Lajmet

​Papa Françesku dënoi valën e fundit të sulmeve me raketa në Ukrainë

Rusia lëshoi dje 110 raketa në Ukrainë dhe dhjetë dronë të prodhuar nga Irani.

Published

on

Papa Françesku dënoi sot valën e fundit të sulmeve me raketa në Ukrainë dhe bëri thirrje për një armëpushim për të parandaluar rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit.

“Me dhimbje dhe shqetësim mësova për një sulm të ri dhe edhe më të ashpër me raketa në Ukrainë, i cili ka shkaktuar vdekje dhe dëmtime në një numër të madh të infrastrukturës civile”, tha Papa Françesku.

Papa po fliste në një audiencë të përgjithshme dhe sipas agjencisë britanike, ai nuk përmendi incidentin në Poloni pranë kufirit me Ukrainën, ku ranë dy raketa dhe shkaktuan një shpërthim që vrau dy persona.

“Le të lutemi që Zoti të ndryshojë zemrat e atyre që janë ende bast për luftë dhe të bëjë që dëshira për paqe të mbizotërojë në Ukrainën e vuajtur në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi dhe të hapë rrugën për një armëpushim dhe dialog”, tha ai.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës njoftoi dje se Rusia lëshoi 110 raketa në Ukrainë dhe dhjetë dronë të prodhuar nga Irani.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se objektivi kryesor i sulmit raketor ishte infrastruktura energjetike si më parë, por shtoi se gjithsej janë goditur vetëm dhjetë objektiva.

Vendi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Vendi

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara