Lajmet

​Përplasen Kurti dhe Krasniqi për filozofi

Krasniqi më tej ka kritikuar Qeverinë për mosmbështetjen e Trustit.

Published

on

Pas një debati të gjatë dhe të ashpër mes opozitës dhe pozitës për projektligjin që mundëson tërheqjen e një përqindje të caktuar nga Trusti, deputetët kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:30.

Një debat të ashpër pati edhe ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi për filozofinë ekonomike.

Krasniqi më tej ka kritikuar Qeverinë për mosmbështetjen e Trustit.

“Kryeministër ne mundemi me bë diskutim për filozofinë dhe tani flasim kush dinë e kush s’dinë. Unë po gëzohem që ju nga ortodoksia paski kaluar në heterodoksi, sepse ju keni qenë shumë ortodoks në të gjithë bindjet e juaja. Ne dimë që ka qenë shumë prezentë edhe në shkollën politike të Vetëvendosjes, pra Lenini e të tjerët. Heterodoksia e juaja për mua është pozitive. Dhe e kam parë edhe nga fakti që disa prej ministrave i ke të djathtë, edhe unë nuk mundem me u habitur që ministrja Rizvanolli del kundër Trustit se ia kemi parë krejt deklarimin e pasurisë që i ka kesh gati 200 mijë euro”, tha ai.

Për këtë pati një replikë nga kryeministri Kurti, i cili tha se gjithë e kanë kritikuar një ortodoksi pa qenë të tillë, dhe kurrë nuk kanë thënë që janë ortodoks.

“Edhe unë kam qenë i ulur saktësisht në atë ulëse ku është deputeti Krasniqi. Edhe e kam marrë fjalën, edhe kam kritikuar rrymën neoliberale si ortodoksi. Pra, rryma neoliberale është ortodoksi, sepse konsideron që duhet të instalojmë principe të caktuara dhe s’ka nevojë për plan. Ndërkaq, kritika ndaj neoliberalzimit nuk është ortodoksi. Pra, ne kemi kririkuar një ortodoski pa qenë të tillë. Kurrë nuk kemi thënë që jemi ortodoks, jo në kuptim fetar të fjalës, por në kuptimin e teorive ekonomike. Edhe një herë neoliberalizimi është ortodoksi, ndërkaq kritika jonë ndaj neoliberalizimiit ka qenë gjithmonë heterodokse”, theksoi ai.

Kuvendi ka marrë pauzë deri në orën 15:30. 

Lajmet

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave të zhdukur nga lufta

Published

on

By

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se javën e kaluar ka pranuar dy raporte të reja të ADN-së, përmes të cilave janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një sqarimi zyrtar, Komisioni bëri të ditur se këto identifikime nuk lidhen me gërmimet apo zhvarrosjet e fundit në lokacionet si Kalludër, Jabukë apo me zhvillimet e fundit në Zubin Potok.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më parë, ndërsa identifikimi erdhi si rezultat i rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve që ndodheshin në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe mbledhjes së mostrave biologjike plotësuese nga familjarët.

Raportet e ADN-së tashmë i janë përcjellë Institutit të Mjekësisë Ligjore për konfirmim zyrtar. Komisioni bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të njoftohen familjet e viktimave për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm proceduralë, duke rikonfirmuar përkushtimin për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”, lidhur me një incident të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:30. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe prangosur nga organet e rendit më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Lajmet

Shantazhonte viktimën prej me shumë se dy vitesh, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për më shumë se dy vite ka shantazhuar vazhdimisht një person tjetër për përfitime materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte vënë nën presion viktimën gjatë periudhës 2023–2025, duke i kërkuar para në mënyrë të vazhdueshme. Si pasojë e shantazhit, viktima i kishte dhënë atij një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe prangosur nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Rasti Ibër-Lepenc: Dalin para gjykatës të akuzuarve për sulmin terrorist

Published

on

By

Janë nxjerrë para trupit gjykues të akuzuarit për sulmin mbi infrastrukturën kritike të kanalit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale, Jovan Viqentijeviq dyshohet se në bashkëkryerje me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, kanë dëmtuar me qëllim instalimet e ujësjellësit dhe kanë kryer vepër terroriste përmes përdorimit të eksplozivit.

Në këtë proces gjyqësor po gjykohet edhe Igor Dimoviq, i cili ndryshe nga vëllezërit Viqentijeviq, po mbrohet në liri.

Shpërthimi në kanalin e ujit në nëntor të vitit 2024, ku dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë lëndë plasëse eksplozive, është cilësuar nga autoritetet e Kosovës si sulm terrorist, duke e bërë përgjegjëse direkte Serbinë për organizimin e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara