Lajmet

​Nxënësit i gëzohen rikthimit në shkollë

SBAShK të shtunën mori vendim për pezullim të grevës deri në janar të vitit të ardhshëm.

Published

on

Zilja e shkollës ka rënë sërish në shkollën “Naim Frashëri” për fillimin e vitit të ri shkollor. Që nga qershori kur ka përfunduar mësimi, nxënësit kanë qenë jashtë bankave shkollore. Pas pesë javëve grevë, mëngjesin e së hënës ka nisur mësimi, ani pse me vonesë.

Diell Blakaj, i cili këtë vit vijon klasën e gjashtë, shprehet i lumtur se do të takojë sërish shokët e shoqet.

“Pak emocione kam se ende nuk i kam takuar shokët… Jam i gëzuar që do të kthehem në shkollë me shokët e mi bashkë”, ka thënë ai.

Gjatë këtyre pesë javëve, nëna e tij, Adelina thotë se ka qenë e brengosur për mosfillimin e procesit mësimor.

“Si prind, normalisht që e kemi ndjerë atë brengën edhe te fëmijët, sepse u transferua edhe te prindërit pa dyshim. Inshallah është fundi më”, ka thënë ajo.

SBAShK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura. Mirëpo Blakaj kërkon që një e gjë e tillë të bëhet, meqë fëmijët kanë humbur shumë.

“Normalisht do të ishte mirë, sepse nuk është një kohë e shkurtër për fëmijët. Një muaj për fëmijët është shumë, e sidomos pas një pauze të pushimit veror është tepër. Unë mendoj që do të ishte mirë të bëhet zëvendësimi i orëve. Me gjet mënyrën, normalisht Ministria e Arsimit në bashkëpunim me arsimtarët”, ka shtuar ajo.

Greva në arsim ka nisur me datën 25 gusht me kërkesën për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave. Ndërkaq SBAShK të shtunën mori vendim për pezullim të grevës deri në janar të vitit të ardhshëm. 

Lajmet

Kosova temë diskutimi nesër në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit do të mblidhet nesër për takimin e dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë.

Zëvendës Përfaqësuesi Special dhe Zyrtari i Përgjegjshëm i Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë mbi raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm mbi UNMIK-un, i cili iu shpërnda anëtarëve të Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) pritet të marrin pjesë sipas rregullit 39.

Shin pritet të nxjerrë në pah zhvillimet kryesore politike dhe të sigurisë në Kosovë gjatë periudhës së mbuluar nga raporti i Sekretarit të Përgjithshëm.

Kuptojeni përmes këtij linku njoftimin e plotë të “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, lidhur me Kosovën./EO

Continue Reading

Lajmet

Kombëtarja e femrave, Kosova publikon listën për dy ndeshjet e playoff-it

Published

on

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e femrave, do t’i zhvillojë dy ndeshjet vendimtare kundër Turqisë, në fazën e playoff-it në kuadër të Ligës së Kombeve.

Loja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 24 tetor derisa e dyta më 28 tetor në Izmir.

Trajneri Sami Sermaxhaj, e ka publikuar listën e futbollisteve të ftuar për këtë ndeshje jetike.

“Dardanet” në rast të fitores do të kenë mundësi të ngjiten në Ligen B./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Pakënaqësi në kampin e Realit pas fitores ndaj Getafes

Published

on

Endrick ka shkaktuar polemika në kampin e Real Madridit pas fitores 1-0 ndaj Getafes në stadiumin “Coliseum Alfonso Pérez”.

Sulmuesi brazilian ishte duke u ngrohur për t’u futur në lojë, por Xabi Alonso vendosi të mos e aktivizojë, gjë që e zemëroi 18-vjeçarin.

Sipas “Cadena Ser”, Endrick reagoi me nervozizëm duke goditur me shqelm një shishe në zonën e ngrohjes, gjë që nuk i ka pëlqyer trajnerit. Në vend të tij, Alonso vendosi të fusë në lojë Brahim Díaz dhe Gonzalo García, i cili luan në të njëjtin pozicion si braziliani.

Endrick nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, edhe pse është ftuar në gjashtë ndeshje radhazi. Lëndimi që pësoi në fund të sezonit të kaluar e pengoi në fillim, por tani që është rikuperuar, vazhdon të mbetet jashtë planeve të trajnerit.

Ndeshja e fundit e tij me Real Madridin daton pesë muaj më parë, kundër Sevillas. Për momentin, duket se braziliani duhet të presë ende për të fituar besimin e Xabi Alonsos./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola njofton për lëndimin e yllit kryesor të skuadrës

Published

on

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka njoftuar se Rodri nuk do të luajë në ndeshjet kundër Villarrealit në Ligën e Kampionëve dhe Aston Villas në Premier League.

Ai nuk ka luajtur që nga dëmtimi muskulor që pësoi më 5 tetor në Brentford.

“Nuk është një mungesë afatgjatë, por për shkak se është një problem muskulor, duhet të jemi të kujdesshëm”, shpjegoi ai.

Një masë paraprake e përforcuar nga historia e Rodrit, i cili pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gju nëntorin e kaluar menjëherë pas ceremonisë së Topit të Artë  dhe humbi një pjesë të madhe të sezonit 2024-2025.

Guardiola tha gjithashtu se lojtari i tij nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjen kundër Aston Villa të dielën e ardhshme, në raundin e 9-të të Premier League.

Nëse ky skenar konfirmohet, ai do të ketë humbur pothuajse një muaj garash dhe katër ndeshje me Manchester Cityn, plus dy me Spanjën./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara