

Lajmet
Osmani: Gratë promovojnë arsimimin duke qëndruar kundër dhunës në baza gjinore
Published
4 years agoon
By
Betim GashiMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, UN Women në partneritet me Zyrën e Presidentes dhe Fondacionin IPKO, të mbështetur nga Ambasada britanike në Kosovë, organizuan sot një aktivitet me gra dhe vajza nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, për t’i frymëzuar ato të vazhdojnë arsimin e tyre dhe bëhen udhëheqëse të së nesërmes.
Gjatë aktivitetit u hap edhe ekspozita me punimet e vajzave të pranishme, duke treguar se si arti mund të jetë mjet i thyerjes së barrierave, stereotipeve gjinore dhe fuqizimit të vajzave.
Në fjalimin e saj hyrës, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani tha se gratë dhe vajzat e reja promovojnë arsimimin duke qëndruar kundër dhunës në baza gjinore.
“Vetëm së bashku do të bëjmë që zëri i grave dhe vajzave të reja të dëgjohet në çdo tryezë ku merren vendime për to, për shoqërinë dhe për të gjithë botën”, tha Osmani.
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott nënvizoi ndikimin disproporcional të pandemisë mbi gratë dhe vajzat.
“Barra e kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit ka rënë mbi gratë dhe vajzat, ndërsa në të njëjtën kohë ato kanë vazhduar të punojnë nga shtëpitë e tyre. Dhe kjo situatë ka qenë edhe më e vështirë për ato vajza dhe gra të reja që tashmë kanë qenë në disavantazh edhe para pandemisë. Ne po flasim për gratë dhe vajzat nga komunitetet më të rrezikuara, të cilat jo gjithmonë kanë qasje të lehtë në arsim, trajnim dhe punësim”, tha Abbott.
Vlora Tuzi Nushi, udhëheqëse e Zyrës së UN Women, tha se gratë ende përballen me diskriminim kur bëhet fjalë për udhëheqje.
“Prandaj, ne kemi nevojë për më shumë gra në vendimmarrje që përfaqësojnë gratë dhe vajzat në të gjithë diversitetin dhe aftësitë e tyre, dhe në të gjitha situatat kulturore, sociale, ekonomike dhe politike”, tha Nushi.
Ky event u organizua në përputhje me temën globale të këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Grave “Gratë në udhëheqje: Arritja e një të ardhme të barabartë në botën e COVID-19”, ditë kjo e cila vlerëson përpjekjet e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave në të gjithë botën në formësimin e një të ardhme më të barabartë dhe rimëkëmbje nga pandemia COVID-19, duke nxjerr në pah boshllëqet që mbeten.
Në bazë të një vlerësimi të shpejtë i kryer në Kosovë në maj 2020 nga UN Women, UNDP, UNFPA dhe UNKT, zbuloi se pandemia ka përkeqësuar barrën e punës së kujdesit të papaguar mbi gratë dhe vajzat duke penguar dhe kufizuar performancën e tyre profesionale dhe arsimore.
Aktualitet
Gërxhaliu: Mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, rrezik dhe dëm Kosovës
Published
10 minutes agoon
August 4, 2025By
UBT News
Mungesa e Kuvendit të konstituar po bën që marrëveshjet ndërkombëtare të mos mund të votohen dhe sipas njohësve të fushës Kosovës po i shkaktohet dëm i madh në rrafshin ekonomik. Njohësi i ekonomisë dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i sheh me shqetësim këto ecuri.
Ai vë në dukje se vendi ka pësuar humbje afro 1.2 miliardë euro, përfshirë fondet IPA nga BE-ja dhe projekte të financuara nga SHBA-ja dhe Banka Botërore që janë të ngrira deri më tani.
“Nga mungesa e institucioneve ne nuk kemi ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare. Po e them me keqardhje që dëmet aktuale janë pothuajse afër një miliard e 200 milionë euro, duke përfshirë afër 830 milionë euro që kanë të bëjnë me IPA fondet 2 dhe 3, që kanë të bëjnë me agjendën për reforma të Bashkimit Evropian, me projekte të financuara nga SHBA-ja dhe kur krejt kësaj i shtohet fakti që kemi dy marrëveshje të paratifikuara me Bankën Botërore prej 230 milionë eurosh, e treta është 90 milionë euro dhe ato janë të ngrira, atëherë paramendoni cilat janë dëmet që po i shkaktohen Kosovës. Sot në Bruksel nuk flitet për Kosovën, sot për Kosovën po dominon një heshtje në qarqet evropiane dhe kjo është më e keqja që mund t’i ndodhë Kosovës”, tha Gërxhaliu.
Duke u ndalur te qëndrimi i Qeverisë në detyrë lidhur me këto marrëveshje, ai tha se ata po shprehen vetëm nga këndvështrimi politik apo partiak dhe se këto fonde nuk do mund ta kenë përdorimin e njëjtë me kalimin e kohës si pasojë e inflacionit.
Sipas tij, meqë shumë projekte kanë afat skadence, ato do të alokohen për shtete të tjera, duke mos iu dhënë Kosovës si pasojë e mosrespektimit të këtyre afateve.
“Është mjerim që dëgjohen terme të tilla të shprehura vetëm nga këndvështrimi politik dhe partiak, jo real dhe ekonomik dhe në këtë drejtim vërtet të gjithë këta parametra dhe në fund të fundit duhet të kuptohet që edhe të prolongohet shfrytëzimi i këtyre mjeteve ata do të përjetojnë amortizim edhe moral dhe do të jenë të tkurrur nga inflacioni. Duhet ta dinë edhe ministrat në detyrë, edhe të tjerët që një projekt, i cili në vitin 2023 ndoshta ka kushtuar 100 milionë, sot nuk mund të realizohet as për 140 apo 150 milionë euro dhe ky është dëmi direkt. Dhe e dyta, shumë projekte kanë skadencë.Për shembull, nëse nuk kemi ratifikim të marrëveshjeve, në Bankën Botërore ato mjete do të stopohen për Kosovën dhe do të rialokohen për vende të tjera dhe kush është humbës? Është Kosova”, shton Gërxhaliu.
Dhe unë nuk e kam përgatitur veten që do të vijmë në një stad që dikush nga politikanët aktualë në Kosovë do të krenohet pse kanë bllokuar për shembull një projekt me energji me diell, një projekt me energji të diellit, e kanë bllokuar Kosovën e Re dhe kanë evituar apo kanë bllokuar projektin e elektranave. Në rrethana normale, Kosova do të duhej të kishte kapacitete të reja gjeneruese”, tha Gërxhaliu.
Edhe kryetari i tanishëm i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se si pasojë e moskonstituimit të kuvendit, marrëveshjet ndërkombëtare nuk po mund të kalojnë dhe kjo cenon zhvillimin ekonomik të vendit dhe përmirësimin e standardit të qytetarëve të Kosovës.
“Kemi marrëveshje që janë mbi 800 milionë euro ose afër 900 milionëve, të cilat presin në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, marrëveshje që janë të parapara për projekte kapitale, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritje ekonomike dhe në përmirësimin e cilësisë apo standardit të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe këto marrëveshje nuk po mund të ratifikohen, sepse nuk e kemi Kuvendin”, tha Rafuna.
Lajmet
Reagime në Maqedoninë e Veriut për skandalin në Kumanovë, dënohet gjuha e urrejtjes
Published
37 minutes agoon
August 4, 2025By
UBTnews
Zëvendëskryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, dënoi gjuhën fyese ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë.
“Fjalët fyese dhe këngët që nxisin urrejtje, nuk kanë vend në shtetin dhe shoqërinë tonë”, tha ai duke shtuar se këto veprime përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj bashkëjetesës dhe barazisë në Maqedoninë e Veriut.
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, po ashtu dënoi gjuhën e urrejtjes.
“Ajo që ndodhi në Kumanovë nuk është vetëm një moment turpi për sportin, por një goditje me grusht ndaj idesë më themelore të qytetarisë: që ne jemi të ndryshëm, por të barabartë. Fyerjet raciste nuk janë “shprehje spontane të pakënaqësisë”, por tërbime primitive që kërkojnë vend në një kohë që nuk u përket”, tha ai.
VMRO-DPMNE-ja i cilësoi thirrjet si të përgatitura nga struktura kriminale që duan të mbulojnë veprimtarinë e tyre me urrejtje dhe përçarje.
“Dënojmë çdo sulm nacionalist dhe gjuhë të urrejtjes, pa marrë parasysh se nga vijnë. Kjo i shkon për shtat vetëm rrymave dhe partive politike që me vite mbjellin politika të urrejtjes ndaj njëri tjetrit”, shtoi Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Veprimet i dënoi edhe opozita.
“Dje në Kumanovë, në një ndeshje basketbolli, në prezencë të Kryeministrit Mickovski, përfaqësues të VLEN-it, ministrit të punëve të Brendshme Toshkovski e të tjerë pushtetarë, neve, shqiptarëve na është sharë nëna, familja, origjina, fisi dhe fara në kor nga tifozë maqedonas”, tha Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
BDI kërkon dorëheqjen e dy zëvendësministrave nga radhët e VLEN.
“BDI kërkon përgjegjësi politike për skandalin në Kumanovë: Të dorëhiqen Astrit Iseni dhe Safije Sadiki Shaini. Njëkohësisht, kërkojmë që të gjithë përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri që janë në pozita kyçe ekzekutive, të distancohen publikisht nga ky akt i papranueshëm dhe ta ngrenë këtë çështje në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë”.
Lajmet
Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Published
39 minutes agoon
August 4, 2025By
UBTnews
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar në polici shtatë raste të dhunës në familje.
Janë raportuar raste në Lipjan, Prishtinë, Obiliq, Klinë, Pejë, Gjakovë e Malishevë.
Në tri prej rasteve të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa në dy tjera janë dërguar në mbajtje. Një person është në kërkim policor për një rast të dhunës në familje në Pejë, e për rastin në Gjakovë i dyshuari është dërguar në Spitalin Psikiatrik.
Rastet e raportuara në 24-orët e fundit:
· Lipjan / 03.08.2025 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 03.08.2025 – 04:10. Është raportuar se ankuesi mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Obiliq / 03.08.2025 – 15:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se dyshohet se kishte sulmuar familjarët dhe kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
· Klinë / 03.08.2025 – 15:20. Raportohet se pas një mosmarrëveshje një mashkull dhe një femër kosovare janë fjalosur dhe janë goditur në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
· Pejë / 03.08.2025 – 19:10. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
· Gjakovë / 03.08.2025 – 00:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në Spitalin Psikiatrik.
· Malishevë / 03.08.2025 – 19:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ju shkakton dhunë psikike familjarëve. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.
Lajmet
Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë
Published
42 minutes agoon
August 4, 2025By
UBTnews
Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra.
Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Vërmicë dhe Merdarë ku pritjet për të hyrë në Kosovë shkojnë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta

Gërxhaliu: Mosratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, rrezik dhe dëm Kosovës

Reagime në Maqedoninë e Veriut për skandalin në Kumanovë, dënohet gjuha e urrejtjes

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Përditësohen të dhënat në pikat kufitare, deri 10 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Lionel Messi jashtë fushe për një kohë të pacaktuar

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Tragjedi në koncertin e Oasis: Një fans humb jetën pas një rënie nga stadiumi në Wembley

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit