Lajmet

​Osmani në Zvicër: Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën

Publikuar

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon edhe sot takimet zyrtare në Zvicër. Osmani sot është pritur në takim nga nënkryetarja e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës, Irène Kälin.

Osmani thotë se Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm për Kosovën.

“Një takim pune jashtëzakonisht i këndshëm e produktiv me znj. Irène KÄLIN, nënkryetare e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës. Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkombëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirën për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka treguar se shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikëbërje ishin temat e trajtuara gjatë takimit me Kälin.

Lajmet

Izraeli thotë se 222 kamionë me ndihma hynë në Gaza

Publikuar

nga

Izraeli thotë se 222 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Gaza. Koordinimi i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT) tha se 176 kamionë mbërritën përmes vendkalimit Karem Abu Salem (Kerem Shalom) në Gazën jugore dhe 46 përmes kalimit Beit Hanoon (Erez) në veri.

OKB-ja dhe organizatat e tjera ndërkombëtare vazhdojnë të raportojnë kufizimet izraelite në dërgimin e ndihmave në Gaza, ndërsa sulmet e përditshme, duke përfshirë kundër palestinezëve të zhvendosur në “zonat humanitare”, vazhdojnë të pandërprera në të gjithë enklavën e rrethuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

“Rritja e dhunës dëmton sistemin shëndetësor në Bregun Perëndimor”

Publikuar

nga

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) paralajmëron se përshkallëzimi i dhunës në Bregun Perëndimor kërcënon të shembë sistemin shëndetësor pasi organizatat humanitare pezullojnë aktivitetet e tyre.

Bregu Perëndimor po përballet me dhunën më të keqe qëkur Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) filloi të mbajë të dhëna në vitin 2005.

“Rritja e dhunës po dëmton sistemin shëndetësor në Bregun Perëndimor, pasi spitalet nuk janë të përgatitur për të trajtuar incidente të viktimave masive, as të përballojnë sulmet e vazhdueshme ndaj objekteve dhe personelit”, tha Bart Witteveen, drejtori i vendit i IRC për territorin e pushtuar palestinez. deklaratë.

Organizata shtoi: “Izraeli duhet të mbajë detyrimet e tij për të siguruar mbrojtje të menjëhershme dhe aktive të civilëve dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Bregun Perëndimor”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nagavci: Prioritet i yni është ngritja e cilësisë në arsim, për këtë kemi rritur edhe buxhetin

Publikuar

nga

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se synim i Qeverisë “Kurti” është ngritja e cilësisë në arsim. Për këtë, Nagavci ka thënë se kanë rritur edhe buxhetin për këtë vit.

Në konferencën shkencore për “Vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin para-universitar në Kosovë: Përvojat dhe perspektiva për të ardhmen”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, Nagavci ka thënë se pas rezultateve të testit PISA, kanë diskutuar për t’i përmirësuar këto rezultate.

“Që nga marrja e detyrës jemi përkushtuar arsimit para-universitar me një qasje shumëdimensionale duke u fokusuar në shtyllat kryesore në strategjinë për arsim dhe kjo strategji e ka mbërthyer në vetvete konceptin e ndryshimit organik dhe synimi ynë madhor dhe i përbashkët vazhdon të jetë ngritja e tërësishme e cilësisë së arsimit dhe këtë si Qeveri dhe Ministri e kemi konkretizuar edhe me rritjen e buxhetit për ketë vit në 2024 kemi ndarë mbi 400 milionë euro apo 20 për qind më shumë se në vitin paraprak. Planet e Ministrisë së Arsimit janë shumë dimensionale e sidomos pas rezultateve të fëmijëve në testin PISA të cilat janë diskutuar në të gjitha nivelet dhe ka qenë edhe një përgjegjësi e jona që të angazhohemi për një punë që qojnë deri tek përmirësimi i këtyre rezultateve”, ka thënë Nagavci.

Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ismet Potera, ka thënë se janë në fazën e ristrukturimit funksional të Institutit pedagogjik, ndërsa shpreh bindjen se me statutin e ri do ta fuqizojë këtë institucion.

“Instituti Pedagogjik i Kosovës sivjet ka mbushur 17 vite veprimtari dhe kjo tregon se jemi në fazën e pjekurisë shkencore, profesionale dhe institucionale. Tani jemi në fazën e ristrukturimit  funksional të institutit pedagogjik, miratimi i statutit  të ri do të fuqizojë edhe më shumë Institutin Pedagogjik”, ka thënë ai.

E dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Blerim Saqipi, kërkoi bashkëpunim me të gjitha institucionet që merren me hulumtime në arsim.

“Ky bashkëpunim është shtrirë në disa dimensione. Ne si fakultet për herë të parë kemi praktikën pedagogjike për programet e udhëheqjes arsimore dhe një pjesë të këtyre studentët po i bëjnë në Institutin Pedagogjik dhe po ashtu synojmë t’a përfshijmë edhe më gjerë sepse këtë vit kemi dorëzuar një aplikacion në asociacionin evropian të hulumtimeve në arsim që është forumi më i madh në Evropë. Për të pas anëtarësinë e Kosovës, nevojitet një bashkëpunim i të gjitha institucioneve që merren me hulumtime në arsim dhe këtë bashkëpunim do t’a formësojmë me Institutin Pedagogjik qe t’a shtrijmë edhe me fakultete tjera dhe institucione që janë interesuara për fushën e hulumtimit në arsim”, u shpreh ai.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dyshohet për të lënduar

Publikuar

nga

Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, tha Zahiti.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara