Lajmet

​Oda Amerikane nënshkruan deklaratën për fuqizim ekonomik të grave

Këtë e ka bërë për të njohur kontributin e grave anembanë botës.

Published

on

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka nënshkruar deklaratën e Përkrahjes së Fuqizimit Ekonomik të Grave, bashkë me Administratën për Tregti Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ITA) dhe odat amerikane të Evropës.

Këtë e ka bërë për të njohur kontributin e grave anembanë botës dhe krijimin e një mjedisi ku gratë shquhen si udhëheqëse, ndërmarrëse dhe inovatore, për të mbështetur agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave, si dhe deklaratën e përbashkët të Organizatës Botërore të Tregtisë mbi Tregtinë dhe Fuqizimin e Grave të vitit 2017, si dhe duke kuptuar faktin se barazia gjinore dhe diversiteti janë parakushte fondamentale për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Sipas një komunikate të OAEK, nënshkrimi i këtij memorandumi është bërë në kuadër të iniciativës së përbashkët të odave amerikane me Administratën e Tregtisë Ndërkombëtare, “Fuqizoje atë” (Empoëer Her), të lansuar në mars nga ana e sekretares së Tregtisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gina Raimondo.

“Synimet e kësaj iniciative përfshijnë avancimin e fuqizimit ekonomik të grave dhe barazisë gjinore në tregtinë ndërkombëtare, nxitjen e kompanive amerikane dhe evropiane në diversifikimin e vendeve të tyre të punës dhe përkrahjen për ndërmarrjet në pronësi të grave, përmirësimin e veglave dhe shërbimeve ndaj grave, si dhe rritjen e vetëdijes së grave ndërmarrëse për shërbimet që lidhen me tregtinë, investimet dhe eksportin. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë fton Qeverinë e Kosovës, sektorin privat dhe pjesëtarët e komunitetit ndërkombëtar të përkrahin përpjekjet për avancimin e barazisë dhe diversitetit gjinor”, thuhet në komunikatë.

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

Rastet e para të sëmundjes “Gjuha e Kaltër” konfirmohen në Kosovë, AUV merr masa parandaluese

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka konfirmuar sot, më 29 korrik 2025, rastet e para të sëmundjes virale “Gjuha e Kaltër” në dy ferma: në fshatin Marec (Prishtinë) dhe në fshatin Brus (Lipjan).

Sëmundja, e cila transmetohet nga mushkonjat e llojit Culicoides, prek ruminantët si delet, dhitë dhe gjedhët, por nuk transmetohet te njerëzit.

Për të parandaluar përhapjen e saj, AUV ka ndaluar lëvizjen e kafshëve në të gjithë territorin e Kosovës dhe ka vendosur masa të rrepta biosigurie.

Fermat e prekura janë vendosur në karantinë të plotë, ndërsa fermerët janë urdhëruar të përdorin masa të dezinfektimit dhe të shmangin kontaktin ndërmjet tufave. Po ashtu, është pezulluar puna në të gjitha tregjet e kafshëve, dhe Policia e Kosovës, bashkë me autoritetet komunale, do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit.

Continue Reading

Lajmet

FSK konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit të zhdukur në liqenin e Ujmanit

Published

on

By

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka konfirmuar gjetjen e trupit të pajetë të 33-vjeçarit që ishte zhdukur ditë më parë në liqenin e Ujmanit.

Në një njoftim zyrtar, FSK bëri të ditur se pas kërkimeve intensive, është lokalizuar trupi i viktimës, i cili më pas i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme ligjore.

Njoftimi:

FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur. Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve tona në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Continue Reading

Lajmet

​Presidenti i Milanit thyen heshtjen për Ardon Jasharit

Published

on

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve ‘me çdo kusht’, por gjigantët e Serie A nuk duan të ofrojnë shumë. Milani mbetet në kërkim të talentit zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuset u refuzua nga Club Brugge.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”, tha presidenti i Milanit, Scaroni, të martën, nëpërmjet “Calciomercato”

Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentët e tjerë të Serie A.

Gjatë të njëjtit takim, drejtuesit e Interit dhe Atalantës pritet të vazhdojnë negociatat për Ademola Lookman .

Drejtori i Milanit, Igli Tare, tha të dielën se Milani nuk do të bënte një ofertë tjetër për Jasharin, pavarësisht se e dinte se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për 22-vjeçarin është vendosur në 40 milionë euro.

Jashari nuk ishte pjesë e skuadrës së Club Brugge për dy ndeshjet e para garuese këtë sezon.

Milani ka bërë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, duke shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe duke nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric.

Continue Reading

Të kërkuara