Lajmet

​PDK-ja e akuzon MAShTI-n se po e dështon edhe një vit shkollor

Published

on

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala ka akuzuar Ministrinë e Arsimit se ka dështuar t’i bëjë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor me kohë, krahas situatës së rënduar nga përballja me pandeminë COVID-19 dhe rritjes së numrit të rasteve të infektuara me virusin Delta.

Shala në një konferencë për media, theksoi se për PDK-në është jashtëzakonisht e papranueshme, zhgënjyese dhe dështim fund e krye i Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që të nuk ka arritur t’i bëjë përgatitjet e duhura që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator.

“Kosova po shkon drejt mbylljes së sërishme për shkak të keqmenaxhimit, sepse në rrethanat kur pandemia nuk ka përfunduar ende, Ministria e Arsimit dështoi për t’i bërë përgatitjet e duhura dhe me kohë. Njëri nga sektorët që do të goditet më së shumti duket të jetë sërish arsimi dhe fëmijët tanë që do të mbesin në shtëpi pa një perspektivë të qartë shkollore. Fatkeqësisht, ato që i kemi paralajmëruar me kohë si PDK tashmë veç po ndodhin për shkak se Qeveria e Kosovës, më konkretisht Ministria e Arsimit nuk e ka shfrytëzuar pushimin e gjatë veror për t’i bërë të gjitha përgatitjet e duhura që fëmijët të kthehen në bankat e shkollës normalisht dhe që personeli arsimor të jetë i vaksinuar i tëri dhe me prioritet”, theksoi Shala.

Shala ka apeluar Ministrinë e Arsimit dhe të gjitha institucionet përgjegjëse që ta marrin seriozisht situatën me pandeminë dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

Në të kundërtën, ai tha se dështimi i qeverisë do të zbeh besimin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve në sistemin arsimor të vendit tonë në këtë krize pandemie.

“Në këto momente kur po flasim, situata në terren është alarmuese dhe shumë drejtor shkollash që ne i kemi kontaktuar thonë se askush nuk i ka kontaktuar për asgjë. Prandaj shqetësimet që po i ngrisim sot si PDK për ministren e Arsimit Arbërie Nagavci janë si në vijim: Sa është numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të prekur nga COVID? Si janë kushtet higjienike për fillimin e vitit shkollor 2021/2022 dhe a duhet dezinfektuar shkollat? Çka do të behet rreth zëvendësimit të mësimdhënësve qe nuk munden ta fillojnë vitin shkollor për shkak të infeksionit? Sa është përiqindja e vaksinimit tek personeli arsimor dhe mbështetës në nivel të Kosovës?. Këto dhe shumë pyetje të tjera na bën të kuptojmë që qeveria me plot kuptimin e fjalës ka dështuar t’i bëjë përgatitjet e duhura për ta filluar normalisht vitin e ri shkollor”, tha ai.

Ai shtoi se do të duhej që vaksinimi të ishte i obligueshëm për të gjithë personelin prej arsimit para fillor e deri tek ai universitar.

Si PDK, Shala tha se kanë pasur mirëkuptim ndaj qeverisë vitin e kaluar për situatën e vështirë të arsimit sepse pandemia ishte e panjohur për krejt botën dhe shumë vende i gjeti të papërgatitura.

Por shtoi se është jashtëzakonisht e papranueshme, zhgënjyese dhe dështim fund e krye i qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit që të mos i bënte përgatitjet e duhura për të nisur mbarë dhe me rregull viti i ri shkollor më 1 shtator. 

Lajmet

​Tenisi italian humb legjendën Nicola Pietrangeli

Published

on

Tenisi italian po mban zi për humbjen e Nicola Pietrangelit, legjendës së sportit që vdiq në moshën 92 vjeç.

Ai është i vetmi tenist italian që është futur në Sallën e Famës së Tenisit Botëror dhe mbante rekorde të rëndësishme në Kupën Davis, duke luajtur 164 ndeshje dhe fituar shumë prej tyre në njëshe dhe dyshe.

Pietrangeli u konsiderua ndër dhjetë tenistët më të mirë në botë gjatë viteve 1957–1964 dhe fitoi dy herë Roland Garros, si dhe shumë tituj të tjerë, përfshirë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe Olimpike.

Ai ishte gjithashtu i njohur për menaxhimin e skuadrës italiane në Kupën Davis dhe për rolin e tij diplomatik në ndeshjen kundër Kili, duke shmangur bojkotin politik.

“Isha i lumtur të shijoja çdo ndeshje,” thoshte ai shpesh. “Nëse do të kisha stërvitur më shumë, ndoshta do të kisha fituar më shumë, por do ta kisha shijuar më pak.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit e “Trafikut Urban” e operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës

Published

on

By

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./EO

Continue Reading

Lajmet

Futen ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohen nga policia

Published

on

Dy persona janë ndaluar në fshatin Novosellë të Kamenicës meqenëse dyshohet që ilegalisht nga Serbia kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Të dyshuarit raportohet ta kenë përdorur rrugën ilegale jashtë vendkalimi kufitar.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë / 30.11.2025 – 21:25. Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, dhe pasagjeri i dyshuar  mashkull shtetas i huaj. Të dyshuarit në mënyrë ilegale përmes rrugës jashtë vendkalimit kufitar dyshohet se nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara