Shëndeti

​Përfitimet shëndetësore të ngrënies së bajameve në mëngjes

Ato janë të gjithanshme dhe mund të hahen të njomura, të papërpunuara ose të shtohen në një shumëllojshmëri pjatash.

Publikuar

Bajamet janë të mbushura me vitamina, minerale, proteina, fibra, yndyrna të shëndetshme, magnez, vitaminë E dhe antioksidantë të tjerë thelbësorë. Ato janë të gjithanshme dhe mund të hahen të njomura, të papërpunuara ose të shtohen në një shumëllojshmëri pjatash.

Përmirëson tretjen: Thuhet se njomja e bajameve mund ta bëjë më të lehtë tretjen e stomakut, gjë që mund të rrisë përthithjen e disa lëndëve ushqyese, njomja e bajameve ndihmon në çlirimin e lipazës, një enzimë që ndihmon trupin tuaj të tresë yndyrnat.

Ndihmon humbjen e peshës: Bajamet janë të ulëta në karbohidrate, por të larta në proteina dhe fibra dy lëndë ushqyese që rrisin ndjenjën e ngopjes, duke reduktuar kështu marrjen e përgjithshme të kalorive. Ngrënia e bajameve mund të nxisë metabolizmin tuaj, i cili lidhet me humbje më të mirë të peshës. Bajamet gjithashtu mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës në bark .

Rrit funksionin e trurit: Bajamet janë të pasura me vitaminë E që është treguar se promovon vigjilencën, ruan kujtesën më gjatë. Prandaj, bajamet shpesh konsiderohen si ‘ushqim i trurit’. Për më tepër, marrja e niveleve të shëndetshme të vitaminës E është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjes së Alzheimerit. Duke siguruar dozën ditore të këtij antioksidanti mund ta mbani trurin tuaj të mprehtë, si dhe të ofroni përfitime të shumta shëndetësore.

Ul nivelet e kolesterolit: Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e një grushti bajamesh çdo ditë mund të zvogëlojë kolesterolin LDL ose ‘të keq’ duke ruajtur kolesterolin HDL ose ‘të mirë’. Bajamet përmbajnë nivele të larta yndyre (yndyra të pangopura). Përmbajtja e magnezit në bajame mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut.

Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak: Bajamet përmbajnë gjithashtu sasi të larta të magnezit, një mineral që shumë njerëz, veçanërisht ata me diabet të tipit 2, nuk e marrin mjaftueshëm. Magnezi është i rëndësishëm për menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak përveç proceseve të tjera. Marrja e një sasie të mjaftueshme të këtij minerali mund të ndihmojë në përmirësimin e sindromës metabolike dhe profileve të sheqerit në gjak.

E mirë për lëkurën: Nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme, atëherë konsumimi i një grushti bajamesh tju vij në ndihmë. Antioksidantët në bajame, veçanërisht vitamina E, mund të ndihmojnë në reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira duke ju dhënë një lëkurë pa njolla dhe me shkëlqim.

Shëndeti

Mënyrat e duhura për kurimin e refluksit të stomakut pa ilaçe

Masat për ta parandaluar atë duhet të jenë sa më të shpejta e pa efekte anësore.

Publikuar

nga

Dhimbjet dhe djegiet e stomakut shpesh janë pasoja të një sëmundje të fshehur të stomakut.

Quhet acidi refluks dhe është shumë i përhapur, pasi mund të shfaqet papritur në çdo fazë të jetës.

Pavarësisht kësaj kjo sëmundje që shkakton dhimbje dhe djegie të vazhdueshme në të gjithë zonën e kraharorit dhe deri diku mund të parashikohet.

Nëse keni një stil jetese jo të rregullt dhe konsumoni vakte të mëdha të cilat provokojnë stomakun me siguri që do të prekeni nga acidi refluks.

Kjo sëmundje kronike megjithëse nuk është vdekjeprurëse është shumë e bezdisshme dhe mund ta dëmtojë shumë stomakun gjatë jetës.

Prandaj masat për ta parandaluar atë duhet të jenë sa më të shpejta e pa efekte anësore.

Në këtë artikull të AgroWeb.org ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si ta kuroni këtë sëmundje pa pasur nevojën e ilaçeve.

Hani me porcione

Kujdesi për ushqimin fillon që nga mënyra e servirjes dhe e ngrënies së tij.

Për këtë sëmundje kaq specifike që lidhet me stomakun kjo është edhe më thelbësore.

Prandaj mundohuni të konsumoni gjithnjë racione të vogla duke i përtypur ngadalë.

Është e rëndësishme që stomaku juaj të mos jetë i mbushur plot, pasi në këtë gjendje do të prodhojë më shumë acid dhe simptomat pasuese.

Harrojini tre vaktet kryesore të ditës dhe shpërndajini ato në vakte të vogla të cilat mund t’i konsumoni orë pas ore.

Ushqimet e dëmshme

Evitimi i disa ushqimeve të caktuara do të ishte një ndihmë e madhe për stomakun tuaj.

Çdo gjë që provokon stomakun është e ndaluar, këtu futen ushqimet me aciditet të lartë apo ato djegëset.

Qëndroni larg, qepëve, domateve, ushqimeve pikante, hudhrës, kafes, çokollatës, çajit apo alkoolit.

Nëse i konsumoni këto ushqime rregullisht dhe vuani nga acidi refulks, mundohuni t’i eliminoni një nga një dhe të shikoni reagimin e trupit tuaj.

Evitoni pijet me gaz

Pijet me gaz krijojnë djegie dhe një sërë reaksionesh të dëmshme për stomakun, ndaj evitojini sa më shumë.

Qëndrimi i duhur

Gjatë konsumimi të ushqimit mundohuni të qëndroni ulur e këtë bëjeni edhe pasi të keni mbarur.

Në këtë mënyrë ushqimi do të kalojë menjëherë në stomak dhe do ta tresni më lehtë.

Kështu që evitoni gjumin pas dreke dhe mos hani darkën në orët e vona.

Mjekët thonë se ushqimi duhet të konsumohet tre orë para se të shtriheni për të fjetur apo pushuar.

Mos lëvizni shumë shpejt

Menjëherë pasi keni ngrënë evitojini lëvizjet e forta fizike, vrapin, ushtrimet apo ecjet e shpejta.

Nëse bëni një shëtitje të thjeshtë pas dreke ose darke nuk ka problem, por sforcimi i menjëhershëm i trupit do të shkaktonte vetëm probleme për organizmin tuaj.

Humbisni në peshë

Pesha e shtuar nuk ju ndihmon në luftën kundër acidit refluks pasi sforcon trupin dhe shtyp stomakun.

Prandaj mundohuni ta mbani atë sa më shumë nën kontroll.

Pirja e duhanit

Nëse jeni duhanpirës duhet të hiqni dorë menjëherë.

Nikotina që është përbërësi kryesor tek cigarja ndikon keq në shëndetin e stomakut dhe acidit refluks.

Merrini parasysh këto këshilla dhe dhimbja apo djegia nga acidi refluks do të pushojë gradualisht.

Gjithashtu kujdesuni që të konsultoheni me një mjek specialist në mënyrë që të merrni të gjithë kujdesin e duhur./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Arsyet se pse flini më shumë se 8 orë

Ju mund të vuani nga hipersomnia, gjë që është e kundërta e insomnisë.

Publikuar

nga

Nëse keni vënë re se jeni të pangopur me gjumë edhe pasi flini për 8-9 orë, atëherë mund të jeni duke përjetuar disa çrregullime. Nëse vini re se ju zë gjumi në vende dhe orare të çfarëdoshme, kjo është një tjetër shenjë që tregon çrregullim me gjumin. Më poshtë janë disa nga arsyet pse ndodh kjo.

Ju mund të vuani nga hipersomnia, gjë që është e kundërta e insomnisë. Hipersomnia ndodh kur orët e gjumit shtohen gjatë natës ose ditës. Nëse vuani nga kjo gjë, me shumë mundësi mund të ndiheni të lodhur gjatë ditës. Pra, gjumi i tepërt nuk do të thotë gjithmonë çlodhje.

Ju mund të keni simptoma depresioni. Depresioni shfaqet me simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Nëse dikush përjeton insomnia për shkak të depresionit, dikush tjetër mund të përjetojë hypersomnia.

Mbase ka të bëjë me zemrën. Nëse po flini me orë të zgjatura, një shkaktar mund të jetë zemra sepse shpeshherë sëmundjet e zemrës kanë të tilla efekte te njerëzit.

I keni kontrolluar tiroidet? Janë dy lloje tiroidesh që ndikojnë tek gjumi. Njëra prej tyre shkakton insomnian ndërsa tjetra hipersomnian. Hipertiroidizmi lidhet me gjumin 10-orësh ose më shumë.

Ndonjëherë nuk ka ndonjë arsye kaq shkencore dhe këto probleme mund të lidhen me ndryshimin e stinëve dhe si ky ndryshim ju bën të ndiheni.

Gjumi juaj mund të ndikohet edhe nga rrugët e frymëmarrjes. Nëse ka ndonjë bllokim në rrugët e frymëmarrjes gjatë natës, gjumi ndërpritet. Bllokime të tilla janë të shpeshta dhe shtyjnë orarin e gjumit.

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Si të përdorni hudhrën si kurë kundër reumatizmës?

Sëmundja është e menaxhueshme nëpërmjet medikamenteve apo trajtimeve bimore.

Publikuar

nga

Artriti reumatoid është një sëmundje që karakterizohet nga një problem autoimun dhe inflamator që ndikon në shëndetin e gjymtyrëve.

Kjo do të thotë se sistemi imunitar i njeriut del nga shinat dhe sulmon organizmin.

Sëmundja është e menaxhueshme nëpërmjet medikamenteve apo trajtimeve bimore.

Simptomat e Artritit Reumatoid
Dhimbja e kyçeve

Dhimbja është simptoma kryesore që karakterizon këtë sëmundje.

Dhimbja në fillim nis tek gishtat dhe më pas përhapet tek kyçet, shpatullat, ijet dhe gjunjët.

Dhimbja e kyçeve të dorës është një tregues i rëndësishëm në diagnostikimin e kësaj sëmundjeje.

Ndjesia e ngurtësisë

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo sëmundje shoqërohet edhe me ndjesinë e ngurtësisë së kyçeve gjë që shfaqet që në mëngjes.

Zakonisht, njeriu ka vështirësi në lëvizjen e kyçeve.

Enjtja

Në fillimet e saj, sëmundja shfaqet edhe me enjtjen e kyçeve dhe gishtave të dorës dhe të këmbës.

Nxehtësi e padurueshme

Një gjë e tillë mund të mos jetë shumë e dukshme, por kyçet e prekura nga inflamacioni ndihen shumë të nxehta në prekje.

Mosfunksionimi i kyçeve

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo sëmundje pengon kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Nëse ajo prek kryesisht gjunjtë, ju mund të keni vështirësi të ngjisni ose zbrisni shkallët.

Lodhje

Të gjithë njerëzit e prekur nga kjo sëmundje ndihen tepër të lodhur.

Lodhja është simptomë kryesore e shumë sëmundjeve autoimunitare.

Humbja e masës muskulare

Nëse vini re një rënie të masës muskulare ose forcës dhe qëndresës, duhet të konsultoheni me një mjek.

Rënia e masës muskulare zakonisht ndodh një vit pas shfaqjes së sëmundjes.

Si të shfrytëzoni hudhrën kundër reumatizmës

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë se si të shfrytëzoni hudhrën  të kundër dhimbjeve.

Hudhra është efikase kundër inflamacionit dhe është shumë e pasur me antioksidantë.

Hudhrën mund ta përdorni në tre mënyra

Shtypni dy thelbinj hudhre dhe kalojini në mikser. Shtoni në mikser një limon të qëruar dhe një lugë çaji me mjaltë.

Grijini bashkë. Kurën pijeni gjatë gjithë ditës.

Mënyra e dytë është që të përzieni dy thelbinj të shtypur të hudhrës me dy lugë gjelle me mjaltë.

Shtoni ujë sipas dëshirës dhe lëngun pijeni sa herë të dëshironi.

Mënyra e tretë është që të fërkoni gjymtyrët me hudhër.

Kini kujdes, sepse nëse hudhra mbetet në lëkurë për shumë kohë mund të shkaktojë djegie.

Sipas preferencave, hudhrën mund ta shtoni edhe në ushqimet tuaja të përditshme.

Një alternativë e mirë është që të shtrydhni dy limonë dhe ta përzieni në mikser me dy thelbinj hudhër.

Kura duhet pirë nga një lugë çdo mëngjes me stomak bosh./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Gastriti – Produktet dhe zgjidhjet natyrale më të vlefshme

Acidet e stomakut mund të irritojnë të gjithë organizmin.

Publikuar

nga

Së paku një herë në jetën tuaj të gjithë kanë përjetuar djegie të stomakut, një shqetësim pak a shumë i zgjatur dhe tejet bezdisës. Ndjesia e djegies zakonisht ndodh në hyrjen e stomakut, në pjesën e poshtme të gjoksit.

Acidet e stomakut mund të irritojnë të gjithë organizmin, sidomos me rrezikun e arritjes së mureve të ezofagut apo fytit.

AgroWeb.org ju sjell disa këshilla mjaft të vlefshme se çfarë duhet të bëni dhe çfarë të mënjanoni për të qetësuar stomakun tuaj sidomos gjatë verës.

Ushqime që duhen shmangur

Nëse e dini që vuani nga djegiet e stomakut, përpiquni të shmangni çrregullimet e vakteve sa më shumë që të jetë e mundur.

Ata që mund të shkaktojnë djegie të stomakut janë kryesisht ushqime yndyrore dhe me erëza pikante, por edhe pije të tilla si kafe, pijet joalkoolike të sheqerosura dhe gazuara dhe alkooli.

Në rast gastriti dhe urthi, mjeku mund t’ju sugjerojë që të hiqni dorë nga disa ushqime ose pije për një periudhë nga dieta juaj, siç janë kafeja, djathrat yndyrore, madje edhe nga domatet.

Produktet që bëjnë mirë
Xhenxhefili

Xhenxhefili ose xhinxheri është një ilaç i vjetër tradicional për çdo lloj problemi të stomakut.

Është një anti-inflamator i natyrshëm që mund të ndihmojë neutralizimin e djegies dhe të japë lehtësim. Xhenxhefili është një ilaç shumë i përhapur sidomos në formën e konsumimit si çaj bimor.

Kopër

Kopra konsiderohet e përshtatshme për djegie të stomakut për shkak të nivelit të pehashit në organizëm.

Për një vakt të lehtë kur vuani nga urthi, përgatitni një pjatë sallatë me kopër të papërpunuar ose të gatuar.

Selino

Një ushqim i dobishëm në rast gastriti dhe urthi është selino, të cilin mund ta kombinoni me kopër të papërpunuar për një ushqim të lehtë që spërkatet me pak vaj ulliri ekstra të virgjër.

Selino ndihmon sistemin e tretjes për të prodhuar lëngjet e duhura dhe për të neutralizuar aciditetin gjatë tretjes. Ajo është gjithashtu e pasur me ujë dhe fibra dhe ka konsum të ulët kalorifik.

Aloe Vera

Shumë prej nesh e njohin aloe vera si një ilaç natyral për djegie të vogla dhe djegie të lëkurës. Lëngu i Aloe Vera konsiderohet një ilaç i dobishëm për djegie të stomakut.

Lëngu i Nenxhikut

Një ilaç i konsideruar i dobishëm për djegien e stomakut është nenexhiku dhe mentja.

Për të reduktuar djegiet e stomakut, mund të përtypni disa gjethe të freskëta ose të përgatitni një çaj bimor.

Vetëm një lugë çaji me copa të thara të freskëta ose të thara, për çdo filxhan çaj bimor vlen shumë për t’u pirë një ose dy herë në ditë.

Bajame

Përtypja e disa bajameve pas ngrënies konsiderohet një ilaç i dobishëm për të parandaluar dhe zbutur djegiet e stomakut.

Sugjerimi është për të përtypur bajame për një kohë të gjatë për t’i bluar ato me dhëmbë në mënyrë që të lëshojnë vajra të dobishme që mund ta zbusin shumë shpejt shqetësimet e bezdisshme të stomakut./AgroWeb.org

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara