Shëndeti

​Pesë truqe të thjeshta për të shkrirë shpejt dhjamin e barkut

Published

on

Fajtorët kryesorë për dhjamin e barkut janë dieta jo e shëndetshme dhe shmangia e stërvitjes.

Lajmi i mirë është se në luftën kundër dhjamit në bark nuk duhet të paguani tarifa të shtrenjta anëtarësie, as të rregulloni orarin tuaj për të arritur në palestër, mjafton të vraponi në shtëpi dhe të ndiqni këto pesë këshilla.

Ushtrimet në shtëpi

Ushtroni rregullisht në një biçikletë të palëvizshme ose rutine, këto janë stërvitje të shkëlqyera për djegien e kalorive, rritjen e forcës dhe qëndrueshmërisë. Për më tepër, shtimi i stërvitjes interval, stërvitja e pjerrësisë dhe forcës mund të ndihmojë më tej me humbjen e yndyrës në bark.

Kërkoni ndihmë profesionale

Është gjithashtu një ide e mirë të punësoni një trajner privat, i cili mund t’ju udhëheqë në të gjitha fazat e humbjes së peshës. Ata kanë njohuritë e nevojshme, kuptojnë se cilat janë sfidat tuaja dhe dinë si t’ju mbajnë të motivuar.

Ndryshoni dietën tuaj

Eliminoni ushqimin e shpejtë dhe ushqimet e përpunuara dhe kaloni në një dietë të ekuilibruar të përbërë nga drithëra, bishtajore, yndyra thelbësore, fruta dhe perime. Gjithashtu, eliminoni alkoolin.

Merrni shumë proteina

Proteinat stimulojnë metabolizmin dhe rrisin masën e muskujve, e cila nga ana tjetër çon në rritjen e djegies së kalorive dhe përfundimisht humbjen e peshës. Burimet e mira të proteinave si produktet e qumështit, bishtajoret dhe arrat duhet të konsumohen rregullisht.

Bëni një gjumë të mirë

Nëse vuajmë nga mungesa e gjumit, trupi ynë nuk mund ta metabolizojë ushqimin siç duhet. Nivelet e hormoneve që na bëjnë të uritur rriten, dhe ato që stimulojnë ndjenjën e ngopjes bien. Kjo është arsyeja pse akumulojmë më shumë yndyrë në stomak, shkruan Pinkvilla.

Shëndeti

Njihuni me ushqimet që lehtësojnë tretjen në stomak

Published

on

Është e rëndësishme të ruani një sistem të shëndetshëm tretës dhe për fat të mirë ka ushqime që ndihmojnë për këtë. 

Bollgur

I shijshëm, i shëndetshëm dhe është i pasur me fibra beta-glukane, e cila lidhet me bakteret e shëndetshme në sistemin tretës. Gjithashtu ngadalëson tretjen e ushqimit, prandaj jemi të ngopur më gjatë dhe në këtë mënyrë parandalohet ngrënia e tepërt.

Farat e lirit

Janë me fibra e dihet se probiotikët dhe prebiotikët shpërbëhen nga trupi dhe marrin baktere të mira të dobishme për sistemin tretës.

Arra

Arrat, përveçse janë të shijshme, nxisin formimin e baktereve të mira, si dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kumbullat e thata

Përmbajnë fibra të patretshme dhe të tretshme. Të patretshmet stimulojnë jashtëqitjen e rregullt, ndërsa të tretshmet rregullojnë tretjen dhe thithin lëndët ushqyese nga ushqimi dhe kështu parandalojnë acarimin e zorrëve.

Rrushi i thatë

Ato janë me fibra të tretshme dhe prebiotikë, që ndikojnë në ekuilibrin e mirë të florës së zorrëve, dhe nxisin krijimin e baktereve të mira.

Continue Reading

Shëndeti

Kravatat pengojnë qarkullimin e gjakut në tru

Published

on

Kravatat janë një dukje standard për meshkujt që punojnë në zyrë, duke filluar nga qendrat e thirrjeve e deri tek bankat.

Megjithatë një studim i ri ka paralajmëruar se ky aksesor mund të pengojë performancën tuaj duke ushtruar presion mbi venat që janë qenësore për qarkullimin e gjakut në tru.

Studimi i përmasave të vogla me 30 meshkuj të rinj nga Gjermania ka gjetur statistikisht një ulje të funksionimit të trurit tek meshkujt që kishin të vendosura kravata gjatë skanimit MRI, me një qarkullim të gjakut më të ulët për 7.5%.

Përderisa një ulje e qarkullimit të gjakut në këtë nivel nuk nxitë ndonjë simptomë, ekspertët kanë paralajmëruar se është e mjaftueshme për të ndikuar në funksionet kognitive.

Continue Reading

Aktualitet

Kirurgu vaskular Krasniqi rekomandon personat pas moshës 55 vjeçare: Bëni një ultrazë për arteriet, mund t’ju shpëtojnë jetën

Published

on

Kirurgu vaskular, Halil Krasniqi ka dhënë një këshillë të rëndësishme për të gjithë personat mbi moshën 55-vjeçare gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i cili mbështetet nga United Hospital.

Sipas tij, kontrolli i arterieve përmes ultrazërit është jetik në këtë grupmoshë, pasi mund të zbulojë në kohë ndryshime të rrezikshme që nëse nuk trajtohen mund të çojnë në pasoja fatale.

“Është e rëndësishme që mbi moshën 55-vjeçare të bëhet një ultrazë. Me ultrazë nuk shkaktohet dhimbje, janë vetëm 5 minuta kohë që mund të shohësh nëse është apo jo e zgjeruar (arteria). Pastaj vijnë ekzaminimet tjera”, Krasniqi.

Ai shtoi se përmes këtij ekzaminimi, mjekët mund të identifikojnë herët proceset patologjike dhe të vendosin për trajtimin e duhur.

“Pacienti duhet të shikohet me ultrazë që nga koka, sepse truri, koka dhe zemra janë më të rëndësishmet. Bëhet një ultrazë nga lart deri poshtë dhe bëjmë një ultrazë të qafës. Në qafë shihet arteria e cila furnizon trurin me gjak, këtu shihen edhe gjëndrat tiroide, limfatike, ndryshimet tjera morfologjike”, ka thënë Krasniqi.

Ushqimi i pashëndetshëm dhe ndikimi në shëndetin vaskular, kirurgu Halil Krasniqi tregon se çfarë duhet të dimë?

Sipas studimeve të fundit siç tha Krasniqi kontrolli me ultrazë e ul me mbi 50 për qind vdekshmërinë tek kjo kategori e popullatës.

Në rastet kur zbulohet zgjerim i arterieve mbi 5 cm, trajtimi mund të bëhet me procedurë minimale invazive – pa ndërhyrje kirurgjikale klasike.

“Nëse kalon mbi 5 cm, fillon trajtimi me stentim, pa operacion. Bëhen vetëm dy shpuarje në ije dhe vendoset stenti – dhe njeriu mbijeton”, shpjegoi kirurgu vaskular, Halil Krasniqi.

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

Continue Reading

Aktualitet

Ushqimi i pashëndetshëm dhe ndikimi në shëndetin vaskular, kirurgu Halil Krasniqi tregon se çfarë duhet të dimë

Published

on

Në episodin e 43-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, i ftuar ishte kirurgu vaskular, Halil Krasniqi, i cili ndau me publikun njohuri dhe këshilla të vlefshme për shëndetin e enëve të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve vaskulare.

Gjatë bisedës, Krasniqi foli për shenjat e hershme të bllokimit të arterieve, si dhimbjet në këmbë gjatë ecjes, ftohja e gjymtyrëve dhe plagët që shërohen ngadalë.

Ai theksoi se pirja e duhanit është faktori më i madh i rrezikut për sëmundjet vaskulare, duke e cilësuar si një nga arsyet kryesore pse pacientët përfundojnë në operacione të rënda.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua variçeve (venave), të cilat shpesh keqkuptohen si problem estetik, ndërsa në fakt janë shenjë e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut.

Po ashtu, Krasniqi solli në vëmendje ndikimin e ushqimit të pashëndetshëm në enët e gjakut dhe vlerën e ecjes së përditshme si “ilaçi më i lirë dhe më i fuqishëm” për mirëmbajtjen e shëndetit vaskular.

Kirurgu vaskular tregoi edhe se cilat janë simptomat alarmante kur një person duhet të drejtohet menjëherë te mjeku si: mpirja, dhimbja e papritur dhe ndryshimi i ngjyrës së gjymtyrëve.

Ai sqaroi gjithashtu se jo çdo pacient ka nevojë për operacion, pasi në shumë raste ndryshimi i stilit të jetesës sjell përmirësime të ndjeshme. /Telegrafi/

Continue Reading

Të kërkuara