Lajmet

​Osmani: Kosova mbetet palë konstruktive në dialog

Osmani dhe Fajon diskutuan edhe për zhvillimet në veri dhe përpjekjet për vendosjen e rendit dhe ligjit.

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi me zëvendëskryeministren sllovene Tanja Fajon, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, ka çmuar mbështetjen historike të Sllovenisë për Kosovën dhe për integrimin e saj ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka falënderuar Slloveninë për angazhimin e saj në Ballkanin Perëndimor, të cilën gjë e ka treguar edhe me emërimin e një emisari special.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe përkushtimi i përbashkët i thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fusha të ndryshme.

Osmani dhe Fajon diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në veri të vendit dhe përpjekjet e institucioneve të Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit.

Sa i përket dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka potencuar se Kosova mbetet palë konstruktive, por Serbia me obstruksionet e saj dhe duke përdorur bandat kriminale në veri të vendit po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta pengojë dialogun.

Megjithatë, presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për paqe e stabilitet dhe se synim parësor mbetet integrimi euroatlantik i Kosovës. Në këtë drejtim, Osmani ka kërkuar mbështetjen e Sllovenisë për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të tjera ndërkombëtare.

Lajmet

Një vdekje e dyshimtë në Prevallë, një tjetër në Prizren

Published

on

 

Dy persona janë gjetur të vdekur gjatë ditës së djeshme, njëri në Prevallë e tjetri në Prizren.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke shëtitur me familjarët e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekje e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar IML-ja. Rasti në procedurë”, ka njoftuar policia për rastin në Prevallë.

Ndërsa, në rrugën ”Shefqet Berisha” në Prizren  një persona, mashkull i moshës madhore, është gjetur pa shenja jete.

Sipas Policisë, identitetit i tij nuk dihet.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Continue Reading

Lajmet

“WALL NOT I”, projekt artistik në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Published

on

Një ligjëratë performative dhe videoinstalacion i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit Samuel Beckett do të prezantohet më 16 tetor në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.

Projekti “WALL NOT I”, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, nis në orën 19:00 dhe ndërthur ligjëratën, imazhin dhe videoinstalacionin për të eksploruar raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit.

Përmes dialogut mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, projekti trajton temat e mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore.

Aktiviteti do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rama: Protestat nuk përfaqësojnë studentët, pas tyre fshihet një agjendë tjetër

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur akuzat ndaj opozitës, duke deklaruar se protestat e shoqëruara me akte dhune nuk përfaqësojnë studentët dhe aspiratat e tyre. Të premten në mëngjes, Rama ka qëndruar pranë një kioske të djegur dhe të dëmtuar gjatë protestave të një dite më parë.

Ai ka theksuar se, sipas tij, protestat nuk lidhen drejtpërdrejt me problemet apo kërkesat legjitime të qytetarëve, por janë pjesë e një agjende tjetër, për të cilën ka fajësuar opozitën.

Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve për durim dhe qëndresë përballë dhunës, ndërsa ka pranuar se qytetarët përballen me probleme konkrete, të cilat, sipas tij, do të trajtohen nga institucionet.

“Si mund të jenë studentët? Si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë? Kjo nuk ka lidhje fare me studentët. E gjithë kjo flamë nuk është flamë studentore”, ka deklaruar Rama në një video të publikuar në Facebook.

Ai ka pretenduar se protestat po shfrytëzohen nga aktorë që synojnë destabilizimin e vendit dhe pengimin e përparimit të Shqipërisë.

Rama e ka cilësuar gjithashtu si jo të rastësishme kohën e protestave, duke e lidhur atë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, pas mbylljes së një kapitulli në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“E gjithë kjo që po ndodh nuk është rastësi”, ka theksuar ai.

Në deklaratën e tij, kryeministri ka shprehur shqetësimin për përfshirjen e të miturve në protestë, duke i akuzuar organizatorët se po i nxisin ata të përdorin maska, të dëmtojnë infrastrukturën publike dhe të përplasen me Policinë. Ai ka pretenduar gjithashtu se, përveç opozitës, pas protestave qëndrojnë edhe aktorë të huaj që, sipas tij, nuk e duan Shqipërinë të qetë dhe në rrugën drejt integrimit evropian.

Ndërkohë, protestat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, si dhe me djegie e dëmtime të pronës publike dhe private. Forcat e rendit kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmave dhe rikthimin e rendit.

Ndërkaq, 16 personat e arrestuar pas protestës së 13 tetorit pritet të dalin para Gjykatës së Tiranës, ku do të shqyrtohet masa e sigurisë ndaj tyre.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” hapet në Muzeun “Marubi”

Published

on

Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe gjurmët e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare do të prezantohen përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell historinë e studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Përmes kërkimeve arkivore dhe dokumenteve historike, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u përqendruar veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios.

Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton lidhjen mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që dëshmojnë përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.

Materialet arkivore tregojnë se si rrethanat historike ndikuan në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që lanë pas.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Hapja do të bëhet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara