Lajmet

​Paralajmërim për zjarre

Temperaturat e larta të ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve.

Publikuar

Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon qytetarët të jenë të kujdesshëm për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, në këto ditë me temperatura të larta.

Në një njoftim publik theksohet se zjarrvëniet e qëllimshme si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale të cilat sanksionohen me ligj.

Agjencia për Menaxhimin Emergjent thotë se temperaturat e larta të ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

“APELOJMË, të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit” kudo që ai mund të paraqitet dhe kërcënon, pasi që për një veprim të tillë përveç tjerash na obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore. Vlenë të theksohet dhe t’iu bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj”, thuhet në njoftim.

Numrat emergjent për rastë të tilla janë pa pagesë dhe funksionojnë 24 orë, shtatë ditë të javës:

112 Qendra Operative Emergjente nga VALA dhe IPKO(pa pagesë), 193 zjarrfikësit, 192 Policia dhe 194 Shërbimi Mjekësor Emergjent.

Lajmet

“Uji ka depërtuar në dysheme të disa klinikave”, SHSKUK del me njoftim pas shiut që ra dje

Publikuar

nga

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se përkundër reshjeve të dendura të shiut dhe pamundësisë së përpunimit të ujit nga rrjeti i ujërave të zeza, deri në këto momente nuk janë evidentuar dëmtime të aparaturave mjekësore dhe dëme të tjera materiale.

“Uji kryesisht ka depërtuar në dysheme të disa klinikave, por pas masave të menjëhershme aparaturat mjekësore nuk janë rrezikuar”.

Sa i përket Klinikës së Pulmologjisë, uji është larguar nga bodrumi dhe rëntgeni statik është larguar, pa u dëmtuar.Ndërkohë, klinika ka Rëntgen mobil dhe shfrytëzon rëntgenet e Klinikës së Radiologjisë.

Puna është duke vazhduar edhe në klinikat tjera, kurse QKUK, nga dita e djeshme ka angazhuar të gjitha kapacitetet teknike dhe stafit shëndetësorë të klinikave, për të tejkaluar gjendjen pas reshjeve të shiut”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Sipas tyre, fatmirësisht kjo gjendje është tejkaluar pa dëmtime të aparaturave dhe dëmeve të tjera të mëdha materiale.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Të enjten seancë në Kuvend

Publikuar

nga

Në fillim të këtij muaj patën filluar renovimet e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës.

E që nga ajo kohë nuk ka pasur seanca, por Kuvendi do të rikthehet këtë të enjte.

Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se më 27 qershor do të mbahet seanca e radhës.

“Ditën e enjte, këtë javë, më datën 27 do ta kemi seancën e radhës”, është shprehur Tahiri.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Konjufca: S’pres diçka të rëndësishme nga takimi Kurti-Vuçiq, Asociacioni s’është në rend dite

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke komentuar takimin e së mërkurës midis kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq tha se nuk pret diçka të rëndësishme dhe esenciale nga ky takim.

Konjufca tha se nuk në rend të ditës për Republikën e Kosovës nuk është çështja e Asociacionit, por zbatimi i marrëveshjes bazë nga Serbia.

“Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë marrëveshjen bazike. Kurrfarë Asociacioni nuk është në rend dite për Republikën e Kosovës, njëherë për njëherë”, tha Konjufca.

Vazhdo të lexosh

Bota

20 të vdekur nga zjarri në një fabrikë baterish në Kore të Jugut

Publikuar

nga

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një fabrikë të baterive litium pranë Seulit, sipas raportimit të transmetuesit publik KBS të hënën, i cili citon punonjësit e shpëtimit. Trupat e viktimave u gjetën të shpërndarë në ndërtesën shumëkatëshe në qytetin Hwaseong, që ndodhet në jug të Seulit.

Ekziston shqetësimi se numri i viktimave mund të rritet më tej, pasi fillimisht numri i të zhdukurve u vlerësua në 23, shumica e të cilëve janë raportuar të jenë punëtorë të huaj. Përveç viktimave, disa persona kanë mbetur të plagosur, sipas mediave të Koresë së Jugut, shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Televizioni i Koresë së Jugut ka transmetuar pamje që tregojnë flakë dhe re të dendura tymi që dilnin nga ndërtesa pas shpërthimit të zjarrit në mëngjes.

Autoritetet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë në terren duke punuar për të kontrolluar situatën dhe për të gjetur të mbijetuarit e mundshëm. Kjo ngjarje tragjike nënvizon rrezikun që lidhet me prodhimin dhe menaxhimin e baterive litium, të cilat janë të njohura për rrezikun e tyre të lartë të zjarrit dhe shpërthimit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara