Lajmet

​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Portugalisë, theksohen raportet e mira ndërmjet dy vendeve

Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë shumë të mira.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Portugalisë, në Kosovë, Jorge Ayres Roza De Oliveira.

Pasi që i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri portugez, Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë shumë të mira dhe shfaqi besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës e Portugalisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit De Oliveira, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

“Me ambasadorin De Oliveira, presidentja Osmani ka diskutuar edhe sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Presidentja Osmani ka falënderuar Portugalinë për mbështetjen e tyre të parezervë në këto dy procese si dhe ka përsëritur qëndrimin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se duhet të merret për bazë rekomandimi i Komisionit Evropian për t`i hequr vizat”, bëhet e ditur në konferencë për media.

Sipas Osmanit, është e domosdoshme vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke dhe se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.

Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, bëhet e ditur se Osmani ka potencuar se anëtarësimi në këtë organizatë është në funksion të fuqizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Osmani dhe ambasadori De Oliveira diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fusha specifike, sikurse ajo e politikës së jashtme, mbrojtjes, arsimit, turizmit dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët.

Rajoni

Kryebashkiaku i Nju Jorkut zbarkon në Vlorë, priten takime për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit

Published

on

By

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

Ai është shoqëruar nga forca të shumta sigurie dhe ekipe të posaçme të ambasadës amerikane.

Delegacioni ka ndaluar fillimisht në Vilën qeveritare në Ujin e Ftohtë, ndërsa më vonë pritet që Adams të vizitojë edhe zonën e Orikumit.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të kësaj vizite në qytetin bregdetar, por sipas mediave ndërkombëtare, qëllimi i udhëtimit të kryebashkiakut të Nju Jorkut në Shqipëri lidhet me forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e turizmit.

Burime pranë organizatorëve bëjnë me dije se Adams do të zhvillojë takime joformale me përfaqësues vendorë dhe sipërmarrës të zonës./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me policinë e Belgjikës

Published

on

By

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot në takim ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden dhe ministren e Migrimit dhe Azilit, Anneleen Van Bossuyt.

Gjatë takimit, drejtori Hoxha i informoi mysafiret për strukturën organizative të Policisë së Kosovës, sukseset e arritura në luftimin e krimit dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe sfidat me të cilat është përballur Policia gjatë viteve të fundit.

Sipas njoftimit të Policisë, në fokus të diskutimit ishte edhe bashkëpunimi ndërkombëtar policor, ku u theksua nevoja për konkretizimin e një marrëveshjeje mirëkuptimi ndërmjet dy policive, që do të mbulojë fusha të rëndësishme si luftimi i krimit të organizuar, kontrabanda, trafikimi me qenie njerëzore, migrimi i paligjshëm dhe krimet kibernetike.

Takimi u përmbyll me zotimin e ndërsjellë për thellimin dhe avancimin e bashkëpunimit në funksion të forcimit të sigurisë dhe luftimit të formave të ndryshme të kriminalitetit që prekin të dy vendet./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen pajisje për transplant të flokëve në Aeroportin ”Adem Jashari”

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, të cilat janë zbuluar gjatë skanimit të bagazheve të një udhëtari që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit mallrat në fjalë përbëhen nga pajisje profesionale të përdorura për ndërhyrje estetike në fushën e transplantit të flokëve, duke përfshirë instrumente mjekësore, pajisje ndihmëse, materiale sterile, preparate për trajtim pas ndërhyrjeve dhe mjete të tjera përkatëse.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht, deri në përfundimin e procedurave përkatëse./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Edi Rama për vrasjen e gjyqtarit: Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon përgjigjen më ekstreme

Published

on

By

Kryeministri në Shqipëri, Edi Rama ka reaguar pas krimit brenda një salle të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku i vrarë mbeti gjyqtari Astrit Kalaja, dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Përmes një postimi në “X”, ai thotë se kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje e punonjësve të sigurisë nga administrata e gjykatës, duke përjashtuar çdo përfshirje të Policisë së Shtetit – në emër të pavarësisë së gjyqësorit.

Tutje, Rama shprehet se agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojëra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, shkruan tutje kryeministri shqiptar./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara