Aktualitet

​Nxënësi shqiptar në Preshevë merr çmimet e para për lëndët shkencore

Nxënësi i shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”, po tregon suksese të larta në lëndët shkencore.

Published

on

Nxënësi shqiptar në Preshevë, Ajan Hajrullahu, ka fituar vendin e dytë në garat shtetërore në Serbi për lëndën e kimisë të klasave të teta.

Nxënësi i shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi”, po tregon suksese të larta në lëndët shkencore. Kjo është hera e parë në këto vitet e fundit që një nxënës shqiptar atje arrin sukses duke dalur në tri vendet e para për shkencë.

Përveç lëndës së kimisë, Ajani ka treguar sukses edhe në matematikë dhe fizikë ku ka dalë i pari në garat shkollore komunale dhe ato regjionale. Ai ka përfaqësuar shkollat shqiptare të Luginës së Preshevës në garat shtetërore të Serbisë.

Ndërsa më 21 prill, ai gjithashtu ka marrë pjesë në garat shtetërore të lëndës së fizikës ku ka dalë fitues i çmimit të tretë.

Rajoni

Akademia Verore e Inxhinierisë së Energjisë në UBT trajtoi teknologjitë dhe sfidat e energjisë së qëndrueshme

Published

on

By

Në kuadër të Global UBT Fest 2026, Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë në UBT organizoi me sukses Akademinë Verore me temën “Sfidat e Tranzicionit të Energjisë së Qëndrueshme”, duke mbledhur studentë, ekspertë dhe profesionistë të sektorit të energjisë për të diskutuar zhvillimet më të fundit në këtë fushë.

E zhvilluar nga 6 deri më 10 korrik në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan dhe në ITP Prizren, Akademia Verore u fokusua në sfidat dhe mundësitë që sjell tranzicioni energjetik, duke kombinuar njohuritë teorike me përvojat praktike dhe rastet konkrete nga industria.

Programi pesëditor trajtoi tema aktuale që lidhen me operimin e sistemeve të shpërndarjes së energjisë elektrike, efiçiencën e energjisë, ndërtesat inteligjente (Smart Buildings), sistemet e menaxhimit të ndërtesave (Building Management Systems – BMS), si dhe zhvillimin e hidrocentraleve dhe ndikimin e tyre në prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

Në ditën e parë, MSc. Alush Mexhuani, Drejtor i Sistemit të Operimit të Shpërndarjes, ligjëroi mbi temën “Operimi i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”, duke prezantuar funksionimin dhe sfidat e rrjetit modern të shpërndarjes së energjisë.

Në ditën e dytë, ekspertja për efiçiencë të energjisë, MSc. Nafije Gashi, trajtoi temën “Memoria kolektive dhe trashëgimia kulturore si sfidë në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në mjedise urbane”, duke theksuar rëndësinë e balancimit ndërmjet ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe zbatimit të standardeve moderne të efiçiencës.

Aktivitetet vazhduan në ditën e tretë me ligjëratën e MSc. Luljeta Hoxha Osmani, e cila prezantoi temën “Sfidat mjedisore gjatë zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë – trajtimi i mbetjeve”, duke diskutuar ndikimin mjedisor të proceseve të tranzicionit energjetik dhe rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve.

Në ditën e katërt, eksperti i kompanisë Schneider Electric, MSc. Vasil Kosta, mbajti ligjëratën “Ndërtesat e mençura të së ardhmes”, ku prezantoi teknologjitë më të avancuara për automatizimin dhe menaxhimin inteligjent të ndërtesave, me fokus në rritjen e efiçiencës dhe kursimin e energjisë.

Akademia Verore u përmbyll në Innovation and Training Park (ITP) Prizren, ku eksperti i hidrocentraleve MSc. Arianit Halimi ligjëroi mbi temën “Hidrocentralet në Komunën e Dragashit”, duke prezantuar potencialin e energjisë hidrike dhe rolin e saj në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik në Kosovë.

Përmes ligjëratave, diskutimeve dhe shkëmbimit të përvojave me ekspertë të industrisë, Akademia Verore e Fakultetit të Inxhinierisë së Energjisë dëshmoi edhe një herë angazhimin e UBT-së për të ofruar një arsimim të orientuar drejt praktikës dhe inovacionit, duke përgatitur profesionistët e ardhshëm për sfidat e tranzicionit energjetik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Continue Reading

Aktualitet

BE emëron Dirk Schubel si Përfaqësues të ri Special për Kosovën

Published

on

Bashkimi Evropian ka emëruar diplomatin gjerman Dirk Schubel si Përfaqësuesin e ri Special të BE-së për Kosovën. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, ndërsa Schubel do ta marrë detyrën më 1 shtator 2026, me një mandat fillestar dyvjeçar, duke pasuar në këtë pozitë Aivo Oravin.

Mandati i Përfaqësuesit Special të BE-së për Kosovën është i përqendruar në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, si dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit përmes komunikimit publik dhe angazhimit me qytetarët.

Ndër detyrat kryesore të tij do të jenë monitorimi i progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, forcimi i të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe mbrojtja e komuniteteve pakicë. Ai do të punojë gjithashtu për koordinimin politik të Bashkimit Evropian, me synim një prani më të bashkërenduar dhe më të dukshme të BE-së në Kosovë.

Schubel është diplomat me përvojë të gjatë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Komisionin Evropian dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Aktualisht ai shërben si shef i Divizionit për Rusinë në EEAS.

Më herët, ai ka qenë i Dërguar Special i BE-së për Partneritetin Lindor (2022–2024), shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi (2019–2022) dhe shef i Delegacionit të BE-së në Moldavi (2009–2013), ku ka kontribuar në avancimin e angazhimit të Bashkimit Evropian në fqinjësinë lindore.

Mandati i tij përfshin edhe ofrimin e udhëzimeve politike për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe mbështetjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me synim forcimin e stabilitetit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Përfaqësuesit Specialë të Bashkimit Evropian promovojnë politikat dhe interesat e BE-së në rajone dhe çështje me rëndësi strategjike, duke mbështetur reformat, stabilitetin dhe sundimin e ligjit. Aktualisht, 11 Përfaqësues Specialë të BE-së mbështesin punën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas./A.K/

Continue Reading

Vendi

Rreth 70 persona kërkuan ndihmë në Klinikën Infektive pas dyshimeve për helmim nga ushqimi

Published

on

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka njoftuar se që nga 10 korriku ka pranuar pacientë me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi.

Sipas njoftimit, pacientët janë paraqitur me ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diarre, simptoma që janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit.

Nga 10 deri më 13 korrik 2026, rreth 70 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Infektive, ndërsa 22 prej tyre janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

“Të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe janë regjistruar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse. Pacientët janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, në përputhje me gjendjen e tyre klinike”, thuhet në njoftimin e Klinikës Infektive.

Rasti vjen pas raportimeve për dyshime se disa persona janë helmuar pasi kanë konsumuar sandviçë në një nga pikat e rrjetit “Sach Pizza” në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ka pranuar informacionet për helmimin e disa personave dhe se prokurori i shtetit ka nisur veprimet e nevojshme hetimore.

Edhe Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë trajnimin e avancuar të zhytjes në Shqipëri

Published

on

By

Pjesëtarët e Gardës Kombëtare të FSK-së kanë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar “Zhytje Rifreskuese” në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve në Pashaliman të Vlorës.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë bilateral ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Trajnimi intensiv kishte për qëllim avancimin e teknikave moderne të zhytjes, rritjen e sigurisë nënujore, menaxhimin e operacioneve të ndërlikuara dhe kontrollin e lundrueshmërisë.

Përmes këtij programi, pjesëtarët e FSK-së kanë forcuar ndjeshëm kapacitetet e tyre profesionale për misione kritike të kërkim-shpëtimit dhe operacione të specializuara nënujore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara