Lajmet

​Osmani: 5, 6 dhe 7 marsi të vitit 1998, shtyllat më të fortat mbi të cilat u ngrit shteti ynë

Sot Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Published

on

Në seancën solemne në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, presidentja e vendi, Vjosa Osmani u shpreh se ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit e vitit 1998 janë ndër shtyllat më të forta mbi të cilat u ngrit shteti ynë.

E gjatë kësaj seance solemne me një minutë heshtje u kujtuan të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani tha se çdo fillim mars kthen vështrimin e secilit kah ngjarjet historike të cilat shënuan kthesë vendimtare për vendin tonë. Osmani u shpreh se Epopeja e UÇK-së është epope e dinjitetit, e krenarisë dhe lirisë tonë, betejë në të cilën u përjetësua vendosmëria e familjes Jashari dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së për liri.

“Çdo fillim mars vështrimi ynë qytetar dhe institucional kthehet kah ngjarjet historike të cilat kanë shënjuar një kthesë vendimtare për kombin tonë dhe janë ngulitur fortë në kujdesën e qytetarëve të Kosovës. Këto ngjarje janë pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë sonë historike mbi të cilën ne shtresojmë secilën përpjekje tonën për ta konsoliduar shtetin tonë, për të cilin brezat e tonë sakrifikuan edhe më të shtrenjtën, jetën. Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 përbëjnë jo vetëm kujdesën tonë për historinë më të re të Kosovës por edhe njërën ndër shtyllat më të forta të cilat u ngrit shteti ynë i ri, Republika e Kosovës. Kushtrimi i dhënë më 5 mars nga komandati legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij, ishte kushtrimi i mobilizimit të vajzave e djemve të UÇK-së të cilët përgjatë 3 ditëve të betejës në Prekaz në një përballje heroike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë fituan, u përjetësuan. Kjo epope e UÇK-së është epope e dinjitetit, e krenarisë dhe lirisë tonë. Në këtë betejë të lavdishme u përjetësua vendosmëria e familjes Jashari dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së për të mbrojtur çdo pëllëmbë të kësaj toke”, tha ajo.

Shefja e shtetit theksoi se për ditët e lavdishme duhet t’u flitet gjithmonë fëmijëve tanë, ndërsa u shpreh se sot e një çerek shekulli kujtohet me përkulje sakrifica edhe e grave dhe fëmijëve të familjes Jashari.

“Në këtë ditë kujtojmë gratë dhe fëmijët e familjes Jashari të cilët nuk i kurseu regjimi gjenocidial i Serbisë, kujtimi për ta dhe sakrificën e tyre do të jetë i përjetshëm për gjithë Kosovën e cila sot është e lirë pikërisht falë kësaj sakrifice… Prandaj sot një çerek shekulli më pas ne kujtojmë me përulje sakrificën e kësaj familjeje, të burrave, grave, fëmijëve dhe pleqve dhe të gjithë dëshmorëve që ranë terror në atë betejë dhe në betejat tjera për të shndërruar shpejt në simbol të rezistencës tonë për liri”, tha ajo.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Rifat Jasharit e përfaqësuesve të tjerë të pranishëm tha sebeteja e Jasharajve u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinj e të reja të cilët të nxitur nga jehona e ngjarjeve të Prekazit i dolën zot tokës së tyre, vendit të të parëve.

Ajo tha se sakrifica e familjes Jashari u bënë thirrje edhe për diplomacinë ndërkombëtare.

“Ne duhet e do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe për gjithë luftën e UÇK-së që ata e bënë për vendin. Ne duhet ta ruajmë rezistencën e kësaj familje të prirë nga legjendari Adem Jashari por edhe sakrificën e një populli të tërë si pjesë të historisë sonë të dhimbshme ngase diku i kujtuar ata ne shtresojmë rrëfimin tonë për vetëvetën dhe rrugën të cilën e kemi kaluar deri në krijimin e shtetit të lirë dhe pavarur të Kosovës… Beteja e Jasharajve u shndërrua në frymëzim për mijëra të rinj e të reja të cilët të nxitur nga jehona e ngjarjeve të Prekazit i dolën zot tokës së tyre, vendit të të parëve, por beteja e Jasharajve po ashtu ndihmoi edhe në mobilizimin e bashkësisë ndërkombëtare rreth çështjes së Kosovës. Pamjet e fëmijëve të grave e pleqve të vrarë në pragun e shtëpisë së tyre nuk mund kaloheshin heshtur nga diplomacia botërore ato u shndërruan në thirrje për t’i mbrojtur vlerat njerëzore sikurse edhe vlerat e qytetërimit evropian. Komandanti legjendar u ngrit, vuri në gatishmëri vetën dhe familjen për tu bërë pastaj emblemë përhershme e lirisë sonë. Ai është personifikim i heroizmit, i sakrificës, dy virtyte fisnike të cilët garantojnë përjetësinë e neve na garantuan lirinë”, u shpreh Osmani.

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë personave të identifikuar me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O.

Të pandehurit akuzohen për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, kjo akuzë ndërlidhet edhe me vepra të tjera penale, që përfshijnë “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Continue Reading

Lajmet

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për njohjen e identifikimit elektronik

Published

on

By

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të shërbimeve të besuara dhe identifikimit elektronik. Kjo marrëveshje synon të lehtësojë përdorimin e shërbimeve digjitale ndërmjet dy vendeve dhe të mbështesë bashkëpunimin në kuadër të transformimit digjital.

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike i Kosovës, Lulëzon Jagxhiu, deklaroi se ky dakordim përbën një hap në avancimin e transformimit digjital dhe integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Nga ana tjetër, Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, vlerësoi se marrëveshja do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, bizneset dhe procesin e përbashkët të integrimit në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Mali i Zi synon që deri në fund të muajit tetor të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Dy viktima nga stuhitë në Francë, mbi 53 mijë familje mbeten pa energji elektrike

Published

on

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi stuhi të fuqishme goditën Francën gjatë natës, duke i dhënë fund një vale të zgjatur të të nxehtit.

Sipas mediave franceze, në Saint-Victornienne një grua humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrëzuar, ndërsa në Dolomieux një burrë u gjet i karbonizuar në një punishte që mori flakë pasi u godit nga rrufeja.

Operatori i rrjetit elektrik Enedis njoftoi se rreth 53 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike. Ndërprerjet kanë prekur kryesisht rajonet Auvergne-Rhône-Alpes në juglindje dhe New Aquitaine në jugperëndim të Francës.

Ndërkohë, shërbimi meteorologjik Meteo-France ka hequr paralajmërimin portokalli për stuhi në departamentet e prekura, pasi më herët kishte paralajmëruar për breshër dhe erëra të forta në disa pjesë të vendit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive për formimin e institucioneve të reja të vendit pritet të mbahet në fillim të muajit gusht, duke shtuar se afati kushtetues për këtë është deri më 7 gusht.

Haxhiu deklaroi se u ka dhënë kohë subjekteve politike për të arritur një marrëveshje para thirrjes së seancës, me qëllim që pas konstituimit të Kuvendit të mos pritet afati prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit të ri dhe të shmanget shkuarja e sërishme në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas saj, kryeministri Kurti ka ftuar partitë politike për takime, mirëpo LDK i ka pezulluar negociatat, PDK ka mbajtur qëndrimin e vet, ndërsa AAK nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Haxhiu theksoi se gjetja e një zgjidhjeje është e rëndësishme për stabilitetin e shtetit dhe qytetarët.

Ajo paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të bëhen të dita data dhe ora e saktë e mbajtjes së seancës, në mënyrë që të sigurohet pjesëmarrja e të gjithë 120 deputetëve, ashtu siç përcaktohet me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Të kërkuara