Lajmet

​Nokardioza: Shkaku, simptomat dhe si trajtohet ky infeksion i pakëndshëm?

Published

on

Nokardioza është një infeksion i rrallë që fillon në mushkëri dhe më vonë mund të përhapet në lëkurë dhe tru. Ky është një infeksion bakterial i shkaktuar nga bakteri Nocardia asteroides i cili transmetohet nga pluhuri i tokës së ndotur.

Është më e zakonshme te të moshuarit, veçanërisht te burrat. Trajtohet me ilaçe, dhe një diagnozë e shpejtë dhe fillimi sa më i hershëm i trajtimit është i rëndësishëm.

Si transmetohet nokardioza?

Nocardia gjendet në tokë, bimësi në prishje dhe disa lëndë organike, si dhe në ujë të freskët dhe të kripur. Ai hyn në trup duke thithur ajrin në të cilin është i pranishëm bakteri, dhe gjithashtu përmes një plage të hapur. Nuk transmetohet nga njeriu te njeriu, por është më i zakonshëm te pacientët me një sistem imunitar të dobësuar për shkak të sëmundjeve të tilla si kanceri, diabeti, HIV ose AIDS.

Si të njohim nokardiozën?

Simptomat e nokardiozës varen nga pjesa e trupit që preket nga bakteri. Këto janë më shpesh mushkëritë, por simptomat mund të ndodhin edhe në lëkurë, sistemin e tretjes, trurin, veshkat, zemrën, sytë ose kockat.

1. Nokardioza në mushkëri

Me këtë nokardiozë mund të ndodhë ethe, dobësi, dhimbje gjoksi, kollë, humbje e oreksit dhe djersitje natën. Gjithashtu, mund të ketë një akumulim të lëngjeve në mushkëri, por edhe pneumoni.

2. Nokardioza e lëkurës

Zona e dytë e prekur më shpesh është lëkura. Ndryshime të ndryshme të lëkurës ndodhin këtu të tilla si plagë, ulcera, skuqje dhe nyjat limfatike të zgjeruara.

3. Zonat e tjera

Në varësi të zonës së trupit, mund të ndihen shqetësime të ndryshme si dhimbje, të përziera, të vjella ose ënjtje, dhe nokardioza në tru mund të çojë në kriza, dhimbje koke ose marramendje.

Si diagnostikohet nokardioza?

Meqenëse simptomat e nokardiozës mund të tregojnë ndonjë sëmundje, do të jetë e nevojshme të bëni një seri testesh. Këto përfshijnë rrezet X të mushkërive, bronkoskopinë, biopsitë e mushkërive, trurit ose lëkurës, si dhe ekzaminimet e organeve në të cilat u shfaqën simptomat.

Si mjekohet nokardioza?

Nokardioza trajtohet me një grup antibiotikësh që do të vrasin bakteret, dhe këto përfshijnë sulfadiazine ose amikacin. Vetë trajtimi zgjat midis gjashtë muajve dhe një viti, dhe infeksionet më serioze do të kërkojnë një periudhë më të gjatë kohore për të marrë ilaçe, në mënyrë që infeksioni të mos përsëritet. Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore sa më shpejt që të shfaqen simptomat e para, pasi kjo mund të fillojë menjëherë trajtimin dhe të kontrollojë infeksionin. Nëse nuk trajtohet, nokardioza është fatale.

Është e rëndësishme të vizitoni një mjek në simptomat e para në mënyrë që të filloni trajtimin sa më shpejt të jetë e mundur. 

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vihen nën mbrojtje Liqeni i Ujmanit dhe Mali Mokna

Published

on

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi, ka njoftuar se kanë vënë nën mbrojtje Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit. 

Ai ka thënë se javën e kaluar ka nënshkruar vendimin për mbrojtje paraprake të “Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit”, i cili sipas tij është nga vendimet më të rëndësishme për mbrojtjen e natyrës në Kosovë.

“Me këtë vendim, Republika e Kosovës bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Pas një studimi njëvjeçar në terren, është konstatuar se kjo zonë përbën pasuri të rrallë natyrore, me biodiversitet të pasur dhe peizazhe me rëndësi të veçantë ekologjike e shkencore”, ka shkruar Durmishi.

Ai ka shkruar se zona me sipërfaqe prej 192.19 km² tashmë vihet nën mbrojtje paraprake, siç ka thënë duke e ngritur në 12.4% përqindjen e territorit të Kosovës që mbrohet ligjërisht./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Kushtetuesja: Kërkesa e Listës Serbe është në procedurë të shqyrtimit

Published

on

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ende nuk ka marrë ndonjë vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Nga Kushtetuesja kanë thënë se kjo kërkesë është ende në shqyrtim.

“Kjo lëndë është në procedurë të shqyrtimit nga Gjykata. Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara