Lajmet

​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Portugalisë, theksohen raportet e mira ndërmjet dy vendeve

Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë shumë të mira.

Published

on

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Portugalisë, në Kosovë, Jorge Ayres Roza De Oliveira.

Pasi që i ka uruar mirëseardhje ambasadorit të ri portugez, Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë shumë të mira dhe shfaqi besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës e Portugalisë do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit De Oliveira, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

“Me ambasadorin De Oliveira, presidentja Osmani ka diskutuar edhe sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Presidentja Osmani ka falënderuar Portugalinë për mbështetjen e tyre të parezervë në këto dy procese si dhe ka përsëritur qëndrimin se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se duhet të merret për bazë rekomandimi i Komisionit Evropian për t`i hequr vizat”, bëhet e ditur në konferencë për media.

Sipas Osmanit, është e domosdoshme vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke dhe se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti.

Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, bëhet e ditur se Osmani ka potencuar se anëtarësimi në këtë organizatë është në funksion të fuqizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.

Osmani dhe ambasadori De Oliveira diskutuan edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fusha specifike, sikurse ajo e politikës së jashtme, mbrojtjes, arsimit, turizmit dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët.

Lajmet

Haxhiu: Serbia detyrohet që të arrestoj Radojçiqin sipas Konventës për Ekstradim

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ka bërë kërkesë që emri i Milan Radojçiqit të futet në sistemin e Interpol-it, me qëllim të arrestimit të tij të përkohshme nga Serbia dhe ekstradimit të tij në Kosovë.

Ajo ka thënë se sipas Konventës për Ekstradim, Serbia detyrohet që të arrestoj kryeterroristin Milan Radojçiqin dhe terroristët e tjerë dhe brenda 40 ditëve.

Haxhiu shtoi se pas arrestimit, Kosova duhet të dorëzoj kërkesën për ekstradim dhe Serbia do të ketë detyrim që ta dorëzoj atë në Kosovë brenda një afatit të caktuar.

“Ne kemi bërë kërkesë që emri i tij të futet në Interpol, dhe sipas Konventës për Ekstradim kjo ka fuqinë juridike të kërkesë për arrestim të përkohshme me qëllim të ekstradimit. Pra, proceduralisht sipas kësaj Konvente Serbia detyrohet që të arrestoj kryeterroristin Milan Radojçiqit dhe terroristët e tjerë dhe brenda 40 ditëve, pra është arrestim i përkohshme. Kosovës i kërkon që të bëjë kërkesë për ekstradim. Dhe natyrisht që ne do ta bënim, kështu bëjmë me rastet e tjera, atëherë brenda afatit Serbia detyrohet që ta dorëzoj në Kosovë. Vendosja e Rajdojçiqit në Interpol ka fuqinë juridike të kërkesës për arrestim të përkohshme me qëllim të ekstradimit në Kosovë”, ka thënë ajo.

Continue Reading

Lajmet

​KQZ nuk akrediton Listën Serbe

Published

on

By

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk kanë akredituar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e shkurtit.

Shkak për këtë kundërshtim, ishin thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Në fillim, dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kanë shprehur kundërshtimin për certifikimin e këtij subjekti politik.

Kam rezervat e mia dhe më duhet me i shpreh dhe janë shumë elemente, pra prezantimi i kandidatëve të Listës serbe. Pra asnjëherë nuk përmend Republika e Kosovës por thotë ‘Kosovo i Metohija’. Nuk thotë ‘rrnoftë Kosova por rrnoftë Serbia’. Përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit ku shihet edhe Radojiçiqi, ku kanë lidhje me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi edhe në Ibër Lepenc”, u shpreh ai, teksa lëshoi një audio-incizim ku dëgjohet Allek me thirrje kundër Republikës së Kosovës.

Kundër certifikimit të Listes serbe doli edhe anëtari tjetër i VV-së, Alban Krasniqi, i cili kërkoi veprime nga Prokuroria e Shtetit.

Edhe anëtarët tjerë që vijnë nga radhët e opozitës kanë shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Arianit Elshani, ka kujtuar se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.

Ndaj të njëjtat shqetësime me anëtarin e VV-së, mirëpo kam një shqetësim tjetër për shkak se rekomandimi i Zyrës për Regjistrim të Partive ka thënë se ky subjekt plotëson të gjitha kriteret që të jetë në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Është bazuar edhe në deklarimet e MPB dhe MPJ dhe të gjithë kanë thënë se subjekti në fjalë i plotëson kriteret. Unë me këtë rast abstenoj deri në definimin e saktë sepse certifikimi i subjekteve duhet ta ketë një konsensus të përbashkët”, u shpreh Elshani.

Elshani ka kujtuar se edhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë asnjë vërejtje për listën kandidatëve të subjektit politik.

“Të gjithë e dimë se kush është Lista serbe, mirëpo është mirë me na tregu Ministria e Punëve të Brendshme. Është mirë ata me ma tregu se kush janë pjesëtarë të këtij subjekti politik. Unë propozoj që të diskutoni me MPB-në dhe të vini me një rekomandim, qoftë pro apo kundër certifikimit”, u shpreh tutje Elshani.

 

Continue Reading

Lajmet

​Nënshkruhet lista finale për çmimin e barnave

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia tha se sot ka nënshkruar listën finale që i hap udhë jetësimit të Ligjit për çmimet e unifikuara të barnave.

Vitia tha se për herë të parë, barnat do të jenë me çmime të njëjta kudo dhe më të ulta sesa tani.

“Në disa nga barnat, çmimet janë ulur 5 deri në 10 herë. Ulje të ndjeshme ka në mbi 2900 produkte medicinale. Urime të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftimin e ministrit.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Kurti të intervistohet në zyrën e tij, nuk është e paligjshme

Published

on

By

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e ka refuzuar ftesën e Prokurorisë Speciale.

Sipas saj kërkesa e kabinetit të qeverisë që Kurti që të intervistohet në zyrën e tij, është e ligjshme dhe se kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Ajo tha se Kurti është ftuar për intervistim në ditën kur VV-ja ka paraqitur listën për deputet dhe se me këtë veprim Prokuroria Speciale po mundohen që me këto veprime të minojnë punën e qeverisë dhe VV-së.

“Siç e keni parë kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për intervistim. Përkundrazi kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë që kërkesa e tyre të realizohet. Kabineti ka propozuar dy data. Nuk ka as një arsye që prokuroret të refuzojnë që t’i përgjigjen kërkesë së kryeministri për ta intervistuar, kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur. Por ata nuk duan të flasin, për këtij duhet të pyetet Prokuroria Speciale. Ka ndodhur edhe në të kaluarën. Nuk është diçka e pa ligjshme”, tha Haxhiu.

Sipas Haxhiut Prokuroria Speciale me këto veprime ka tendencë për ta minuar punën e qeverisë, për ta dëmtuar VV-në dhe qeverinë siç zakonshëm kanë bërë.

Continue Reading

Të kërkuara