Lajmet

​OKB: 10 milionë njerëz në Ukrainë ndodhen në “rrezik vdekjeprurës”

Bachelet bëri thirrje për ndërprerje urgjente të armiqësive.

Published

on

Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha sot se dhjetëra milionë njerëz në Ukrainë janë në rrezik potencialisht vdekjeprurës, pasi operacionet ushtarake ruse po përshkallëzohen me bombardimet e qyteteve të mëdha dhe raportet për sulme grupore ndaj objektivave civile.

Duke hapur debatin urgjent të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për Ukrainën dhe për të shqyrtuar krijimin e një komisioni hetimor për shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga Rusia, Bachelet bëri thirrje për ndërprerje urgjente të armiqësive.

“Stafi im në Ukrainë ka kontaktuar disa grupe që kanë frikë nga persekutimi nëse trupat ruse përparojnë, duke përfshirë anëtarët e komunitetit tatar të Krimesë në Ukrainën kontinentale, si dhe mbrojtës të shquar të të drejtave të njeriut dhe gazetarë”, tha ajo në Gjenevë, raporton Reuters.

Lajmet

Nuk ka ndryshim: Çmimi i naftës mbetet i njëjtë.

Published

on

By

Çmimet e derivateve në Kosovë nuk kanë pësuar lëvizje gjatë 24 orëve të fundit. Sipas tavanit të përcaktuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), vlerat maksimale të shitjes për sot janë: Nafta: 1.68 euro për litër; Benzina: 1.47 euro për litër; Gazi: 0.85 euro për litër

Shtrenjtimi i theksuar i naftës erdhi si pasojë e tensioneve gjeopolitike që nisën më 28 shkurt, pas shpërthimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Situata u rëndua veçanërisht me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit, një pikë strategjike përmes së cilës qarkullon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë.

Continue Reading

Lajmet

Raste të dhunës dhe lëndimeve në disa qytete

Published

on

Sipas raportit të fundit të policisë, gjatë 29 prillit  janë regjistruar disa raste të dhunës fizike dhe lëndimeve trupore në disa qytete të Kosovës, ku disa persona janë arrestuar dhe janë marrë masa nga prokuroria.

Në Prishtinë, në rrugën “Garibaldi”,  janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete. Si pasojë, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast tjetër në Prishtinë, në rrugën “Agim Hajrizi”, një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga një mashkull kosovar pas një mosmarrëveshjeje. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prizren, në rrugën “Edit Durham” , janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të dyshuar se kanë sulmuar dhe therur me thikë një viktimë mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Sulm me thikë në Mitrovicë, e dyshuara dërgohet në spitalin psikiatrik

Published

on

By

Një grua është arrestuar pasditen e së mërkurës në jug të Mitrovicës, pasi dyshohet se ka therë me thikë një burrë.

Viktima është dërguar menjëherë për mjekim, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë.

Policia po e heton rastin si “lëndim i rëndë trupor”.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës

Published

on

Një mbrëmje e veçantë që vjen në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës në Varshavë, Filharmonia e Kosovës sjell në Prishtinë Kuartetin Harkor të Filharmonisë së Krakovës – një ansambël që mishëron traditën e shkëlqyer polake të muzikës së dhomës dhe finesën e interpretimit evropian.
Më 5 maj 2026, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, katër muzikantë të shquar të Filharmonisë së Krakovës – Joanna Konarzewska, Zuzanna Frankiewicz, Jan Czyżewski dhe Martyna Sołtys do të interpretojnë dy kryevepra të muzikës polake për kuartet harkor: Kuartetin Harkor Nr. 3 të Grażyna Bacewicz dhe Kuartetin Harkor Nr. 2, Op. 42 të Władysław Żeleński.
Në këtë program takohen energjia moderne dhe forca ekspresive e Bacewicz me lirizmin romantik dhe finesën kompozicionale të Żeleński-t, duke krijuar një udhëtim artistik përmes identitetit muzikor polak. Për publikun e Prishtinës, kjo mbrëmje është një mundësi e rrallë për të përjetuar nga afër interpretimin e një ansambli që përfaqëson një prej institucioneve më të rëndësishme muzikore të Evropës Qendrore.
Ky koncert është më shumë se një paraqitje artistike  është një takim kulturash, një dialog përmes tingullit dhe një dëshmi e fuqisë së muzikës për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve.

Continue Reading

Të kërkuara