Kronikë e zezë

​Parandalohet kontrabanda e pijeve alkoolike në veri

Në automjet kishte pije alkoolike dhe jo alkoolike në sasi prej rreth 900 litrash.

Published

on

Njesitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës në Veri të Mitrovicës (fshati Zherovnicë), gjatë patrullimit kanë arritur të identifikojne një automjet të dyshimtë transportues në lëvizje, me ç’rast konform procedurave kanë urdhëruar ngasësin që ndalet. Ngasësi ka refuzuar urdhrin e ndalimit dhe ka tentuar të ikë me automjet, me ç’rast zyrtarët i janë vënë në ndjekje dhe kanë arritur të bllokojnë automjetin, ndërsa vozitësi ka ikur duke e braktisur automjetin.

Sipas Doganës, me rastin e kontorollit zyrtarët kanë gjetur se në automjete kishte mallra kontrabandë të llojit pije alkoolike dhe jo alkoolike në sasi prej rreth 900 litrash.

“Me këtë rast gjatë rrugës në hyrje të Zveqanit gjatë dërgimit të Automjetit më mallëra në Terminalin Doganor në Mitrovicë, tri automjete kanë penguar dhe kanë tentuar të bllokojnë zyrtarët e Doganës në kryerjen e detyrës zyrtare. Fal përkushtimit dhe profesionalizmit të Zyrtarëve Doganor është arritur që të evitohen këto pengesa dhe automjeti i dyshimtë me mall të kontrabanduar të dergohet në mbikqyrje Doganore në terminal. Për pengim në kryerje të detyrës Dogana e Kosovës ka lajmëruar dhe inicuar rast tek organet kompetente”, thuhet në njoftim.

Kronikë e zezë

Raportohet e zhdukur një grua në Fushë Kosovë

Published

on

By

Një grua nga Fushë Kosova është raportuar e zhdukur gjatë ditës së djeshme, sipas raportit njëditor të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima grua është larguar nga shtëpia e saj rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe që nga ai moment nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Policia ka nisur procedurat e kërkimit dhe po merret me rastin për të zbardhur rrethanat e zhdukjes.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Lipjan: Arrestohet një shtetas turk për abuzim me fëmijë në rrjetet sociale

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një shtetas të Turqisë në Lipjan, nën dyshimin për shpërndarje të materialeve të jashtëligjshme.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 13:20.

I dyshuari akuzohet se përmes rrjeteve sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Bie numri i rasteve të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Published

on

By

Në raporti njëditor të Policisë së Kosovës është regjistruar një rënie të rasteve të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar vetëm dy raste në nivel vendi.

Në Vushtrri, gjatë mbrëmjes së të martës, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua.

Për shkak të rrezikut, ndaj viktimës është lëshuar menjëherë urdhri mbrojtës dhe ajo, së bashku me fëmijët, është dërguar në strehimore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej për një rast të mëparshëm të dhunës në familje dhe kanosjes, të ndodhur në shkurt.

I dyshuari ishte në kërkim policor dhe pas prangosjes të martën, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme.

Ndërsa në raportin e datës 10 mars të Policisë së Kosovës ishin regjistruar gashtë raste të dhunës nw familje

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sulm me thikë në Kaçanik: Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Në Raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur  se dy të dyshuar janë arrestuar në rrugën “Ismail Raka” lidhur me një incident të rëndë të ndodhur së fundmi.

Ata dyshohen se kanë sulmuar me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy burrat e përfshirë në këtë rast.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.

Continue Reading

Të kërkuara