Sport

​Pasi ia mori Hakimin Interit, PSG troket në dyert e Milanit për yllin e tyre

Published

on

Paris Saint-Germain vazhdon të “peshkojë” në Itali për ta përforcuar organikën e saj për sezonin e ri 2021/22.

Ditë më parë klubi francez zyrtarizoi blerjen e mbrojtësit të krahut të djathë Achraf Hakimi nga Interi dhe tani raportohet se ata kanë kthyer sytë te Milani për blerjen e radhës.

Raportohet se PSG ka ofruar 40 milionë euro për mbrojtësin e krahut të majtë Theo Hernandez, por “Rossonerët” e kanë refuzuar menjëherë këtë propozim.

Mbrojtësi francez arriti në “San Siro” nga Real Madridi në sezonin 2019-20 dhe ka shkëlqyer nën urdhërat e trajnerit Stefano Pioli.

Paraqitjet mbresëlënëse në Serie A nuk i kanë siguruar atij një vend pranë vëllait të tij, Lucas, në ekipin kombëtar, por francezët nuk po e anashkalojnë plotësisht 23-vjeçarin.

Hernandez ka luajtur 81 ndeshje për Milanin, duke kontribuar me 15 gola dhe 13 asistime sezonin e kaluar.

“Tuttosport” raporton se skuadra franceze po kërkon të përforcohet në mbrojtësin e majtë dhe ka vendosur 40 milionë euro për shërbimet e tij. Hernandez ka një kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2024.

Sport

Yjet e futbollit që vlejnë më së shumti në botë – Lista e lojtarëve më të shtrenjtë për Shkurt 2026

Published

on

By

Në futbollin modern, vlerat e lojtarëve në tregun ndërkombëtar kanë arritur nivele historike, duke reflektuar talentin, performancën dhe potencialin e secilit futbollist.

Yjet më të rinj dhe emrat e konsoliduar vazhdojnë të dominojnë listat e transferimeve, duke u shndërruar në asetet më të shtrenjta të klubeve të mëdha.
Sipas përditësimeve për shkurt 2026, këta janë futbollistët më të vlefshëm në botë:

1. Lamine Yamal – 200 milionë euro
2. Erling Haaland – 200 milionë euro
3. Kylian Mbappé – 200 milionë euro
4. Jude Bellingham – 160 milionë euro
5. Vinícius Jr. – 150 milionë euro
6. Pedri – 140 milionë euro
7. Jamal Musiala – 130 milionë euro
8. Michael Olise – 130 milionë euro
9. Bukayo Saka – 130 milionë euro
10. Cole Palmer – 120 milionë euro
11. Federico Valverde – 120 milionë euro
12. Declan Rice – 120 milionë euro
13. Alexander Isak – 120 milionë euro
14. Moisés Caicedo – 110 milionë euro
15. João Neves – 110 milionë euro
16. Florian Wirtz – 110 milionë euro
17. Vitinha – 110 milionë euro
18. Julián Álvarez – 100 milionë euro
19. Ousmane Dembélé – 100 milionë euro
20. Désiré Doué – 90 milionë euro
21. Arda Güler – 90 milionë euro
22. Khvicha Kvaratskhelia – 90 milionë euro
23. William Saliba – 90 milionë euro
24. Ryan Gravenberch – 90 milionë euro
25. Hugo Ekitike – 85 milionë euro

Continue Reading

Sport

Pesë me radhë! Trepça konfirmon formën kampione

Published

on

By

KB Trepça ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke shënuar fitoren e pestë radhazi, pasi mposhti KB Bashkimin me rezultat bindës 91-72.

Ndeshja nisi me Bashkimin që u paraqit mirë dhe tregoi iniciativë në parket, por në pjesën e dytë Trepça arriti të rikthehet në lojë dhe të marrë kontrollin e takimit.

Mitrovicasit ngritën ritmin, përmirësuan organizimin në sulm dhe shfaqën stabilitet më të madh në mbrojtje, duke e përmbysur rrjedhën e sfidës.
Në pjesën e mbetur të ndeshjes, Trepça dominoi lojën dhe menaxhoi epërsinë e krijuar, duke e thelluar diferencën deri në rezultatin përfundimtar 91-72.

Më i dalluari në këtë përballje ishte Mustapha Amzil, i cili u shpall MVP i ndeshjes falë një paraqitjeje të shkëlqyer dhe ndikimit të madh në lojën e skuadrës së tij.

Me këtë triumf, Trepça konfirmon formën e lartë dhe ambiciet serioze në kampionat, ndërsa Bashkimi do të synojë rikthimin në ndeshjet e ardhshme.

Continue Reading

Sport

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e Kupës së Kosovë

Published

on

By

Finalja e shumëpritur e Kupës së Kosovës do të zhvillohet sonte, ku KB Bashkimi do të përballet me rivalin e fortë KB Trepça.

Ndeshja finale do të nisë në ora 19:30 dhe do të luhet në palestrën Palestra Mizahir Isma në Rahovec, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe përkrahje e madhe nga tifozët.

Bashkimi hyn në këtë përballje me synimin e qartë për ta ngritur trofeun para publikut vendas, ndërsa Trepça synon ta rrëmbejë Kupën dhe ta kurorëzojë me sukses këtë edicion.

Të dy skuadrat kanë treguar formë të mirë gjatë rrugëtimit drejt finales, duke premtuar një duel spektakolar dhe rivalitet të fortë deri në sekondat e fundit.

 

Continue Reading

Sport

Mario Ilievski, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovë

Published

on

By

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka shpallur futbollistin më të dalluar të javës së 20-të në Superligë: Mario Ilievski i FC Prishtina.
Ilievski ishte protagonist absolut në ndeshjen kundër FC Llapi, ku Prishtina arriti fitore të thellë 4:1, me dy gola të shënuar nga vetë ai.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, duke e shpallur Ilievskin lojtarin më të mirë të javës.

Pas marrjes së çmimit, Ilievski u shpreh:
“Është kënaqësi të zgjidhesh lojtari më i mirë i javës. Kjo është një motiv shtesë për mua, por edhe për tërë ekipin. Pas ndeshjes me Ballkanin erdhëm të mërzitur, por penalltitë janë gjithmonë çështje fati. Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe një emër shumë i madh në të gjithë rajonin e Ballkanit, andaj do të luftojmë për kreun e tabelës, sidomos tani me trajnerin e ri, me të cilin po i përgatisim ndeshjet shumë mirë.”

Me këtë performancë, Ilievski konfirmon se është një nga lojtarët kyç të Prishtinës, dhe një faktor vendimtar në garën për kreun e Superligës.

Continue Reading

Të kërkuara