

Shëndeti
Pijet që dëmtojnë imunitetin
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNëse po përpiqeni të jeni të shëndetshëm, mund të jetë mirë që të shmangni këto pije.
Është gjithmonë e rëndësishme të kujdeseni për imunitetin, veçanërisht tani gjatë një pandemie. Nëse po përpiqeni ta forconi atë, duhet të shmangni këto pije.
Blini kafe me qumësht me shije të ndryshme
Restorante të ushqimit të shpejtë. ndër të tjera, shpesh ofrojnë kafe me qumësht, e cila ka një shije shtesë siç janë shurupet e frutave. Këto pije janë plot sheqer dhe mund t’ju japin shpejt një dozë energjie, por ato nuk funksionojnë mirë në imunitet.
Hulumtimet sugjerojnë se sheqeri i shtuar stimulon proceset inflamatore në trup, dhe rrit rrezikun e disa sëmundjeve.
Pije alkoolike
Alkooli, veçanërisht nëse konsumohet vazhdimisht, dobëson funksionin imunitar për të nxjerrë shpejt bacilet nga trupi. Është gjithashtu e mundur që njerëzit, të cilët kanë probleme me alkoolizmin, të kenë një rrezik më të lartë për të zhvilluar probleme të frymëmarrjes, veçanërisht të traktit të sipërm respirator.
Pije të gazuara
Ato nuk janë vetëm të këqija për linjën tuaj, ato janë gjithashtu të këqija për imunitetin. Këtu përsëri problemi është te sheqeri i shtuar, por edhe natriumi. Të dy janë irritues të sistemit imunitar dhe mund të shkaktojnë procese inflamatore.
Lëngjet e frutave
Ato janë gjithashtu një burim i sasive të mëdha të sheqerit – glukozës dhe fruktozës. Fruktoza stimulon ruajtjen e yndyrës në trup dhe ndikon në hormonet, gjë që na bën më të uritur. Glukoza, nga ana tjetër, rrit nivelin e sheqerit në gjak.
Nutricionistët këshillojnë që është më mirë të hani fruta të plota sesa të pini lëngje frutash, shkruan Eat This.

Konsumatorët e kafesë në të gjithë botën shënuan një fitore javën e kaluar, pasi shkencëtarët arritën në përfundimin se gratë që pinë kafe në moshën e mesme kanë më shumë gjasa të plaken shëndetshëm.
Analiza e tyre, e prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për të Ushqyerit, zbuloi se gratë që pinin rreth tre filxhanë të vegjël kafeje në ditë kishin më shumë gjasa të ishin fizikisht aktive dhe pa probleme kronike shëndetësore ose probleme njohëse më vonë në jetë.
“Këto rezultate, sugjerojnë që zakonet e vogla dhe të qëndrueshme formësojnë shëndetin afatgjatë”, tha në një deklaratë Sara Mahdavi, një nga autoret e studimit dhe profesoreshë e asociuar e shkencës ushqyese në Universitetin e Torontos.
Studimet kanë identifikuar një sërë përfitimesh për ata që pinë kafe duke ulur rrezikun e çdo gjëje, nga diabeti i tipit 2 deri te vdekja nga kanceri i zorrëve. Gjetjet e reja janë në përputhje me “konsensusin e vjetër” mbi përfitimet shëndetësore të kafesë, sipas Bertil Fredholm, i cili hulumtoi se si kafeina ndikon në trup në Institutin Karolinska në Suedi.
Shumica e njerëzve e shijojnë kafenë e mëngjesit, duke e ditur se është e sigurt dhe ndoshta edhe një pjesë e shëndetshme e rutinës së tyre, por, nëse dikush nuk kafe, provat nuk sugjerojnë që duhet ta filloj zakonin për arsye shëndetësore.
Shëndeti
Duken të shëndetshme, por janë të rrezikshme: Perimet në qese mund t’ju sëmurin
Published
4 hours agoon
June 16, 2025
Ndoshta blini ushqime të caktuara për të kursyer kohë kur përgatitni vakte. Perimet me gjethe jeshile të lara në qese, si marule a spinaq, duken si zgjedhje e mirë nëse po përpiqeni të ushqeheni shëndetshëm.
Sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, perimet e lara në fakt, nuk janë opsioni më i sigurt. Bakteret dhe kontaminimi janë më të zakonshme nga sa mendoni kur bëhet fjalë për këtë lloj produkti.
“Edhe pse konsumatorët presin si komoditet ashtu edhe siguri, realiteti është se perimet e lara në qese vazhdojnë të përfaqësojnë një nga artikujt më të rrezikshëm në supermarkete, për shkak të potencialit për kontaminim gjithë zinxhirit të furnizimit”, thotë Darin Detwiler, profesor i politikave ushqimore në Universitetin Northeastern dhe autor i librit Siguria Ushqimore: E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja.
Ai shmang blerjen e perimeve të tilla pikërisht për shkak të rrezikut të kontaminimit serioz me bakterien Escherichia coli.
“Kur shikoni shpërthimet e kaluara, sallatat e paketuara shpesh kanë qenë shkaku kryesor i sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi, disa prej tyre kanë çuar në shtrim në spital, dështim të veshkave (sindroma hemolitike uremike) dhe madje edhe vdekje”, thotë Detwiler.
Shumë faktorë në zinxhirin e furnizimit çon në kontaminimin e perimeve jeshile me patogjenë si E. coli, listeria ose salmonela, të cilat mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, shkruan HuffPost, përcjell Telegrafi.
“Zarzavatet me gjethe të paketuara lahen e përpunohen në sasi të mëdha, lejon që patogjenët të përhapen më shpejt”, shton Olivia Roszkowski, shefe kuzhine dhe instruktore për aftësitë e kuzhinës me bazë bimore dhe sigurinë ushqimore në Institutin e Arsimit Kulinar në Nju Jork.
Shpërthimet e lidhura me perimet me gjethe ndodhin më shpesh nga sa mund të prisni, kështu që në vitin 2020, FDA nisi një plan veprimi për të zvogëluar llojet e ndryshme të E. coli në perimet me gjethe, dhe plani u përditësua në vitin 2023.
Lloji Escherichia coli O157:H7, i cili prodhon toksinën shiga, shoqërohet me shpërthime të shkaktuara nga marule dhe është shumë i rrezikshëm sepse një sasi shumë e vogël është e mjaftueshme për të shkaktuar sëmundje serioze.
“Ky rrezik nuk është teorik, është konfirmuar vazhdimisht në praktikë”, tha Detwiler.
Ekziston mundësia që patogjenët të vijnë në kontakt me perimet edhe pasi mbërrijnë në fabrikat e përpunimit.
Perimet që blini në një qese zakonisht vijnë nga disa ferma të ndryshme, gjë që e bën të vështirë gjurmimin e origjinës dhe rrit rrezikun e kontaminimit. Perimet me gjethe përpunohen në fabrika të centralizuara dhe shpërndahen, gjë që u përshtatet prodhuesve, por jo konsumatorëve nga pikëpamja e sigurisë ushqimore.
“Perimet nga ferma të ndryshme përzihen, lahen dhe paketohen së bashku, kështu që një gjethe e infektuar mund të kontaminojë mijëra qese në disa vende”, shpjegon Detwiler.
Nëse po mendoni, “Epo mirë, do t’i laj perimet e mia të para-lara vetëm për të qenë më i sigurt”, mendoni përsëri. Larja në shtëpi nuk i bën perimet më të sigurta sepse uji nuk mund t’i largojë të gjithë patogjenët, pohon Detwiler.
Shpëlarja shtesë mund të sjellë baktere të reja që janë në sipërfaqen e punës ose lavaman.
“Perimet e para-lara nuk duhet të rilahen në shtëpi, pasi kjo mund të çojë në ndotje nëse lavamani, enët, pajisjet ose duart e personit që përgatit vaktin nuk pastrohen dhe dezinfektohen siç duhet.”
E vetmja mënyrë për të hequr patogjenët është trajtimi termik, nxehtësia i vret ato. Problemi me sallatën është se konsumohet gjallë, gjë që e bën edhe më të vështirë uljen e rrezikut të sëmundjeve të transmetuara nga ushqimi.
Rekomandime nëse ende blini perime në qese:
Kontrolloni datën e skadimit;
Blini vetëm aq sa planifikoni të hani në një ose dy ditët e ardhshme;
Kushtojini vëmendje freskisë;
Shmangni qeset që janë të lagështa, sepse një mjedis me lagështi favorizon zhvillimin e baktereve;
“Kontrolloni që marulja të duket e freskët, pa pjesë të zbehura a të zbardhura, kjo tregon ruajtje të dobët. Shmangni qeset me gjethe të rrëshqitshme.
Shmangni luhatjet e temperaturës:
Pas blerjeve, mos i lini perimet në makinë, garazh ose banak të ngrohtë kuzhine.
“Shmangni ndryshimet e papritura të temperaturës sepse ato shkaktojnë kondensim dhe krijojnë një mjedis të lagësht dhe të ngrohtë të favorshëm për rritjen e baktereve dhe prishjen më të shpejtë”, thotë Roszkowski.
Ruani perimet siç duhet:
Perimet jeshile mbahen në frigorifer në një temperaturë prej 4°C ose më të ulët, blini koka marule në vend të perimeve të pastruara tashmë Blerja kërkon një hap shtesë larjeje dhe tharjeje, por e zvogëloni ndjeshëm rrezikun e kontaminimit.
“E gjithë koka ka më pak sipërfaqe për kontaminim të mundshëm krahasuar me zarzavatet me gjethe të prera paraprakisht dhe të përziera në qese”, thotë Detwiler.
Ai këshillon larjen e tyre nën ujë të rrjedhshëm të ftohtë, pa i zhytur, për të hequr papastërtinë, mbeturinat dhe patogjenët e mundshëm. “Lani ato në shtëpi menjëherë para konsumimit.”
Shëndeti
Si të hidratoheni si duhet në verë? Pesë këshilla kryesore për t’u mbrojtur nga dehidratimi
Published
6 hours agoon
June 16, 2025
Vera dhe temperaturat e larta mund të çojnë shpejt në dehidratim, nëse nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme marrjes së lëngjeve.
Dehidratimi nuk është shkaktar i lodhjes e dhimbjeve të kokës, ndikon në shumë funksione, përfshirë tretjen, ekuilibrin e elektroliteve, funksionin e zemrës.
Rekomandohet të ndiqen disa këshilla për të ruajtur hidratimin e duhur gjatë ditëve të nxehta dhe për të mbrojtur trupin nga pasojat negative të dehidratimit.
Më poshtë paraqesim pesë mënyra efektive për të ruajtur hidratimin optimal.
Pini mjaftueshëm ujë gjatë ditës
Hapi më i rëndësishëm për ruajtjen e hidratimit është marrja e rregullt e ujit. Të rriturit të pinë të paktën 2 deri në 2.5 litra ujë në ditë, e madje edhe më shumë në kushte të ngrohta. Është e këshillueshme që uji të pihet në sasi të vogla gjatë gjithë ditës, në vend që të pritet derisa të ndjeni etje.
Etja është shenjë se dehidratimi fillestar ka ndodhur, është e rëndësishme të jeni proaktivë në marrjen e lëngjeve. Edhe pse lëngjet tjera janë të dobishme, uji mbetet mënyra më e pastër dhe më e shëndetshme e hidratimit.
Përfshini fruta dhe perime të pasura me ujë
Përveç ujit, frutat dhe perimet mund të jenë burim i shkëlqyer hidratimi. Shumë lloje frutash dhe perimesh përmbajnë përqindje të madhe uji, gjë që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup. Kastraveci, domatja, shalqiri, portokalli dhe luleshtrydhet janë veçanërisht të pasura me ujë.
Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina, minerale dhe fibra që mbështesin hidratimin dhe shëndetin e përgjithshëm. Shtoni në vakte e ushqime të lehta për të rritur marrjen e lëngjeve ndërsa shijoni ushqime të shëndetshme.
Shmangni alkoolin dhe kafeinën
Edhe pse shumë njerëz e shijojnë kafenë, çajin apo alkoolin, këto pije kanë efekt diuretik, e stimulojnë trupin të nxjerrë më shumë lëngje sesa merr. Kjo mund të çojë në dehidratim, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta. Ekspertët rekomandojnë uljen e konsumit të alkoolit dhe pijeve me kafeinë, pasi ndikojnë negativisht në ekuilibrin e lëngjeve në trup. Nëse pini kafe ose alkool, është e rëndësishme të kompensoni humbjen e lëngjeve me konsum shtesë uji.
Pini pije me elektrolite
Gjatë ditëve të nxehta, kur djersitemi, përveç ujit është e nevojshme të rimbushen elektrolitet si natriumi, kaliumi dhe magnezi. Elektrolitet ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup dhe mbështesin funksionimin e duhur të muskujve dhe sistemit nervor. Pijet sportive me pak sheqer mund të jenë mënyrë e shkëlqyer për të zëvendësuar elektrolitet e humbura. Pirja e pijeve me elektrolite është veçanërisht e rëndësishme për ata që kalojnë kohë në diell.
Bëni pushime të shkurtra dhe të rregullta në hije
Ekspozimi në diell rrit nevojën për hidratim. Përveç marrjes së rregullt të ujit, është e rëndësishme të kaloni kohë në hije, nëse qëndroni në ambient të hapur.
Ekspozimi ndaj temperaturave të larta rrit rrezikun e dehidratimit dhe goditjes nga nxehtësia, prandaj kujdesuni të ndërprisni aktivitetet në intervale të rregullta dhe të freskoheni në vende të mbrojtura.
Ruajtja e hidratimit në verë nuk është çështje komoditeti, por aspekt thelbësor i kujdesit për shëndetin. Ndiqni këto hapa të thjeshtë për ta kaluar sezonin e nxehtë në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme.

Një studim i botuar në BMJ Nutrition, Prevention & Health shqyrtoi të dhënat e më shumë se 28,000 të rriturve, që u anketuan mbi cilësinë e dietës dhe simptomat depresive.
Njerëzit që ndoqën dietë kufizuese, veçanërisht burrat dhe njerëzit me indeks të masës trupore të konsideruar mbipeshë, kishin më shumë gjasa të kishin simptoma më të larta të depresionit.
Njerëzit që raportuan dietë me më shumë ushqime të ultrapërpunuara, karbohidrate të rafinuara, yndyrna të ngopura, mish të përpunuar dhe ëmbëlsira kishin më shumë gjasa të raportonin nivele të larta të depresionit, ata që hanin më shumë dietë mesdhetare kishin rrezik më të ulët për depresion.
“Gjetjet sugjerojnë kujdes me dietat kufizuese ose të pabalancuara, veçanërisht për njerëzit që tashmë përjetojnë stres ose sfida të lidhura me peshën”, tha autori kryesor i studimit, Venkat Bhat.
Bhat sugjeron që zgjedhja e ndryshimeve të balancuara dhe të qëndrueshme në dietë që plotësojnë nevojat ushqyese dhe marrin në konsideratë ndikimet individuale psikologjike mund të ndihmojnë në minimizimin e efekteve të mundshme negative në humor.
Kur kufizimi mund të ndikojë në depresion
Ka disa arsye pse kufizimi i kalorive i parë në studimin më të fundit shoqërohet me ndikim negativ në shëndetin mendor. Dietat me pak kalori që rezultonin në humbje peshe për njerëzit e klasifikuar si mbipeshë ose obezë shoqëroheshin me simptoma të reduktuara të depresionit.
Kjo mund të jetë për shkak të ndryshimeve fiziologjike, lëvizshmërisë së përmirësuar fizike ose rritjes së reagimeve pozitive sociale, nisja e dietës me kalori të kufizuara pa përjetuar humbje peshe, ose përjetimi i ‘ciklit të peshës’ mund të mos sjellë përmirësime në depresion e mund të jetë frustruese ose dekurajuese për individët, duke shkaktuar një rritje të depresionit.
Kur kaloritë janë të kufizuara ose nuk ofrohen mjaftueshëm lëndë ushqyese, mund të ketë ndërprerje në proceset fizike që çon në lodhje, probleme me gjumin dhe vështirësi në përqendrim. Modelet ekstreme të dietave janë të lidhura me rritjen e ankthit dhe një rrezik më të lartë për një çrregullim të të ngrënit.
Gjetja e ekuilibrit
Mënyra se si një person i përgjigjet një diete ndryshon midis individëve, rezultatet e studimit nxjerrin në pah nevojën për rekomandime të personalizuara dietike dhe konsiderimin e faktorëve psikologjikë përveç shëndetit fizik, tha Bhat.
Me kaq shumë këshilla kontradiktore kur bëhet fjalë për ushqyerjen dhe cila është qasja më e mirë për ushqyerjen tuaj, studiuesit rekomandojnë këshillimin me një profesionist përpara se të filloni ndonjë përpjekje për humbje peshe.

Historia që fshihet pas Diamantit të Kuq Winston!

Gratë që konsumojnë kafe plaken shëndetshëm

“E ka një ofertë shumë të mirë ekonomikisht”, Ademi e sqaron situatën e selektorit Foda

Luvri mbyll dyert për shkak të turizmit masiv

Rita Ora shkëlqen në skenë në Wembley për “Summertime Ball” përkrah yjeve të mëdhenj

Gavrillo Millosavleviq lirohet nga akuza për krime në burgun e Dubravës më 1999

Laura Fazliu lufton për medalje të bronztë në Botërorin e Xhudos

Rifreskimi i Tesla Model X sjell përmirësime të vogla, por rrit çmimin

Duken të shëndetshme, por janë të rrezikshme: Perimet në qese mund t’ju sëmurin
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet2 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 weeks ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore