i realizoi Kylian Mbappe duke e zëvendësuar Neymarin në minutën e 66 të ndeshjes.

“Ai bëri mirë. Jam shumë i lumtur që debutoi sepse ishte shumë e rëndësishme për të. Ai është shumë larg formës së tij më të mirë, por po stërvitet shumë mirë. Do të kthehet më i përgatitur pas ndeshjeve ndërkombëtare. Presim më të mirën nga ai”, tha Pochettino.

Leo Messi kaloi në PSG si lojtar i lirë pasi nuk arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës më Barcelonën.

Sport

​Skriniar mund t’ia bëjë ‘tradhtinë’ e madhe Interit

Published

on

By

Ish- mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është një objektiv i Juventusit për afatin kalimtar të janarit, kur bardhezinjtë do të kërkojnë një zëvendësues për të dëmtuarin Gleison Bremer.

Qendërmbrojtësi brazilian Bremer pritet të qëndrojë jashtë fushës për të paktën gjashtë muaj pasi pësoi një lëndim në gju në ndeshjen e fundit të Champions League kundër RB Leipzig javën e kaluar.

Prandaj, Juventusi do të kërkojë një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit dhe sipas raportimeve , emri i ri në axhendën e “Bianconerëve” është ish-ylli i Interit dhe Sampdorias, Skriniar.

Reprezentuesi sllovak ka humbur minutazhën nën drejtimin e Luis Enrique në PSG, pasi ka grumbulluar vetëm 111 minuta në fushë në Ligue 1. Ai ka një pagë të lartë, 10 milionë euro në vit plus shtesa, por Juventus duket i gatshëm të diskutojë një marrëveshje të mundshme me PSG.

Gjatë intervistës së tij të fundit me DAZN të dielën, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli konfirmoi se bardhezinjtë mund të kërkojnë një qendërmbrojtës të ri në afatin kalimtar të dimrit: “Është ende shumë herët për të thënë, kështu që do të shohim se si do të reagojë skuadra dhe nëse ka ndonjë mundësi në janar.”

Lojtarë të tjerë, si qendërmbrojtësi i Arsenalit, Jakub Kiëior dhe Sam Beukema i Bolonjës, janë lidhur me një lëvizje në janar në Torino për të zëvendësuar Bremerin.

Continue Reading

Sport

​Nadal njofton largimin nga tenisi

Published

on

By

Ikona e tenisit Rafael Nadal ka konfirmuar se do të tërhiqet nga sporti i tenisit pas finales së Davis Cup 8 në Malaga në nëntor.

Jam këtu për t’ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Kanë qenë disa vite të vështira, veçanërisht këto dy të fundit. Nuk kam mundur të luaj pa kufizime. Është një vendim i vështirë që më ka marrë shumë për të bërë, por në këtë jetë, çdo gjë ka një fillim dhe një fund dhe ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund një karriere të gjatë dhe të suksesshme, më mirë nga sa mund ta imagjinoja ndonjëherë”, deklaroi kampioni i 22-të i Grand Slam-it.

Më bën shumë të emocionuar që turneu im i fundit do të jetë Kupa Davis që përfaqëson vendin tim“”, ka thënë më tutje 38 vjeçari./UBTnews/

Continue Reading

Sport

​Lëndohet Paqarada, humb ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron

Published

on

By

Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.

Dardanët sot po zhvillojnë seancën e radhës stërvitore, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.

Continue Reading

Sport

​Shpalosen detaje nga vdekja e futbollistit grek 31 vjeçar

Published

on

By

Futbolli grek u trondit mbrëmjen e 9 tetorit pas vdekjes së papritur të mbrojtësit të kombëtares, George Baldock, i cili u gjet i pajetë në pishinën e shtëpisë së tij. Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së futbollistit, ndërsa mësohet se prej disa orësh familjarët kishin humbur kontaktin me të.

Gruaja 31-vjeçarit, e cila ishte në Angli së bashku me vajzën e tyre, po përpiqej të kontaktonte me lojtarin grek, por s’kishte arritur. Ajo telefonoi pronarin e shtëpisë që Baldock kishte marrë me qira, në mënyrë që ai të mund të shkonte dhe zbulonte se çfarë po ndodhte.

Pronari shkoi në banesë dhe gjeti futbollistin 31-vjeçar të vdekur në pishinën e tij. Sipas informacioneve të protothema.gr, Baldock kishte të paktën 5 orë që qëndronte i vdekur në pishinë, ndërsa më shumë të dhëna që pritet të dalin pas autopsisë.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë edhe gjurmët e gishtërinjve në shtëpinë ku humbi jetën 31-vjeçari. Në trupin e tij raportohet se nuk ka shenja dhune.

Continue Reading

Të kërkuara