Lajmet

​Kërkohet ndryshimi i Ligjit për skema sociale

AAK kërkon mbështetjen e deputetëve për plotësimin ndryshimin e këtij ligji.

Publikuar

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj në një konferencë për media ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të Kosovës për plotësim ndryshimin e Ligjit të skemës sociale të propozuar nga ky subjekt politik, e i cili është në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, ky ligj është diskriminues pasi neni 8.5 ua mohon të drejtën qytetarëve kontributdhënës për pensionim kontibutdhënës.

“Kërkojmë largimin e këtij neni diskriminues të këtij ligji, i cili parasheh që çdo person të ketë të paktën 15 vite përvojë pune para 1 janarit të vitit 1999 në mënyrë që të përfitojë pensionin kontributdhënës”, theksoi ai.

Lajmet

Shefi i OBSH-së paralajmëron se spitalet në Gaza kanë karburante vetëm edhe për tri ditë

Publikuar

nga

Spitalet në jug të Gazës kanë vetëm edhe për tri ditë karburante, që nënkupton se shërbimeve mund t’u vie fundi, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus shkroi në “X” se mbyllja e kufirit në Rafah ua pamundëson Kombeve të Bashkuara sjelljen e karburanteve. Pa karburante të gjitha operacionet humanitare do të marrin fund.

Ushtria e Izraelit e mori kontrollin e kufirit të Gazës në Rafah./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

MPB-ja thotë se procesi i konvertimit të patentë shoferëve fillon nga 10 maji

Publikuar

nga

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se nga data 10 maj do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale serbe në patentë shoferë të Kosovës.

Sipas MPB-së, konvertimi i patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale serbe në patentë shoferë të Kosovës do të zgjasë deri më 9 gusht të këtij viti.

“Të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen  https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MPB-ja njoftoi se në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë me vete letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer.

“Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00. Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€). Dëshmi të pagesës së taksës vlera e së cilës është pesëmbëdhjetë euro (15.00€) dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Një muaj paraburgim për vajzën që goditi babanë me mjet të mprehtë

Publikuar

nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës L.J., pasi që dyshohet se ka goditur me mjet të mprehtë babanë e saj. Ngjarja ka ndodhur në Shtime.

Ajo dyshohet për veprën penale lëndimi i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafin 3.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të martën Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e saj, p[asi siç thuhej në raportin 24-orësh, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar babanë e saj.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se e pandehura me datë 6 maj 2024, në Shtime.

“Saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit- prindit të saj R.J., si viktimë e ndjeshme për shkak të marrëdhënieve familjare që kanë, në atë mënyrë që pas një fjalosje verbale në mes tyre, pasi që e njëjta kishte kërkuar nga i dëmtuari ta ndërpresë telefonatën me vajzën e tij, e pandehura bëhet nervoz dhe e godet të dëmtuarin në anën e djathtë në pjesën e gjoksit, me një thikë-mjet, me të cilin mund t`i shkaktojë lëndime të rënda trupore ose dëmtim të rëndë të shëndetit, e pasi del në oborr dhe e godet me gurë në pjesë të trupit, i dëmtuari ka marrë tretman mjekësor dhe posedon raport mjekësor nga QKMF në Shtime”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Mitreski pret proces të suksesshëm zgjedhor në Maqedoni

Publikuar

nga

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitresvki dhe bartës i listës në Njësinë zgjedhore 5, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare dhe presidenciale.

Pas realizimit të së drejtës qytetare për të votuar në vendvotimin 1861 në shkollën fillore “Vëllezërit Miladinovci” në Strugë, ai theksoi se sot është një nga ditët më të rëndësishme në vend.

“Pres një proces të suksesshëm zgjedhor, sipas të gjitha rregullave demokratike si i ngjan një vendi demokratik që ka aspirata për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, dua të them se e drejta e votës është e drejtë supreme demokratike dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë si për zgjedhjet parlamentare ashtu edhe për zgjedhjet presidenciale”, deklaroi Mitresvki pas votimit.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara