Aktualitet

​Përfundon Samiti Digjital për Ballkanin Perëndimor

Gjatë dy ditëve të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor “Prishtina 2022”, morën pjesë rreth 1 mijë e 300 pjesëmarrës.

Published

on

Në ditën e dytë të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor, janë realizuar në total 821 takime biznes me biznes për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në mes tyre në projekte, produkte dhe iniciativa të përbashkëta.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se sesioni hapës i ditës së dytë të këtij samiti, B2B ka regjistruar gjithsej 291 pjesëmarrës, përfaqësues të bizneseve nga Ballkani Perëndimor, Evropa, Turqia dhe Bullgaria duke realizuar në total 821 takime biznes me biznes për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit në mes tyre në projekte, produkte dhe iniciativa të përbashkëta.

Si rezultat i këtyre takimeve janë arritur 17 marrëveshje të bashkëpunimit me bizneset vendëse, 7 të tjera janë në fazën e negocimit dhe të tjerët janë dakorduar për të zhvilluar kontakte në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

Në ditën e dytë të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor i cili është mbajtur në Prishtinë, kanë mbajtur fjalën e tyre hyrëse Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl, zëvendëspresidenti për Politika dhe Partneritet në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Mark Bowman ku kanë folur për lidhjet që promovojnë diplomacinë digjitale me Ballkanin Perëndimor (WB6) dhe Bashkimin Evropian si dhe prioritetet digjitale në kuadër të Strategjisë së Bankës 2021-2023.

Gjatë dy ditëve të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor “Prishtina 2022”, morën pjesë rreth 1 mijë e 300 pjesëmarrës, janë mbajtur 11 panele me më shumë se 60 folës, ekspertë të ndryshëm nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve (TIK), biznese të ndryshme, përfaqësues të qeverive, përfaqësues nga Komisioni Evropian, nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, nga Bashkimi Evropian, përfaqësues nga Banka Botërore dhe më gjerë.

Në panelet e mbajtura ndër të tjera është diskutuar rreth prioriteteve që shtetet e rajonit kanë në fushën e digjitalizimit, duke sjell në Ballkanin Perëndimor infrastrukturën më të avancuar digjitale, duke nxitur zhvillimin dhe inovacionin, shtrirjen e rrjetit 5G dhe në veçanti nxitjen e zhvillimit të ekonomisë digjitale, e cila shihet si një mundësi e mirë për rritjen e vendeve të punës, në kryerjen e shërbimeve të ndryshme dhe rritjen e tregtisë përmes formave digjitale.

Në ditën e parë të Samitit “Digjital Prishtina 2022” janë mbajtur 4 gara regjionale në kodim, lojëra kompjuterike dhe robotikë nga shkollat digjitale të Kosovës me pjesëmarrës të Ballkanit Perëndimor.

Bizneset pjesëmarrëse në B2B vijnë nga sektori i TIK-ut, kryesisht të fokusuar në zhvillim të softwerëve, zhvillimi i aplikacioneve të ndryshme, marketingu digjital dhe kompani të cilat ofrojnë shërbime mbështetëse për klientë ndërkombëtarë.

Sesioni i B2B është bashkorganizuar nga Prishtina REA.

Dita e dytë ka shënuar përfundimin e punimeve të edicionit të pestë të Samitit Digjital për Ballkanin Perëndimor “Prishtina 2022”, i cili është mbajtur në Prishtinë më 21 dhe 22 shtator.

Continue Reading

Vendi

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Live

Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët

Published

on

By

Një avion luftarak i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar mbi territorin e Iranit, kanë bërë të ditur tre burime amerikane, duke konfirmuar kështu raportimet e mediave shtetërore iraniane.

Forcat amerikane kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, sipas të njëjtave burime. Përpjekjet e mundshme për shpëtim duket se janë kapur në disa video të postuara në rrjetet sociale, të cilat janë konfirmuar nga CNN.

Agjencia shtetërore “Tasnim” njoftoi se kërkimet për ekuipazhin e zhdukur deri më tani kanë qenë “të pasukseshme”. Ndërkohë, në “Fars News”, një spiker njoftoi se po ofrohet një shpërblim për këdo që arrin të kapë “pilotin ose pilotët armiq”.

Për momentin, mbetet ende e paqartë se në cilën pjesë të Iranit është rrëzuar avioni luftarak./ CNN/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Lajmet

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Të kërkuara