Lajmet

​Osmani takon Papë Françeskun: Njohja nga Vatikani kontribuon në avancimin e raporteve shekullore

Osmani tha se synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në avancimin e mëtejmë të raporteve shekullore.

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në audiencë private nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Kurse pas takimit ka shkruar se synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në avancimin e mëtejmë të raporteve shekullore.

Osmani ka shkruar në Facebook se thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi i përbashkët.

“E lumtur të pritesha në audiencë private nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë. Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë. Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës. Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi. Thellimi i mëtejmë i raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientimi ynë i përbashkët. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore”, ka shkruar ajo.

Lajmet

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me ambasadorin ukrainas, Oleksii Makeiev.

Publikuar

nga

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës. Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media me ambasadorin ukrainas, Oleksii Makeiev.

“Secili që beson në një të ardhme më të mirë, që punon në këtë drejtim, do t’i përjetojë më lehtë këto kohë të vështira”, ka thënë Schulze teksa e ka prezantuar një platformë në internet me qëllim të ofrimit të ndihmës për organizatat për ndihmë, sektorin privat dhe iniciativa tjera.

“Nga përvojat e rindërtimit në gjithë botën, ne e dimë që përgatitja e mirëfilltë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ashtu që ndihma emergjente të përshtatet me nevojat afatgjate të rindërtimit”, ka thënë Schulze.

Krijimi i një faqeje të përbashkët në internet synon të jetë pikë kontakti për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në rindërtim.

“Dëmi i shkaktuar nga pushtimi rus është i madh dhe aktualisht arrin në 135 miliardë dollarë”, ka thënë Makeiev.

Sipas tij, Ukrainës do t’i duhen më shumë se 400 miliardë dollarë, ka shtuar ai.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Makeiev ka thënë se Ukraina do të garantojë shfrytëzim të mirë të fondeve dhe do ta luftojë korrupsionin.

Schulze ka thënë se puna e autoriteteve ukrainase për luftim të korrupsionit është e vërejtshme. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Shkaktari i zjarrit në IML dyshohet se ishte defekti në instalimin elektrik, flet edhe Prokuroria

Dëmet nuk janë të mëdha nga zjarri.

Publikuar

nga

Defekti në instalimin elektrik po dyshohet se ka qenë shkaktari i zjarrit që kaploi një pjesë të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore mbrëmjen e së shtunës. Madje, zëvendësdrejtori i IML-së, Ditor Haliti e përjashton mundësinë që dora e njeriut ta ketë shkaktuar zjarrin.

E nga ky zjarr dëmet po konsiderohen se nuk janë të mëdha, por që komisioni vlerësues do të bëjë vlerësimin e dëmit të shkaktuar.

Zëvendësdrejtori i institutit thotë se ka vetëm dëme materiale jo me vlerë të madhe. Ai thekson se me të marr informacionin në kohë ishin ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë të cilët arritën ta lokalizonin zjarrin.

“Zjarrfikësit dhe Policia kanë qenë të thirrur dhe kur kam ardhur unë, rreth orës 21:00, ata vetëm ishin futur në objekt tek pjesa ku dilte tymi dhe pas një kohe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ta largojnë tymin dhe kemi mundur të futemi brenda dhe të vlerësojmë dëmet e shkaktuara. Për fat të mirë ka vetëm dëme materiale jo besoj në vlerë të madhe, janë djegur disa pako të zbrazëta të cilat pastaj e kanë dëmtuar një pjesë të murit dhe tavanit, mirëpo dëme tjera serioze nuk ka. Sa i përket shkaktarit natyrisht policia, hetuesia i kanë thirrur edhe ekspertët e zjarrit dhe ekspertët të elektroteknikës dhe sipas një vlerësimi preliminar mendohet se është për shkak të një defekti në instalimin elektrik. Por megjithatë për ta konfirmuar këtë duhet të presim raportin përfundimtar nga ekspertët e caktuar dhe prokuroria”, shprehet Haliti.

Ai thotë se nga zjarri është dëmtuar një pjesë e objektit që është shfrytëzuar për qëllime logjistike dhe po ashtu disa pako letre që kanë qenë të zbrazëta. Sipas tij, falë intervenimit të shpejtë nuk ka pasur rrezik që zjarri ta kaplojë gjithë IML-në.

“Ato pako kanë qenë të palosura nuk kanë qenë pako kanë qenë vetëm pjesë e kartonit që ne më vonë e shfrytëzojmë për pako, ka qenë pjesë e morgut që është shfrytëzuar për qëllime logjistike dhe ato pako kanë qenë të zbrazëta të palosura dhe nuk kanë pasur kurrfarë materiali brenda neve vetëm na janë dashur vetëm si pjesë e punës në të ardhmen… Për fat të mirë rrezik nuk ka pasur aty ndoshta edhe duke iu falënderuar intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve dhe policisë, nuk ka pasur ndonjë rrezik por në të ardhmen nuk duhet as të mendojmë për mundësinë e zjarrit e lëre më ta kemi një zjarr këtu”, thekson zv.drejtori i IML-së.

Ditor Haliti përjashton mundësinë që dora e njeriut të ketë shkaktuar këtë zjarr, pasi shton se edhe në pamjet e kamerave të sigurisë shihet që shkëndija flake dalin si pasojë e instalimit të rrymës.

“Ne i kemi shikuar edhe kamerat së bashku me Policinë dhe shihet shumë qartë momenti se kur fillon zjarri dhe nuk ka kurrfarë elementi, faktori njeri përjashtohet plotësisht dhe në bazë të kamerave shihet qartë se ka qenë thjesht një aksident për shkak të defektit elektrik”, thotë Haliti.

Ndërsa, për këto dëme Instituti i Mjekësisë Ligjore do të formojë një Komision për vlerësim të dëmeve. Sipas Halitit, është e nevojshme të instalohet një sistem i mirë instalimi që mos të rrezikohet ky institucion.

“Sot jemi duke u marr me pastrimin e asaj pjese do të formohet një Komision që do ta bëjë vlerësimin e dëmit dhe pasi të bëhet vlerësimi i dëmit do të dalim me rekomandime se si duhet ta rregullojmë atë pjesë në të ardhmen. Mbështetja nga ministrja nuk ka munguar ata janë të gatshëm të na përkrahin por edhe qeveria me këtë çështje. Por, është e rëndësishme që ne ta instalojmë një sistem në të ardhmen i cili do t’i parandalonte për aq sa mundet ngjarjet e tilla të cilat mund ta rrezikojnë vetë objektin”, thekson ai.

Ndërsa zëdhënësja për medie nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Laureta Ulaj ka deklaruar se janë në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera.

“Prokuroria është në pritje të raporteve me të gjeturat nga ekzaminimet e kryera, si dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

E gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte njoftuar se lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë të shtunën, janë intervistuar zyrtarë të IML-së, të cilët kanë qenë kujdestarë në kohën kur ka ndodhur incidenti.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Begaj: Mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE shumë e rëndësishme

Kështu deklaroi ai pas takimit me presidentin austriak.

Publikuar

nga

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar sot presidentin e Austrisë, Van der Bellen, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës, si dhe për liberalizimin e vizave, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi, që theksoi se është kaq të rëndësishëm për paqen në rajon.

Begaj në konferencën e përbashkët për media me presidentin Van der Bellen, tha se është shumë e rëndësishme mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Shumë e rëndësishme është mbështetja e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. E falënderova Presidentin Van der Bellen për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës, si dhe për liberalizimin e vizave, si dhe së fundmi, për dialogun Kosovë – Serbi, kaq të rëndësishëm për paqen në rajon”, tha ai.

Ai shtoi se së bashku me presidentin e Austrisë kanë ndarë bindjen se ekzistojnë mundësi të shumta për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të investimeve.

“Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm aktiv në mbështetjen e perspektivës evropiane të Shqipërisë; veçanërisht për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, e cila përfaqëson një hap të rendësishëm në kuadrin e avancimit të bisedimeve për integrim europian midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, kjo vizitë është gjithashtu, një dëshmi e mëtejshme e angazhimit serioz të Austrisë në proceset integruese të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, si një vend me lidhje të shumta me këtë rajon, me vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm që rajoni ynë të jetë pjesë e familjes evropiane”, tha ai.

Ai ka falënderuar presidentin Van der Bellen për mbështetjen e Austrisë për zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndërsa, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen tha se mbështet atë çfarë tha presidenti Begaj, pasi bisedimet në Ohër me pjesëmarrjen e Borrell, mund të ishin një gur themelor në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Van der Bellen u shpreh se “dialogu midis këtyre vendeve sigurisht që është i vështirë, por të dy janë të ndërgjegjshëm që pa marrëveshje nga të dyja palët, të dyja vendet nuk do kenë të ardhme drejt Bashkimit Evropian”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Shefi i mbikëqyrjes bërthamore të OKB-së do të vizitojë centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s këtë javë

Ai do të vlerësojë sigurinë bërthamore dhe sigurinë e objektit.

Publikuar

nga

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, pritet të vizitojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s në Ukrainë gjatë kësaj jave.

Përmes një postimi të dielën në Twitter, ai ka thënë se do të vlerësojë sigurinë bërthamore dhe sigurinë e objektit.

“Unë do të vazhdojë përpjekjet për të mbrojtur centralin bërthamor gjatë vazhdimit të konfliktit ushtarak”, deklaroi ai mes tjerash.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike lëshoi një deklaratë në të cilën thuhej se Grossi dëshiron të shoh evoluimin e situatës nga muaji shtator dhe të flasë me ata që operojnë në objekt./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara