Lajmet

​PDK pajtohet me fjalimin e Kurtit për dialogun, kërkon të miratohet në formë rezolute në Kuvend

Ai ftoi LVV-në që t’i vendosë në rezolutë ato çka i tha Kurti.

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike (PDK) të Kosovës, Enver Hoxhaj është pajtuar me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Ai në sallën e Kuvendit, ku po debatohet për dialogun, tha se qëndrimi i Kurtit se qëllimi kryesor i njohjes reciproke me Serbinë nuk është akti final, por qendror, të vendoset si formë rezolute në Kuvend.

“Është ka bëhet interesant. Unë e kam një kërkesë praktike, e dëgjova me vëmendje kryeministrin, i cili tha se qëllimi kryesor i dialogut nuk është akti final, por qendror. Ka hekë prej sallami taktikës dhe diplomacisë. Dialogu është për natyrën e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Pajtohem me të gjitha. Ftoj Haradinajn të hekë dorë prej kësaj rezolute dhe ftoj LVV-në që gjitha këto çka tha zotëri kryeministër t’i vendosim në rezolutë, pasi mendoj se ky është fjalimi më i mirë i mundshëm që kam dëgjuar deri tash. Por mbi të gjitha kërkoj një afat kohor, a kryhet kjo punë në fund të 2022, 2023, 2024, 2025 apo 2030. Kërkoj të jetë pjesë e rezolutës që të jetë afati kohor dhe të afatizojmë dialogun”, tha ai.

Por kreu qeveritar tha se nuk mund të jap garancinë kur mund të realizohet njohja reciproke. Derisa tha se afatizimi i dialogut e vendos në pozicion të pafavorshëm për vendin.

“Unë nuk mund të jap garancinë kur mund të realizohet njohja reciproke, mirëpo prapë ajo do të jetë në qendër, ju jeni prapë tek koha. Nëse ne themi që dialogu zgjatë deri në këtë datë, kjo është ta dëmtosh vetën tënde në pozicionin negociator”, tha ai.

Pavarësisht deklarimit të mëparshëm, deputeti Hoxhaj u pajtua me një gjë të tillë. 

Lajmet

Pritje deri në 60 minuta për hyrje në Kosovë te Dheu i Bardhë

Published

on

By

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar lidhur me fluksin e automjeteve në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas përditësimit të të dhënave, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë janë pritjet deri në 60 minuta për hyrje në Kosovë, derisa për dalje pritjet janë 05 minuta.

Në Jarinje pritjet për hyrje janë 10 – 15 minuta derisa për dalje 03-05 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, gjendja paraqitet e qetë me fluks minimal të automjeteve dhe pritje më të shkurtra.

Continue Reading

Lajmet

KQZ sot do ti certifikoj 17 subjekte politike me 674 kandidatë

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së e cila do të mbahet në ora 13:30 në rend dite është certifikimi i 17 subjekteve politike me 674 kandidatë.

Javë e kaluar, KQZ ka certifikuar 11 subjekte politike me gjithsej 606 kandidatë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Gjatë periudhës së aplikimit të subjekteve politike (1 shtator – 11 dhjetor 2024), 28 subjekte politike me gjithsej 1,280 kandidatë kanë dorëzuar kërkesën për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Kushtetuesja para 9 vjetësh vendosi për Asociacionin

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 23 dhjetor 2015 ka marrë vendim në lidhje me asociacionin/bashkësinë e komunave me shumicë serbe.

Kërkesa për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshjeje u dërgua në Kushtetuese nga presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga, pasi në marrëveshjen e vitit 2015 në Bruksel mes kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte futur edhe pika që e njëjta të shkojë në Kushtetuese për vlerësim.

Në vendimin e Kushtetueses thuhej që parimet e përgjithshme nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

(Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre”, thuhet në vendim.

Asociacioni është ende në diskutim e sipër mes palëve.

Continue Reading

Lajmet

​Kosova dhe Shqipëria zyrtarisht bashkë në Lojërat Mesdhetare

Published

on

By

Kosova dhe Shqipëria anë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e sportit të lundrimit në qytetin e Durrësit.

Ky sport do të zhvillohen në Durrës në kuadër të Lojërave Mesdhetare që do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030, raporton KosovaPress.

Ky bashkëpunim vjen për shkak se Kosova nuk ka dalje në det dhe rrjedhimisht nuk kishte kushte për zhvillimin e lojërave në ujë brenda territorit të saj.

Edhe një moment i rëndësishëm drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy shteteve tona për organizimin e sportit të lundrimit në qytetin e Durrësit”, ka shkruar zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.

Continue Reading

Të kërkuara