Kulturë, Lifestyle

​Përvjetori i lindjes së kompozitorit dhe muzikantit Tish Daija

Në moshën 13-vjeçare ai krijoi këngët e tij të para si “Çik, o mori çik”, “Ndal bre vashë”, “Me lule të bukura”, “Sylarushe”.

Publikuar

Më 30 janar të vitit 1926 ka lindur kompozitori dhe muzikanti shqiptar, Tish Daija.

Lindi në Shkodër nga një familje artizanësh. Ende pa hyrë në shkollë bëhet pjesëtar i korit françeskan. Në moshën 10-vjeçare merr pjesë në bandën muzikore “Antoniane” të drejtuar nga Prenkë Jakova dhe filloi t’i bjerë klarinetës, saksofonit e disa veglave të tjera.

Në moshën 13-vjeçare ai krijoi këngët e tij të para si “Çik, o mori çik”, “Ndal bre vashë”, “Me lule të bukura”, “Sylarushe”, këngë të cilat ende sot janë mjaft popullore dhe këndohen nga këngëtarë të ndryshëm.

Në vitin 1946 pasi mbaron studimet, emërohet mësues muzike në Vlorë. Në vitin 1956 diplomohet si kompozitor. Tish Daija dha një kontribut të madh dhe në Ministrinë e Arsimit dhe e Kulturës ku punoi për 6 vjet.

Në vitin 1962 emërohet në Ansamblin e Këngëve dhe të Valleve Popullore ku organizoi një sërë koncertesh brenda dhe jashtë trojve shqiptare.

Për gjithë veprimtarinë, kontributin dhe punën e palodhur që dha për muzikën shqiptare u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit” si dhe me titullin “Profesor”. 

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Kjo është arsyeja pse Megan Thee Stallion nuk do të publikojë muzikë të re

Albumi i fundit i Megan ishte “Traumazine” i vitit 2022.

Publikuar

nga

Reperja 28-vjeçare është ende duke u “shëruar” nga përvoja traumatike me reperin Tory Lanez dhe gjyqit të gjatë pasues. Ajo tani po fokusohet në mirëqenien e saj mendore e fizike dhe nuk mendon të publikojë këngë të reja derisa të ndihet mirë!

Reperi Tory Lanez, 30 vjeç, u dënua në dhjetor për tre akuza të krimit, përfshirë sulmin me një armë zjarri gjysmë automatike, mbajtjen e një arme zjarri të paregjistruar dhe përdorimin e një arme zjarri në incidentin e vitit 2020 që përfshinte Megan.

“Fansat mund të presin muzikë të re kur unë të jem në një gjendje më të mirë. Tani për tani, unë jam e fokusuar në shërimin [tim]”.

Megan tha se tani për tani ajo po “kalon kohë me qentë e saj, po stërvitet, po shijon shfaqje televizive dhe thjesht po gjen mënyra të reja për të mbrojtur paqen e saj”.

Albumi i fundit i Megan ishte “Traumazine” i vitit 2022./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Sam Smith dhe Madonna njoftojnë bashkëpunim

Ata kanë konfirmuar publikimin e këngës së tyre të re, Vulgar.

Publikuar

nga

Sam Smith dhe Madonna kanë ndarë detaje rreth bashkëpunimit të tyre të ri.

Sam Smith dhe Madonna kanë konfirmuar publikimin e këngës së tyre të re, Vulgar.

Madonna ka postuar një foto ku shfaqeshin inicialet e të dy artistëve, S&M, shoqëruar me mbishkrimin, “VULGAR. Kënga e re del të premten më 9 qershor @samsmith”.

Ndërkohë, Madonna, 64 vjeçe, ka qenë duke u përgatitur për turneun e saj të ardhshëm Celebration, i cili do të nisë në Vankuver në korrik dhe do të shohë atë duke performuar hitet e saj nga katër dekadat e fundit.

Vulgar do të publikohet më 9 qershor./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kulturë, Lifestyle

Danny Masterson shpallet fajtor për dy akuza për përdhunim

Ai rrezikon deri në 30 vjet burg.

Publikuar

nga

Një juri në Los Anxhelos e ka shpallur fajtor aktorin amerikan Danny Masterson për dy nga tre akuzat e përdhunimit.

Ylli i serialit “That ’70 Show”, rrezikon deri në 30 vjet burg. Ai u nxor nga gjykata në pranga.

Tre gra, të gjitha ish-anëtare të Kishës së Scientologjisë, e akuzuan aktorin për sulm seksual në shtëpinë e tij në Hollywood nga 2001-2003.

Prokurorët argumentuan se Masterson ishte mbështetur në statusin e tij si një Scientologist i shquar për të shmangur përgjegjësinë.

Juria e përbërë nga shtatë gra dhe pesë burra nuk ishte në gjendje të merrte një vendim për një akuzë të tretë pas një jave diskutimesh, duke përfunduar në bllokim në 8-4.

Masterson u akuzua për herë të parë për përdhunim në vitin 2017 gjatë kulmit të lëvizjes #MeToo. Ai u përgjigj duke thënë se nuk ishte akuzuar apo dënuar për një krim dhe se në klimën e asaj kohe “duket sikur prezumohesh fajtor në momentin që akuzohesh”.

Akuzat erdhën pas një hetimi tre-vjeçar nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

MKRS ndan dy çmime në fushën e kinematografisë, Çeku e nderon artistin e ndjerë Nusret Salihamixhiqi

Me këtë rast, çmimet u ndanë për artistin e ndjerë, Nusret Salihamixhiqi dhe Violeta Xhaferin.

Publikuar

nga

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë dy çmime në fushën e artit pamor, respektivisht në fushën e kinematografisë.

Me këtë rast, çmimet u ndanë për artistin e ndjerë, Nusret Salihamixhiqi dhe Violeta Xhaferin. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se çmimet ndahen për siç tha njerëz të mëdhenj.

“Jam shumë i lumtur me i nda dy çmime për dy emra shumë të mëdhenj. Sidomos për Nysretin që është ndarë nga jeta dhe është çmim postmortum”, tha Çeku.

E çmim iu nda edhe Violeta Xhaferit, të cilën e mori djali i saj, Ilir Xhaferi. Ky i fundit e falënderoi ministrin Çeku.

“Kosova ka artistë dhe do ta ketë dhe me këto çmime i keni treguar botës se kemi pasur edhe art”, tha djali i Violeta Xhaferit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara