Lajmet

​Nuk ka kuorum as për votimin e raportit vjetor të KOSTT-it

Gjatë votimit të këtij raporti, në sallë kanë qenë të pranishëm 64 deputetë, por kanë votuar vetëm 50 prej tyre.

Published

on

Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum as për votimin e raportit vjetor të KOSTT-it në seancën e sotme plenare.

Gjatë shqyrtimit të këtij raporti deputetë të shumicës janë shprehur se është evidentuar performancë e mirë e ndërmarrjes në aspektin e funksionimit teknik por edhe balancimit të sistemit. Por, njëjtë nuk janë deklaruar nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilët kanë thënë se s’do të marrin pjesë në votim.

Gjatë votimit të këtij raporti, në sallë kanë qenë të pranishëm 64 deputetë, por kanë votuar vetëm 50 prej tyre.

Deputetja Jeta Statovci nga Komisioni për Ekonomi, tha se ky raport ka marrë miratimin e anëtarëve të këtij komisioni parlamentar.
“Është trajtuar raporti i prezantuar nga ana e ndërmarrjes dhe ka marrë mbështetjen e deputetëve pjesëmarrës, kështu që është rekomanduar për seancë miratimi i këtij raporti”, ka thënë ajo.

Edhe kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja tha se ky raport përmbush detyrat dhe obligimet e dala nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike.
“Të gjitha të dhënat dhe diskutimet në lidhje me shpenzimet dhe të hyrat e ndërmarrjes janë trajtuar dhe komisioni ka vendosur që këtë raport ta rekomandojë për aprovim. Një kërkesë e cila është bërë për auditimin e investimeve kapitale të ndërmarrjes është në pritje nga Zyra Kombëtare e Auditimit, por e cila ndërlidhet me vitet paraprake 2011-2020 dhe i njëjti po besoj që në pjesën e dytë do të trajtohet ku ne i kemi ngritur disa shqetësime. Por, në mungesë të informacionit nuk kemi pasur diçka konkrete”, ka theksuar ai.

Në emër të LVV-së, deputeti Driton Hyseni u shpreh se ky raport është pozitiv.

“Raporti i vitit 2021 evidenton performancë të mirë të ndërmarrjes KOSTT, si në aspektin e funksionimit teknik, ashtu edhe në tragetin e saj që është balancimi i sistemit. Por, vlen të theksohet se performanca e KOSTT-it në vitin 2021 u sfidua nga kriza energjetike dhe obligimet që gjenerohen nga humbjet e energjisë elektrike në veri të Kosovës. Që me licencë operimi lëshuar nga ZRrE, KOSTT që nga viti 2017 të tilla humbjet duhet t’i mbulojë”, tha Hyseni.

Në emër të PDK-së, Mergim Lushtaku tha se ka pasur keqmenaxhim në raport me krizën me energjinë. Ndërkohë, ai ka shtuar se ka pasur rritje të eksportit për më shumë se 300 për qind. Për këtë, ai tha se nuk do të marrin pjesë në votimin e këtij raporti.
“Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së, kemi shqyrtuar raportin vjetor të KOSTT-it dhe kemi shqetësimet me këtë raport. Me menaxhimin e këtij institucioni, por edhe me mbështetjen çfarë i ka bërë Qeveria e Kosovës gjithashtu me menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjisë në përgjithësi…Nëse i shikojmë shifrat në raportin financiar, vijmë në përfundim se një menaxhim më i mirë i situatës energjetike do të ndikonte që të kalonte kriza globale energjetike me më pak pasoja. Nga tabela vërehet se prodhimi vendor ishte më i lartë se plani 22.15 për qind, ka pasur zvogëlim të importit 16.49 për qind dhe rritje të eksportit krahasuar me atë të planifikuar 395.14 për qind. Konsumi neto ka qenë më i lartë se i planit 7.11 për qind”, ka thënë ai

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Vendi

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara