Lajmet

​Osmani: Burrat dhe gratë e FSK-së nderuan edhe një herë uniformën në Turqi

Ajo ka thënë se FSK po lëviz me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të specializuara.

Published

on

Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se burrat dhe gratë e FSK-së kanë nderuar edhe një herë uniformën gjatë misionit në Turqi. Ajo ka thënë se FSK po lëviz me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të specializuara. Në përmbylljen e ushtrimit ndërkombëtar të kërkim-shpëtimit “Kosova Resolve 2023”, presidentja e vendit është shprehur se po shënohet një moment historik për Kosovën dhe komandën e gardës kombëtare. Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka theksuar se është i fokusuar në ndërtimin e kapaciteteve luftarake për mbrojtjen e sovranitetit të vendit.

Në përmbylljen ditës së pestë të këtij ushtrimi, Osmani ka thënë se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit të Kërkim-Shpëtimit po bën përparime të mëdha në nivel ndërkombëtar.

“Unë qëndroj para jush e impresionuar dhe me krenari absolute për punën e shkëlqyer që ka kryer ekipi ynë i kërkim-shpëtimit së bashku me kombet partnere, pra, kjo është një ditë e madhe me të vërtetë. Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit të Kosovës vazhdon të bëjë përparime të mëdha brenda Kosovës në nivel ndërkombëtar, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Qendra Ndërkombëtare po lëvizin me shpejtësi drejt zhvillimit të aftësive të specializuara, ne jemi të bindur se do të kontribuojnë gjithnjë e më shumë në përpjekjet ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë ndërsa ne vazhdojmë të ecim në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Pra, sot shënojmë një tjetër moment historik për Kosovën”, ka thënë Osmani.

Presidentja Osmani ka potencuar se ky ushtrim ndërkombëtar është realizuar në bashkëpunim me Asociacionin Evropian të ekipeve vullnetare të mbrojtjes civile “Evolsar”.

Më tej, komandantja supreme e FSK-së ka shtuar se kjo ngjarje ka mbledhur ekipe kombëtare dhe ndërkombëtare nga shumë vende të botës.

“Kjo ngjarje mblodhi së bashku 60 personel nga ekipet kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit nga Hungaria, Italia, Malta, Irlanda e Veriut, Portugalia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët gjatë gjithë trajnimit të këtij ushtrimi demonstruan ekspertizë profesionale në aftësitë dhe shkathtësitë kritike të kërkim-shpëtimit, ndërsa ndajmë njohuritë dhe praktikat më të mira për të siguruar ndërveprimin aktual dhe të ardhshëm të ekipit të kërkimit dhe shpëtimit në vend dhe kudo në mbarë globin, mund të kërkohet nga ne që të përgjigjemi. Siç treguan ngjarjet tragjike të fundit në Turqi… roli i kërkim-shpëtimit është i paçmueshëm dhe figurativisht dhe jetëshpëtues”, ka thënë ajo.

Derisa ka folur për kontributin e ushtarëve të FSK-së në misionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, Osmani është shprehur se të njëjtit kanë nderuar uniformën dhe kombin që i shërbejnë.

“Shumë nga anëtarët e ekipit të kërkim-shpëtimit këtu sot dhe ata të Forcave të Sigurisë së Kosovës që ishin në Turqi për atë qëllim dhe mision, na kanë bërë të gjithëve krenarë për përpjekjet e tyre. Lutjet tona mbeten me të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit në Turqi. Gjeneral brigade Haziri, nën udhëheqjen tuaj dhe me zinxhirin tuaj komandues, burrat dhe gratë e Forcës sonë të Sigurisë kanë nderuar edhe një herë uniformën që mbajnë dhe kombin, të cilit i shërbejnë. Për burrat dhe gratë e “EVOLSAR” dhe vendeve të ndryshme që dërgojnë ekipe këtu kemi besim se nëse na kërkohet të takohemi përsëri në terren, secili prej jush do të gjejë të zhdukurit dhe do të shpëtojë të mbijetuarit së bashku me ne si një ekip i vërtetë Ndërkombëtar i Kërkim-Shpëtimit. Shpresojmë që nuk do të ndodhë, por nëse ndodhë, ne mundemi dhe do ta bëjmë”, ka theksuar ajo.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se FSK përmes kësaj stërvitjeje ka dëshmuar përvojën dhe njohuritë e marra nga partnerët.

Sipas tij, ky ushtrim ndërkombëtar ka rol të rëndësishëm për Gardën Kombëtare dhe gjithë vendin.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës, përmes kësaj stërvitjeje dhe shumë aktiviteteve të tjera që po i zhvillojmë çdo ditë e më shumë me partnerët tanë, dëshmuan se janë një forcë jo vetëm me përvojë dhe njohuri të marra ndër vite nga partnerët tanë, po jep rezultate duke treguar kontributin, mënyrën më të mirë të përfitimit të qytetarit apo vendit dhe funksionit për rritjen e ndërveprimit me partnerët tanë. Kosova po bëhet eksportues i paqes dhe sigurisë, eksportues i mbështetjes humanitare, duke dhënë kontribut aktiv në përpjekjet ndërkombëtare për mjedisin e sigurisë edhe në nivel global. Kjo u dëshmua gjatë operacionit të fundit të kërkim-shpëtimit që njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës po bënin pas pasojave të tërmetit në Turqi, ne ishim ndër vendet e para që u përgjigjëm”, ka deklaruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka theksuar se është i fokusuar në mbështetjen e FSK-së por edhe në ndërtimin e kapaciteteve luftarake, për mbrojtjen e sovranitetit.

“Si ministër i mbrojtjes, jam plotësisht i fokusuar në mbështetjen e vazhdueshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mbajtjen dhe mbështetjen ndaj autoriteteve civile, por edhe në ndërtimin e kapaciteteve luftarake, për të mbrojtur sovranitetin tonë dhe mbrojtjen territoriale të vendit tonë. Këto dy fusha fokusi janë edhe një nga objektivat kryesore”, ka përfunduar ai.

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

lajme

“Jo në emrin tim” para Ministrisë së Drejtësisë “Voto Ligjin”, kërkohet miratimi i ligjit për mbrojtjen e UÇK-së

Published

on

By

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e UÇK-së.

Aktivisti Rron Kafegjolli deklaroi se qytetarët prej 17 ditësh po kërkojnë miratimin e këtij ligji, duke e cilësuar vonesën si të papranueshme.

Sipas Kafegjollit, bazuar në deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, ligji po mbahet i bllokuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

“Ky nuk është një udhëzim çfarëdo që mund ta kaloni lart e poshtë nëpër zyra. Sepse bëhet fjalë për ligjin që mbron të vërtetën e UÇK-së dhe ne nuk do të lejojmë zvarritjen e tij”, u shpreh ai.

Kafegjolli kritikoi ministren Donika Gërvalla dhe ministrin Hekuran Murati, duke kërkuar nga institucionet që të veprojnë në përputhje me kërkesat e qytetarëve.

“Institucionet e këtij shteti nuk mund të mbeten peng i inateve apo bindjeve personale të ministres Gërvalla dhe ministrit Murati. Shteti nuk është pronë private e dikujt”, tha Kafegjolli.

Duke iu referuar afatit për zgjedhjen e presidentit, i cili skadon më 6 tetor, ai i bëri thirrje Qeverisë që të mos e zvarrisë më tej procesin e miratimit të ligjit.

“Qeveria duhet ta dijë se rinia po ju vëzhgon dhe 6 tetori po afron me shpejtësi. Mos e provokoni durimin tonë”, deklaroi ai.

Kafegjolli e përmbylli fjalimin duke i bërë thirrje Qeverisë që ta dëgjojë zërin e protestuesve dhe të veprojë lidhur me kërkesën për miratimin e ligjit.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT: Formimi profesional për liderët e së ardhmes

Published

on

By

Në një epokë ku media dhe komunikimi po transformohen me ritme të shpejta, profesionistët e së ardhmes kanë nevojë për njohuri të avancuara, mendim kritik dhe aftësi praktike.

Pikërisht për këtë, UBT ofron programin Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim, të konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë për të udhëhequr në sektorin e medias, komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun.

Programi Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim ndërthur në mënyrë strategjike shkencat sociale, teknologjinë e informacionit, gazetarinë, Marrëdhëniet me Publikun (PR) dhe krijimin e përmbajtjes digjitale.

Përmes kombinimit të njohurive teorike me përvojën praktike dhe hulumtimin shkencor, studentët zhvillojnë kompetenca të avancuara për t’u përballur me kërkesat e tregut modern të punës, si në Kosovë ashtu edhe në tregun global.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet etikës profesionale, mendimit kritik dhe aftësisë për të analizuar, interpretuar dhe menaxhuar komunikimin dhe imazhin e institucioneve dhe organizatave.

Kjo e bën programin një mundësi të përshtatshme për të gjithë ata që synojnë të avancojnë profesionalisht në media, gazetari, komunikim strategjik, PR, marketing dhe përmbajtje digjitale.

Përveç mundësisë për të ndjekur një program Master të orientuar drejt zhvillimit profesional, UBT ofron edhe një mbështetje të rëndësishme financiare për studentët. Përmes bursës Engaged Scholarship, studentet që janë pjesë e kësaj fushe përfitojnë 20% zbritje në tarifën e studimeve gjatë gjithë periudhës së programit Master.

Kjo bursë përfaqëson një mundësi konkrete për studentët që duan të investojnë në arsimimin e tyre të avancuar, duke pasur njëkohësisht mbështetje financiare gjatë gjithë rrugëtimit akademik.

Master në Gjuhë, Media dhe Komunikim në UBT është një mundësi për të zgjeruar njohuritë, për të zhvilluar kompetenca profesionale dhe për të ndërtuar bazat e një karriere të suksesshme në një sektor që ndryshon vazhdimisht.

Apliko në programin Gjuhë, Media dhe Komunikim -Master dhe përfito 20% bursë përmes Engaged Scholarship.

Continue Reading

Të kërkuara