Lajmet

​Përfundon seanca, dëshmitari i prokurorisë u dëgjua tërësisht në seancë private

Pas përfundimit të intervistimit nga prokuroria, ai është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së viktimave.

Published

on

Dëshmitari i dytë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, është dëgjuar tërësisht në seancë private. Pas përfundimit të intervistimit nga prokuroria, ai është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së viktimave, të cilat gjithashtu nuk kanë qenë të hapura për publikun.

Në ditët në vijim, dëshmitari i mbrojtur që mban kodin W02652, do të përgjigjet në pyetjet e avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka kërkuar deri në 12 orë kohë për intervistimin e këtij dëshmitari. Një pjesë e dëshmisë së këtij dëshmitari është dëgjuar në seancë publike të hënën.

Para trupit gjykues në Hagë ai është prezantuar si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ka folur për aktivitetin e këtij subjekti në Malishevë, nga viti 1990.

Dëshmitari i mbrojtur ka thënë se ishte kyçur në UÇK dhe sipas tij, në të njëjtën kohë kishte ushtruar edhe aktivitetin e tij në LDK. Sipas tij, UÇK dhe LDK nuk kishin raporte shumë të mira. Ai ka pretenduar se shtabi i UÇK-së në Malishevë bënte presion që LDK të pushonte aktivitetin e saj në atë pjesë.

Megjithatë, tutje dëshmitari ka deklaruar se një pjesë e madhe e UÇK-së i njihte institucionet e atëhershme të Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën e LDK-së.

Para këtij dëshmitari, ditë më parë në gjykatore ka dëshmuar dëshmitarja e parë e ZPS-së, por seancat janë mbajtur private.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Lajmet

​Dardanët udhëtojnë drejt Sllovenisë për misionin e madh

Published

on

Kombëtarja e Kosovës udhëton sot drejt Lubjanës për sfidën vendimtare të së shtunës kundër Sllovenisë, ndërsa përgatitjet për këtë duel të rëndësishëm të kualifikimeve për Botërorin 2026 po zhvillohen me intensitet maksimal.

Në seancat e deritanishme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar të theksojë punën taktike, me fokus të veçantë te tranzicionet dhe organizimi mes reparteve.

Gjithë grupi i futbollistëve është në gjendje të shkëlqyer fizike, duke i dhënë trajnerit një komfort të plotë para ndeshjes që mund të përcaktojë fatin e Dardanëve në këto kualifikime.

Pas stërvitjes, optimizmi u reflektua edhe nga mbrojtësit Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni, kur të dy vlerësuan cilësinë e Sllovenisë, por njëzëri theksuan se në Lubjanë do të hyjnë vetëm për fitore.

“Grupi është duke punuar shumë mirë dhe jemi gati për lojë. E dimë rëndësinë e ndeshjes dhe po e presim me padurim. Është një finale për ne. Një pikë nuk është e keqe, por ne hyjmë për të fituar dhe do të shkojmë për tri pikë”, tha Vojvoda.

Kosova do të mbajë një seancë të fundit të lehtë stërvitore paradite, para nisjes për në kryeqytetin slloven, ku të shtunën do të kërkojë fitoren që do ta afronte me ëndrrën e Botërorit./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

​BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

Published

on

BBC i ka kërkuar falje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një episod të Panorama që kishte ndarë pjesë të fjalimit të tij të 6 janarit 2021 së bashku, por i ka hedhur poshtë kërkesat e tij për kompensim.

Korporata tha se redaktimi kishte dhënë përshtypjen e gabuar se Presidenti Trump kishte bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme dhe tha se nuk do ta transmetonte më programin e vitit 2024.

Avokatët e Trump kanë kërcënuar të padisin BBC-në për 1 miliard dollarë (759 milionë paund) dëmshpërblim, përveç nëse korporata lëshon një tërheqje, kërkon falje dhe e kompenson atë.

Sekretarja e kulturës i tha BBC Breakfast se ishte e bindur se korporata po e merrte këtë me seriozitetin që kërkon, duke shtuar se roli i saj ishte të siguronte që “të respektoheshin standardet më të larta”.

Lisa Nandy, duke theksuar pavarësinë e BBC-së nga qeveria, tha se po fliste çdo ditë me kryetarin e korporatës, drejtorin e përgjithshëm dhe udhëheqjen e lartë.

Ndërsa BBC-ja po zhvillonte “iskutime të drejtpërdrejta me administratën amerikane dhe me avokatët e saj, ajo shtoi se qeveria nuk kishte folur me administratën Trump për këtë çështje.

“Mendoj se kjo është një pyetje për kryetarin e BBC-së, jo për qeverinë”, tha ajo.

BBC mori letrën nga avokatët e Trump ku  kërkon një tërheqje të plotë dhe të drejtë të dokumentarit, një kërkim falje dhe që BBC ta kompensojë në mënyrë të përshtatshme Presidentin Trump për dëmin e shkaktuar./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​Planifikohet ndërtimi i një statuje të Messit jashtë Camp Nou

Published

on

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi po punon për ngritjen e një statuje të Lionel Messit jashtë stadiumit të rinovuar Camp Nou, si homazh për legjendën argjentinase.

Messi, 38 vjeç, u rikthye në Barcelonë fundjavën e kaluar për të vizituar stadiumin e ri për herë të parë që nga largimi i tij në vitin 2021, ndërsa më pas tha se shpreson të kthehet një ditë.

Laporta deklaroi se Messi do të jetë gjithmonë i lidhur me Barcën dhe se ai meriton një nderim të përhershëm, ashtu si ikonat Johan Cruyff dhe Laszlo Kubala.

Gjithashtu, ai shtoi se projekti është diskutuar nga bordi dhe tani po punohet për realizimin e tij, duke pritur edhe dakordimin e familjes.

Presidenti i Barcelonës përjashtoi rikthimin e Messit si lojtar, duke thënë se kjo është e pamundur për shkak të kontratës së tij me Inter Miamin.

Messi është lojtari më i mirë në historinë e klubit, me 672 gola në 778 ndeshje dhe një koleksion trofesh që përfshin 10 tituj të La Ligës dhe katër Liga të Kampionëve.

Camp Nou u rihap të premten pas gati 900 ditësh rinovimi, ndërsa Laporta tha se klubi synon të organizojë “homazhin më të bukur në botë” për Messin sapo të përfundojë projekti./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Dogana asgjëson mbi 300 pako shampo të falsifikuara

Published

on

Doganat e Kosovës ka njoftuar se ka asgjësuar 324 pako me shampo të falsifikuara të markës tregtare “Hobby”, në përmbajtje prej 1200 ml. 

Në një njoftim të Doganës thuhet se produktet janë sekuestruar pas procedurave të kontrollit doganor, nën dyshimin se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësit të markës.

Pas verifikimit thuhet se është konstatuar se mallrat janë produkte të falsifikuara dhe mund të janë të rrezikshme për shëndetin, andaj si të tilla ndalohen të dalin në qarkullim të lirë.

Dogana ka ftuar qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve kozmetike dhe të raportojnë çdo dyshim për produkte të falsifikuara./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara