Lajmet

​OBSh-ja me marrëveshje globale për luftim të pandemive

Ky njoftim vjen disa ditë para përvjetorit të tretë të shpërthimit të koronavirusit në Kinë.

Published

on

Shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ranë dakord të zhvillojnë draftin e parë të një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme, e krijuar për të mbrojtur botën nga pandemitë e ardhshme. Ky “projekt zero” i marrëveshjes së pandemisë, i rrënjosur në Kushtetutën e OBSh-së, do të diskutohet nga Shtetet Anëtare në shkurt të vitit 2023.

Organizata me 194 vende anëtare ka thënë se një marrëveshje e tillë është e nevojshme për të siguruar që të mos përsëritet më kurrë kriza globale e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Ky njoftim vjen disa ditë para përvjetorit të tretë të shpërthimit të koronavirusit në Kinë.

“Trupi ra dakord që Byroja e INB-së të zhvillojë draftin zero të marrëveshjes së pandemisë për të nisur negociatat në mbledhjen e katërt të INB-së, e planifikuar të fillojë më 27 shkurt 2023. Ky draft do të bazohet në draftin konceptual zero dhe diskutimet gjatë takimi i INB këtë javë. Byroja e INB përbëhet nga gjashtë delegatë, një nga secili prej gjashtë rajoneve të OBSh-së, duke përfshirë bashkëkryetarët Roland Driece të Holandës dhe Precious Matsoso nga Afrika e Jugut. Bëhet e ditur se vendet kanë dhënë një mesazh të qartë se bota duhet të jetë më e përgatitur, e koordinuar dhe e mbështetur për të mbrojtur të gjithë njerëzit, kudo, nga një përsëritje e COVID-19. Vendimi për të na ngarkuar me detyrën për të zhvilluar një draft zero të një marrëveshjeje pandemike përfaqëson një moment historik të madh në rrugën drejt bërjes së botës më të sigurt”, tha Driece, bashkëkryetar i Byrosë INB.

Marrëveshja për pandeminë e OBSh-së po shqyrtohet me synimin për miratimin e saj sipas nenit 19 të Kushtetutës së OBSh-së, pa paragjykuar gjithashtu marrjen në konsideratë, ndërsa puna përparon, përshtatshmërinë e nenit 21.

Rajoni

Begaj i kërkon Vietnamit ta njoh pavarësinë e Kosovës

Published

on

By

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e Republikës Socialiste të Vietnamit në Republikën e Shqipërisë, Pham Thi Thu Huong.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira dhe tradicionale që ekzistojnë midis dy vendeve tona prej 75 vitesh, duke nënvizuar nevojën për intensifikimin e kontakteve politike, ekonomike dhe kulturore.

Presidenti Begaj theksoi se Shqipëria do ta mirëpriste një rishikim të qëndrimit të Vietnamit lidhur me njohjen e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare, duke nënvizuar se Kosova është një realitet i pakthyeshëm në Ballkanin Perëndimor./EO

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi, pritet zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga-s në Portugali

Published

on

Profesor Edmond Hajrizi, në Portugali, u prit zyrtarisht nga Kryetari i Komunës së Braga, zt. Ricardo Rio. Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet e UBT-së për ndërkombëtarizim dhe inkurajimin e bashkëpunimeve në nivele evropiane.

Braga, si një nga qytetet më të rëndësishme dhe më të vjetra në Portugali, ofron një potencial të madh për zhvillim, ku UBT mund të angazhohet drejtpërdrejt në projekte inovative për mobilitetin e së ardhmes.

Gjatë qëndrimit në Braga, Rektori Hajrizi pritet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Rajonal Minho, me theks të veçantë në akreditimet e përbashkëta në fushën e mjeksisë. Gjithashtu, programi i vizitës do të përfshijë takime në Politeknikun Braga, InvestBraga, si dhe me drejtuesit e Asociacionit të Ndërmarrësisë Minho, duke forcuar kështu lidhjet dhe mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha nivelet.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë që po hynte në territorin e Republikës së Kosovës e së cilës i janë zbuluar aksesorë për telefona (silicone case).

Sipas Doganës së Kosovës pas një ekzaminimi të detajuar, është verifikuar se mallrat në fjalë janë të falsifikuara dhe shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI).

“Në përputhje me procedurat ligjore, mallrat janë ndaluar, dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të falsifikuara në tregun vendor, duke siguruar zbatimin e dispozitave ligjore që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të konsumatorëve./KP

Continue Reading

Lajmet

​Numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht drejt përfundimit

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është drejt përfundimit numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht.

Në ditën e zgjedhjeve, votimi me kusht është realizuar në 54 vendvotime të veçanta, në 38 komuna.

KQZ bën të ditur se pas përmbylljes së këtij procesi, gjatë ditës së mërkurë, në këtë qendër do të vijojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit të personave me nevoja të vçanta, i cili është zhvilluar në ditën e zgjedhjeve jashtë vendvotimeve dhe përmes ekipeve mobile.

Numri i votuesve të regjistruar me nevoja të veçanta është më shumë se 3,467.

Rezultatet nga ky numërim do të pasqyrohen në platformën për rezultate, në rubrikën “Rezultatet QNR -Nevoja të veçanta (VPNV)”.

Në QNR, të martën është përmbyllur procesi i skanimit të Listës së Votuesve.

Skanimi mundëson krahasimin e pjesëmarrësve në votim në vendvotimet e rregullta me ata që kanë votuar me kusht. Qëllimi është të identifikohen rastet eventuale kur një person ka votuar dy here: në vendvotimin e rregullt dhe në atë me kusht./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara