Kronikë e zezë

​Parandalohet kontrabanda e 2400 litrave alkohol në veri të Mitrovicës

Vlera e mallit vlerësohet të jetë 4300 euro.

Published

on

Njësitet Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim dhe përkrahje të Policisë së Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin e 2400 litrave të alkoholit etilik.

Sipas Doganës së Kosovës, pas identifikimit të një automjeti transportues të dyshuar i cili rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovë kanë organizuar ndalimin dhe kontroillin e këtij automjeti.

“Pas ndalimit dhe kontrolliit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96% në sasi prej 2400 litra. Vlera e mallit vlerësohet të jetë 4300 Euro, kurse taksat doganore janë në vlerë prej 14,300.00 Euro. Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar derisa prokuroria ka nisur procedurat hetimore. Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Zhduket një grua bashkë me fëmijën e saj në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje dhe fëmijës së saj në Prizren, të cilët janë larguar nga shtëpia dhe prej ditës së djeshme nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar të enjten rreth orës 13:30.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin në procedurë hetimore për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur vendndodhjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Podujevë, vdes një person

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Podujev.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se ka goditur një motoçikletë që drejtohej nga një burrë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga njësitë përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim” në Graçanicë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 15 nëntor rreth orës 15:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar gjatë ditës së djeshme, më 19 nëntor.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona në pranga për së paku tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda në banesa gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026.

Sipas Policisë, A.B., F.H. dhe M.K. janë arrestuar pas një hetimi dymujor. Operacioni policor është zhvilluar më 18 nëntor, ndërsa dëmi fillestar material nga vjedhjet vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në katër lokacione, policia ka sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për “Vjedhje të rëndë”, “Posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara